Covid 19 në Greqi shpallen masat e reja

Me një mesazh të shkurtër dhe të shenjëstruar–kryeministri Kyriakos Mitsotakis mbrëmjen e sotme do të shpallë masat e reja për koronavirusin që do të jenë në fuqi, duke u bërë thirrje qytetarëve të marrin parasysh peshën e përgjegjësive individuale dhe të ndjekin me besnikëri rekomandimet e ekspertëve. Në të njëjtën kohë, Kryeministri do të përsërisë se Greqia është më mirë epidemiologjikisht se Evropa, megjithatë sipas tij, situata është kritike.Sot organet greke kanë deklaruar 882 raste me covid-19 ndërsa për herë të dytë është regjistruar një numër kaq i lartë vdekjesh, gjithsej 15.

Kështu, Kryeministri pritet të njoftojë zonat e rënduara epidemiologjikisht, të tilla si Atika dhe Selaniku.Ndërkohë do të ndalohet qarkullimi prej orës 12:30 të natës të së shtunës deri në 5:00 të mëngjesit në të gjitha zonat e nivelit 3 dhe 4 të rrezikshmërisë me numrin e madh të të infektuarve nga koronavirusi (niveli portokalli dhe i kuq) .


Në nivelin e kuq ,niveli 4 i rrezikshmërisë ,atë të lockdown-it local, ndodhen Kozani dhe Kosturi, ndërsa në niveli 3, me ngjyrë portokalli, janë 17 zona të tjera të vendit midis tyre Athina, Selaniku, Janina , Larisa si dhe ishujt Zakinthos, Mikonos, Samos e Lesvos.

Përdorimi universal i maskës, në të gjitha zonat e brendshme dhe të jashtme.Kontrollet do të forcohen dhe shkelësit do të ndëshkohen. Kjo mund të nënkuptojë dyfishimin e gjobave, p.sh. nga 150 deri në 300 euro për mos përdorimin e maskës. Në të njëjtën kohë, Policia është alarmuar në mënyrë që të ndërhyjë në sheshet e mbushura me njerëz dhe festa gjatë natës.

Në të njëjtën kohë, një masë që është në tryezën e qeverisë greke, por për momentin është ende larg zbatimit, është ndalimi i lëvizjes nga prefektura në prefekturë. Kjo vlen vetëm në momentin kur harta është bërë e kuqe, por nuk përjashtohet të zbatohet edhe në zonat “portokalli”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.