Zgjodhi Greqinë para Shqipërisë, Gjergji Kone i jep fund në moshën 33-vjeçare karrierës në futboll

Futbollisti Gjergji Kone është dorëhequr nga futbolli i luajtur në moshën 33-vjeçare. Shqiptari nga Tirana, familja e të cilit emigroi që kur ai ishte dy vjeç drejt Athinës, u rrit në Greqi profesionalisht si futbollist. Kone luajti për ekipet e moshave në Greqi, teksa në 2010 nuk hezitoi të luajë për vendin ku u rrit. Ai nuk zgjodhi atdheun, edhe pse pretendon se vjen nga një familje etnike greke që jetonte në Shqipëri.

Kone ka luajtur në Greqi me AEK dhe Iraklis, në Itali me Fiorentinën, Breshian, Udinesen, Bolonjan kurse në Spanjë me Granadan, vetëm dy ndeshje.

Kurse karrierën e mbylli në Australinë e largët, tek Western United, ku luajti vetëm një 15 ndeshje.

Plagosje me thikë në Korçë, 46-vjeçari plagos të riun dhe largohet nga vendngjarja

Një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në qytetin e Korçës rreth orës 18:10, në lagjen nr. 17.Mësohet se i riu është plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta nga një 46-vjeçar, i cili e ka qëlluar me thikë në këmbë.I plagosuri është dërguar menjëherë për mjekim në spitalin e qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe po punohet për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 08.10.2020, rreth orës 18:10, në lagjen nr. 17, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi E. I., rreth 46 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) në këmbë shtetasin P. M., rreth 28 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorit si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

169 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR,22 TE PREKUR NE KORÇË

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 971 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej të cilëve 22 janë në Korçë.Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19,një 62 vjeçar, një 66 vjeçare nga Lezhanjë 67 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana.Kështu numri i personave që janë infektuar që nga fillimi i pandemisë llogaritet 14899, ndërsa ai i viktimave 411.

E plote:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri:
Janë kryer 971 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.Janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar në 9215 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 55 të prekur në Tiranë, 22 të prekur në Korçë, 14 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Fier, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Lezhë, Vlorë, Mirëditë, Tropojë, 2 raste në Kavajë, Berat, Mallakastër, Klos, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Malësi e Madhe, Përenjas, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62 vjeçar, një 66 vjeçare nga Lezhanjë 67 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (8 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 169
Të shëruar ne 24 orë 100
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 971

Testime totale 95811
Raste pozitive 14899
Raste të shëruara 9215
Raste Aktive 5273
Humbje jete 411

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2717
Durrës 570
Shkodër 398
Lezhë 264
Korçë 268
Elbasan 221
Fier 237
Vlorë 191
Kukës 146
Berat 128
Dibër 78
Gjirokastër 55

Ikin vranësirat, del dielli. Parashikimi i motit për tre ditët në vijim, ja sa shkojnë temperaturat

Pas një periudhe paqëndrueshmërie, mbi vendin tonë për tre ditët në vijim pritet mot i qëndrueshëm dhe ditë të bukura me diell për ata që kanë bërë plane për këtë fundjavë.Sherbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se dita e Premte dhe ajo e Shtunë parashikohen me mot të kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Edhe për ditën e Diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët por përgjatë ditës nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare.

Vlen për tu theksuar se gjatë ditës së nesërme do të ketë erë relativisht intensive dhe shpejtësi mesatare 3-10m/s me drejtim nga kuadrati i veriut kryesisht në bregdet dhe lugina.

Dita e Shtunë parashikohet me erë e cila do të fryjë e lehtë, ndërsa ditën Diel rikthehet përsëri era relativisht intensive por kësaj rradhe me drejtim nga kuadrati i jugut.

Greqia shpall organizatë kriminale “Agimin e Artë”, dënohet kupola drejtuese, protesta në Athinë (VIDEO)

Pas një procesi gjyqësor që zgjati më shumë se 5 vjet, gjykata greke ka dhënë vendimin për lidershipin e Agimit të Artë duke i shpallur fajtorë dhe se drejtojnë një organizatë kriminale. Mbi 10 mijë qytetarë u mblodhën jashtë gjykatës ndërsa 68 të pandehurit prisin verdiktin e gjykatësve.Mbi 2000 forca policore kishin rrethuar zonën, teksa qytetarët kërkonin burgim të gjatë për liderët e lëvizjes së cilësuar naziste dhe mbanin pankarta në duar ku shkruhej: “Frika nuk do të fitojë” dhe “Nazistët në burg”.

Forcat e rendit u detyruan që të përdorin edhe gaz lotsjellës ndërsa nuk munguan edhe përplasjet.

Agimi i Artë fitoi 18 deputetë në zgjedhjet e vitit 2012 ndërsa grekët u goditën nga një krizë e madhe financiare.

Hetimi

Hetimi penal për subjektin politik “Agimi i Artë” filloi me vrasjen e një reperi antifashist në vitin 2013.

Mbështetësi i Agimit të Artë Giorgos Roupakias u rrëfye për vrasjen e reperit antifashist Pavlos Fyass, duke e qëlluar për vdekje me thikë 34-vjeçarin mesnatën e 18 Shtatorit, 2013, në Athinë.

Roupakias u shpall fajtor dhe përballet me një dënim të përjetshëm.

Asnjë nga anëtarët e lartë të partisë nuk ishin të pranishëm në gjykatë kur u dha vendimi. Michaloliakos dhe anëtarët e tjerë të moshuar përballen me dënime me burg nga pesë deri në 15 vjet.

Anëtarët e Agimit të Artë u gjetën gjithashtu fajtorë për sulmin ndaj sindikalistëve Komunistë dhe udhëheqësit të tyre dhe për përpjekjen për vrasje të peshkatarit emigrant egjiptian, në shtëpinë e tij, në qershor 2012.