Nis shtetrrethimi në Francë, kryeministri: Javët e ardhshme do të jenë të vështira!

Franca do të shtrijë një shtetrrethim brenda ditës në dhjetëra zona të tjera në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, ka njoftuar kryeministri Jean Castex.

Vala e dytë është tani në proces,” tha ai, duke shtuar se situata në vend ishte “shumë e rëndë”.

Ndalimi nga ora 21:00 deri në 06:00 do të hyjë në fuqi në mesnatën e së premtes dhe rreth 46 milion njerëz tani do të preken nga masa.Vendet përreth Evropës po luftojnë me rritjen e normave të infeksionit. Franca, Italia, Spanja dhe Britania e Madhe janë të gjitha pikat e nxehta.

“Javët e ardhshme do të jenë të vështira dhe numri i vdekjeve do të vazhdojë të rritet,” tha Z. Castex në një konferencë për shtyp të enjten.

“Nëse nuk arrijmë të ndalojmë pandeminë, do të përballemi me një situatë të rëndë dhe do të duhet të shqyrtojmë masa shumë më të ashpra,” shtoi ai.

“Ne ende kemi kohë për ta shmangur atë, por nuk kemi shumë kohë”, tha ai.

Rriten numri i personave të gjobitur për maska, 810 vetëm në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes.Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 645 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë vendosur 165 masa administrative me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Covid 19 në Greqi shpallen masat e reja

Me një mesazh të shkurtër dhe të shenjëstruar–kryeministri Kyriakos Mitsotakis mbrëmjen e sotme do të shpallë masat e reja për koronavirusin që do të jenë në fuqi, duke u bërë thirrje qytetarëve të marrin parasysh peshën e përgjegjësive individuale dhe të ndjekin me besnikëri rekomandimet e ekspertëve. Në të njëjtën kohë, Kryeministri do të përsërisë se Greqia është më mirë epidemiologjikisht se Evropa, megjithatë sipas tij, situata është kritike.Sot organet greke kanë deklaruar 882 raste me covid-19 ndërsa për herë të dytë është regjistruar një numër kaq i lartë vdekjesh, gjithsej 15.

Kështu, Kryeministri pritet të njoftojë zonat e rënduara epidemiologjikisht, të tilla si Atika dhe Selaniku.Ndërkohë do të ndalohet qarkullimi prej orës 12:30 të natës të së shtunës deri në 5:00 të mëngjesit në të gjitha zonat e nivelit 3 dhe 4 të rrezikshmërisë me numrin e madh të të infektuarve nga koronavirusi (niveli portokalli dhe i kuq) .

Në nivelin e kuq ,niveli 4 i rrezikshmërisë ,atë të lockdown-it local, ndodhen Kozani dhe Kosturi, ndërsa në niveli 3, me ngjyrë portokalli, janë 17 zona të tjera të vendit midis tyre Athina, Selaniku, Janina , Larisa si dhe ishujt Zakinthos, Mikonos, Samos e Lesvos.

Përdorimi universal i maskës, në të gjitha zonat e brendshme dhe të jashtme.Kontrollet do të forcohen dhe shkelësit do të ndëshkohen. Kjo mund të nënkuptojë dyfishimin e gjobave, p.sh. nga 150 deri në 300 euro për mos përdorimin e maskës. Në të njëjtën kohë, Policia është alarmuar në mënyrë që të ndërhyjë në sheshet e mbushura me njerëz dhe festa gjatë natës.

Në të njëjtën kohë, një masë që është në tryezën e qeverisë greke, por për momentin është ende larg zbatimit, është ndalimi i lëvizjes nga prefektura në prefekturë. Kjo vlen vetëm në momentin kur harta është bërë e kuqe, por nuk përjashtohet të zbatohet edhe në zonat “portokalli”.

COVID 19 /302 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR,3 TE PREKUR NE KORCE

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej cilëve 3 qytetarë janë në Korce ,1 në Pogradec dhe 1 ne Kolonjë.Janë shëruar 54 qytetarë,ndersa e kanë humbur jetën 3 qytetarë.Një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, thuhet në njoftimin e MSH.

NJOFTIMI I PLOTË :

Numri i rasteve të të infektuarve në vend vijon të rritet. Kështu në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 302 qytetarë, kanë humbur jetën 3 pacientë dhe janë shëruar 54 persona, duke e çuar në 10395 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë,
30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër,
9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh,
5 raste në Krujë dhe Librazhd,
4 raste në Has dhe Peqin,
3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat,
2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë,
1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARAS COV2.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (22 Tetor 2020)

  • Raste të reja ditore 302
  • Të shëruar ne 24 orë 54
  • Humbje jete në 24 orë 3
  • Testime ditore 1405
  • Testime totale 112,969
  • Raste pozitive 18250
  • Raste të shëruara 10395
  • Raste Aktive 7390
  • Humbje jete 465

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 3653
  • Durrës 724
  • Shkodër 494
  • Fier 487
  • Korçë 459
  • Lezhë 369
  • Elbasan 334
  • Vlorë 285
  • Berat 217
  • Kukës 178
  • Dibër 95
  • Gjirokastër 95

Vendimi për studentët/ Rregullat e reja për vitin akademik, ja kur kthehet mësimi “online”

Dhjetë ditë larg nisjes së vitit të ri akademik, Universiteti i Tiranës ka gati rregulloren e përgjithshme që pritet të miratohet në senat akademik.Një praktikë e ngjashme si ajo në shkolla: hyrje me maska, dezinfektantë dhe matje temperature përpara futjes në auditorë në bazë të grafikut të paracaktuar më përpara e po ashtu edhe ndarja në grupe në bazë të kushtit të largësisë midis studentëve.

Ashtu si shkollat që kanë një fashë nxënësish që jo medoemos duhet ta mbajnë maskën, universitetet kanë studentët që e kanë kaluar COVID-19 më herët.Për ta, maska është thjesht e rekomandueshme, me qëllim për t’iu shmangur infektimeve të tjera respiratore.Formular vetëdeklarimi për gjendjen shëndetësore dhe të familjes do të dorëzojë në hyrje çdo i ri me temperaturë nën 37.5 (e përcaktuar në rregullore).

Rregullorja lë të hapur mundësinë për zhvillimin e disa orëve “online”. E njëjta gjë aplikohet edhe kur qoftë një student apo pedagog rezulton pozitiv. Situata shëndetësore është ajo që përcakton kohëzgjatjen, por 14-ditëshi i detyrueshëm parashikohet në rregullore.Kjo e fundit i lë mundësinë e punës në distancë përveç personelit akademik të infektuar, edhe atyre që vuajnë nga patologji të ndryshme.

Kjo është rregullorja e përgjithshme, pasi çdo fakultet do të vendosë masa specifike bazuar në kapacitetet që ka.Mësimi i kombinuar është hedhur si ide që në krye të herës dhe ndryshe nga shkollat nuk ka një skenar të zi në rast se shifrat e pandemisë bëhen të pamenaxhueshme./Panorama/

Mori gjobë, Gjuzi nga Kuvendi: Nuk do e mbaj maskën në ambientet e hapura në ambiente të mbyllura po

Në seancën e sotme parlamentare, Gjuzi u shpreh se është gjobitur nga policia dhe nuk e ka refuzuar këtë gjë, por gjoba është vendosur para se vendimi i kryeministrit të miratohet nga Kuvendi.

“Unë kam marrë një gjobë nga grupi policor i Policisë së Shtetit, gjë që nuk e kam refuzuar, por nuk mund të njihen vendimet e kryeministrit kur ato nuk vijnë në Kuvend. Në këtë koncept, Kujtim Gjuzi proteston me forcë. Maska sipas mjekëve në Akademinë Kombëtare Konservatore të Shkencave në ambiente të hapura nuk këshillohet, pra nuk është maskë profilaktike. Ju deklaroj këtu se unë nuk do ta mbaj maskën jashtë ambienteve të mbyllura, në ambiente të mbyllura po”, deklaroi Gjuzi.

Covid-19/ Korça 85 raste në 4 ditë, institucionet vatra të sëmundjes. A po e mendon qeveria punën nga shtëpia?

Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Korçë shifrat e të prekurve me Covid-19 kanë shënuar një rritje të ndjeshme. Ditën e diele të kësaj jave u regjistrua shifra prej 30 persona të prekur, ndërsa të martë 30 ,të mërkurë 25 të prekur .Vetëm të hënë shifra ishte pa anjë rast pozitiv.Qarku Korçë renditet i 4 për nga numri i personave te prekur me covid -19 me 456 raste aktive. Ndërsa mësohet se një pjesë e konsiderueshme e të infektuarve janë në institucione shtetërore.Edhe më herët, në jo pak raste institucionet shtetërore kanë qenë vatra të përhapjes së koronavirusit, edhe për shkak të përqendrimit të një numri të lartë personash brenda të njëjtës zyrë, në një hapësirë të kufizuar.

Për të disatën herë me radhë Covid-19 trokiti në Kadastrën e Korçës, ku një numër i madh specialistësh janë të detyruar të punojnë pranë njëri-tjetrit dhe në zyra ku është e vështirë të ruhet distancimi social.

Që nga 15 tetori, në ambientet e jashtme është bërë i detyrueshëm përdorimi i maskës, ndërkohë që në ambientet e mbyllura jo pak herë punonjësit e kanë thuajse të pamundur të qëndrojnë për shumë orë me radhë me maskë.Rritja e rasteve me Covid-19 në institucione duhet të shërbejë si këmbanë për qeverinë për të hartuar strategji që përfshijnë punën nga shtëpia.

Jo të gjitha profesionet dhe pozicionet e punës e mundësojnë një gjë të tillë, por të paktën në rastet kur kjo është lehtësisht e zbatueshme le të aplikohet.Në këtë mënyrë, mund të evitohet rritja e mëtejshme e kurbës së infektimeve dhe njëkohësisht administrata mund të jetë më eficente, pasi karantinimi i të gjithë zyrës në momentin kur një punonjës rezulton pozitiv paralizon totalisht punën për rreth 2 javë.

Mbyllet hipoteka në Korçë/ 8 punonjës infektohen me Covid-19,stafi në karantinë

8 punonjës të Kadastrës së Korçës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.Mësohet se sapo punonjësit janë konfirmuar pozitivë, është marrë vendimi që Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Korçë të pezullojë punën dhe të mbyll dyert për qytetarët. Më datë 15 tetor kanë dalë me Covid-19 dy punonjës të cilët janë vetëkarantinuar.Ndërkohë, disa punonjëës të tjerë kanë shfaqur shenja të Covid-19 dhe menjëherë u është marrë tamponi, ku bëhet me dije se janë konfirmuar pozitivë dhe 6 punonjës të tjerë. Si pasojë e numrit të lartë të të infektuarëve (8), u është marrë tamponi kontakteve të drejtpërdrejta të tyre, kurse pjesa tjetër e stafit është vetëkarantinuar.

Drejtoresha e ASHK-së Besa Spaho ka urdhëruar mbyllje nga data 21 deri në datën 25.Ndersa i janë marrë tamponët edhe të gjithë punonjësve të tjerë, në një kohë që personeli do të karantinohet deri në ditën e hënë kur edhe nis shërbimi për qytetarët.