Maqedonia e Veriut jep njoftimin e rëndësishëm për vendet e rajonit

Maqedonia e Veriut ka vendosur së fundmi që të heqë pengasat në lëvizjen e qytetarëve mes vendeve të rajonit.Ministria e Shëndetësisë njofton se Komisioni për Sëmundje Infektive mëngjesin e sotëm ka rekomanduar që kufijtë me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë të hapen pa kushte, respektivisht pa PCR teste.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se propozimi për këtë nismë rajonale do të diskutohet të martën në mbledhjen e qeverisë dhe se vendimi me gjasë do të jetë pozitiv.

“Bëhet fjalë për nismë rajonale, jo të Maqedonisë së Veriut, pasi kemi një rajon të vogël, ndërsa shifrat thuajse janë identike.

Me siguri se do të marrim vendim në qeveri, kemi debat kualitativ. Kjo do të ndihmojë edhe ekonomikisht, por duhet të kemi kujdes…

Ne nuk duam të jemi të izoluar nga rajoni. Nëse rajoni është i hapur edhe ne duhet; jemi shtet i vogël, i lidhur me rajonin. Ne marrim vendime pozitive kur propozime të tilla bëhen nga ekspertët e Komisionit të Sëmundjeve Infektive”, është shprehur Zaev.

Ndërkohë qytetarët maqedonas aktualisht mund të lëvizin pa testin PCR vetëm në Republikën e Shqipërisë. Korrieri

Policia greke shkon për ta arrestuar, i riu shqiptar bën ‘trimin’, tenton t’i rrëmbejë armën

Një adoleshent shqiptar është arrestuar në Greqi mirëpo ngjarja ka devijuar në një sherr akoma më të madh. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur arma e shërbimit të një policie të ndërhyrjes së shpejtë, është shkrepur aksidentalisht, gjatë përpjekjes së 21-vjeçarit shqiptar për të rrëmbyer armën e atij që po e arrestonte.

Incidenti ndodhi në qytetin Katherine në Greqinë veriore, pas një grindjeje banale në sheshin qendror të qytetit. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë shkuan në zonë për të verifikuar një ngjarje dhe gjatë operacionit iu kërkua dy shqiptarëve dhe një greku të pranishëm në incident, të tregonin se çfarë dinin për ngjarjen.

I riu shqiptar shtyu dhe goditi policing gjatë përleshjes së tyre dhe tentoi ti merrte armën, e cila u shkrep aksidentalisht nga shqiptari. Ndaj 21-vjeçarit u ngritën akuzat e rënda për tentativë vrasje dhe arratisje të cilat do të përkthehen në disa vite burg.

JA KUSH JANË QYTETET MË TË VARFËRA DHE MË TË PASURA NË SHQIPËRI!


Familjet në qarkun e Dibrës dhe të Elbasanit kishin konsumin më të ulët në vend e për rrjedhojë shpenzimet më të ulëta nga buxhetet e tyre mujore vitin e kaluar, duke ruajtur të njëjtën renditje në raport me vitin 2018.Në të kundërt qarku i Tiranës dhe i Korçës kishin shpenzimet më të larta. Korça zhvendosi Durrësin i cili më 2018 renditej i dyti pas Tiranës për nivelin e lartë të jetesës, por tërmeti i 26 nëntorit 2019 dëmtoi rëndë ekonominë e qarkut.

Të dhënat i referohen Anketës së Buxhetit të familjeve që publikoi sot INSTAT.

Në vitin 2019, qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Një familje në qarkun e Tiranës shpenzon për konsum mesatarisht 98.402 lekë në muaj.Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum, pas qarkut të Tiranës, janë Korça me 82.224 lekë dhe Fieri me 79.620 lekë në muaj për familje.Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku i Dibrës me 67.805 dhe i Elbasanit me 68.903 lekë në muaj për familje.

Rritjen më të madhe të shpenzimeve e paraqet qarku i Dibrës me 12,3 %, ndjekur nga qarku i Fierit me 9,2 %.Qarqet që kanë pësuar ulje të shpenzimeve për konsum janë: Durrësi me 1,6 % dhe Vlora me 0,5 %.Në vitin 2019, numri mesatar i anëtarëve të fmilje është 3,7. Qarku me numrin më të madh të anëtarëve të Familje është Kukësi me 4,3 anëtarë, ndërsa Gjirokastra është qarku me numrin më të vogël të anëtarëve në përbërjen e Familje, me 3,2 anëtarë.

Shpërndarja e shpenzimeve mesatare të konsumit sipas tipit të familje, 2019 Në 2019, në Familje-të e përbëra nga një person i vetëm, grupi ushqim zë peshën më të madhe prej 44,8 %, krahasuar me tipet e tjera.

Pesha më e lartë për shpenzimet për transport është regjistruar në strukturën e buxhetit të Familje- ve të përbëra nga tri ose më shumë të rritur pa dhe me fëmijë, përkatësisht 6,5 dhe 6,4 %. Në Familje-të e përbëra nga tri ose më shumë të rritur me dhe pa fëmijë në varësi pesha që zënë shpenzimet për arsim është më e lartë krahasuar me tipet e tjera.

Anketa e Buxhetit të Familjes 2019 u krye nga INSTAT përgjatë gjithë vitit, me një kampion prej 9.360 Familje. Në përfundim të vrojtimit u intervistuan rreth 7.235 Familje të shpërndara në mënyrë uniforme në të gjithë territorin e Shqipërisë.Monitor

Ç’PO NDODH NË GREQI, SHTOHEN RASTET ME COVID

Në 24 orët e fundit, Greqia ka shënuar sërish me numër të lartë të rasteve të reja me COVID-19.Autoritetet shëndetësore raportuan sot 303 raste të reja me COVID-19 .Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 20.142 ndërsa kanë humbur jetën 417 persona.

Sipas autoriteteve shëndetësore bëhet me dije se 83 pacientë po trajtohen të intubuar ndërkohë që 227 pacientë janë liruar nga ICU.

Muzika përhap Covid? Këngëtarja revoltohet me Blendi Klosin: Ku e merr mallin ky?

Disa ditë më parë shkaktoi jo pak reagim deklarata e ministrit Blendi Klosi. Ai tha në një studio televizive se muzika nuk lejohet aktualisht në bare e restorante pasi valët e saj përçojnë COVID-19. Këtë deklaratë këngëtarja Xheisara e cilësoi si pa sens dhe absurde. Ajo tha në “Ftesë në 5” se është në prag falimenti, ndërsa shtoi se do ta pyeste ministrin se, “ku e merr mallin”.

“Ne jemi të falimentuar sepse po bëjmë tetë muaj. Unë do e pyesja pak ministrin, këto koncertet e tjera që zhvillohen lart e poshtë nuk ka tinguj atje. Nuk ka sens fare, më duket absurde. Nuk ia kam idenë për atë që thotë ministri. Do të thosha diçka por jam live dhe s’po e them. Do e pyesja ku e merr…”, tha këngëtarja.

Tronditet Athina, ekzekutohet “Apashi”, i njohur si vrasësi me pagesë i VIP-ave në Greqi eliminohet nga persona të maskuar

Një vrasës i rrezikshëm është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Kalithea të Greqisë. Mediet fqinje bëjnë me dije se është ekzekutuar në një atentat mafioz personazhi i njohur i “nëntokës”, Evangelos Pallis, i cili njihej ndryshe edhe si “Apashi”.Sipas asaj që raportojnë mediat greke, viktima u qëllua pak para orës 05:00, ndërsa ishin qytetarët e rastit që lajmëruan policinë dhe ndihmën e shpejtë. 60-vjeçari, i dyshuar si vrarës me pagesë i disa prej emrave më të njoihur të botës së krimit në Greqi, u transportua me ambulancë në spital por pa mundur ti shpëtojë plagëve të marra.

Apashi ka qenë i dënuar dy here për vrasje, në vitin 1995 dhe 2002, ndërsa është akuzuar edhe si një prej ideatorëve të trazirave në burgjet e vendit. Ekzekutimi i tij me tre plumba vjen dy vjet pas lirimit të tij nga burgu.

Ai është gjetur i mbuluar në gjak nga kalimtarët, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Vrasësi është ekzekutuar me tre plumba nga persona të maskuar, ndërsa ishte liruar nga burgu dy vite më parë.

“Temperatura minimale deri në 6 gradë”/ Meteorologia Adiola Bani tregon si do jetë moti në ditët në vazhdim

Vala afrikane ka shkaktuar rritje të temperaturave në fundjavë dhe ditën e sotme, deri në 30 gradë. Por nga dita e nesërme temperaturat do të bien. Meteorologia e Meteoalb, Adiola Bani tregon se do të kemi rikthim të temperaturave normale të tetorit.

Pse fundjava ishte aq e nxehtë? Me temperatura 27-30 gradë.

Adiola Bani: Mbetemi tek temperaturat 28-29 gradë, qe nuk janë temperatura normale por zgjasin vetëm sot. Presim reshje, vranësira dhe rënie të temperaturave nga e marta dhe në vijim. Temperaturat maksimale do jenë 25 gradë, minimalja 6 gradë deri në fund të javës.

Kushtet e motit deri të enjtën mbeten me reshje mesatare, më pak në qendër dhe në jug.Nga e enjtja paradite deri në fundjavë priten kushte të motit të kthjellët dhe nuk priten rritje të temperaturave. Ndersa do kemi nga nesër rikthim të vlerave normale të tetorit.

144 TË PREKUR ME COVID-19,6 RASTE TE REJA NE KORÇE

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 912 testime për persona të dyshuar me koronavirus, ku janë konfirmuar 144 raste të reja pozitive, prej të cilëve 6 janë në Korçë dhe 3 raste ne Pogradec.Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19 mjeku 72 vjeçar nga Skrapari, një 62 vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 78 vjeçar dhe një 79 vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese.Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë.Janë shëruar 150 qytetarë duke e çuar në 8825 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki :

72 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 8 në Lushnje, 7 në Fier, nga 6 raste në Korçë, Vlorë, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Kavajë, Divjakë, nga 3 raste në Pogradec, Prrenjas, nga 2 raste në Krujë, Tropojë, Berat, Belsh, nga 1 rast në Kurbin, Has, Bulqizë, Gramsh, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, mjeku 72 vjeçar nga Skrapari, një 62 vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 78 vjeçar dhe një 79 vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese.

I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Gjatë javës së 40 të pandemisë, javës që lamë pas, epidemia është paraqitur me nje trend të lehtë të pozitivitetit krahasuar me javën e 39 me një mesatare ditore prej 145,5 raste. Ndërsa incidenca javore është 35.6 raste/ 1 milion banorë.

Të gjitha strukturat e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe strukturat lëvizëse për gjurmimin epidemiologjik janë në terren për evidentimin e rasteve në kohë dhe për detektimin e vatrave epidemiologjike familjare apo të strukturave të tjera publike ose jo publike.
Ministria e Shëndetësisë ju kujton të kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (5 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 144
Të shëruar ne 24 orë 150
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 912

Testime totale 93021
Raste pozitive 14,410
Raste të shëruara 8,825
Raste Aktive 5,185
Humbje jete    400

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2695
Durrës 555
Shkodër 398
Lezhë 262
Korçë 242
Elbasan 236
Fier 225
Vlorë 184
Kukës 132
Berat 114
Dibër 80
Gjirokastër 62

Publikohet data kur nisin aplikimet për Lotari Amerikane

Del data zyrtare, ja kur nisin aplikimet per Lotarine amerikane DV 2022.Ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se më datë 7 tetor do të hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane.

Aplikimet do të jenë të hapura deri më 10 nëntor.

“Regjistrimet për Programin e Lotarisë Amerikane 2022 do të jenë të hapura nga data 7 tetor, 2020, ora 18:00 (ora shqiptare) deri më 10 nëntor 2020, ora 18:00 (ora shqiptare)!”- bën me dije ambasada.

Rudina Hajdari nuk ‘qetësohet’: Bllokova foltoren sepse aq kam në dorë…

Deputetja Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj jashtë Kuvendit, foli me tone të ashpra kundër mazhorancës që sot miratoi në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhore.Hajdari foli ashpër ndaj kolegëve të saj opozitarë, që dhanë sot votën në Kuvend, duke thënë se ata ndodhen rastësisht në Kuvend.

“Këtu, opozitarët kanë ardhur rastësisht. Unë mbaj përgjegjësi për votën time, për atë që kam luftuar nga fillimi deri në fund. Unë kam bërë vetëm një koalicion, atë me shqiptarët. Unë nuk jam këtu për pazare. Kryeministri po fliste për pazare. Po të dëgjonit me vëmendje nuk kishte asgjë në fjalët e tij që të kishte të bënte me shqiptarët”, tha Hajdari.

Më tej, deputetja deklaroi se u përpoq me të gjitha mënyrat të pengojë miratimin e Kodit të ri Zgjedhor, duke thënë se ai është një fars.

“Ju e patë që unë ja bllokova foltoren sot kryeministrit, sepse shpreha revoltën që kanë shqiptarët sot. Ai ishte personi që bëri premtimin se do t’i rikthente sovranitetin popullit, duke hapur listat. Ai nuk e bëri këtë, por vuri mbi interesat e të gjithë shqiptarëve interesat e një grupi njerëzish. Ai arriti të vërë interesat e njerëzve që përmendi edhe vetë, mbi interesat e shqiptarëve. Unë dua t’i tregoj qytetarëve sot se u përpoqa me të gjitha mënyrat për të ndaluar këtë proces fals. Ndaj e bllokova foltoren, u përpoqa të shpreh që kryeministri po bënte dhe një mashtrim tjetër ndaj shqiptarëve dhe po i shërbente një grupi njerëzish. Ju e patë fare mirë që formula që ata sollën ishte një formulë mashtrimi për të mbajtur pushtetin”, shtoi deputetja.

Ilirjan Celibashi zgjidhet kryetar i KQZ-së

Ilirjan Celibashi zgjidhet kryetari i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me 106 vota pro të deputetëve të Parlamentit. KQZ–ja ndryshon emër, duke u quajtur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Ndërkohë, zëvendëse e tij është zgjedhur Lealba Pelinku, e cila është miratuar me 105 vota pro. Gjithashtu, Kuvendi ka miratuar listën me 5 anëtarë të Komisionit Rregullator ;

Në detyrën e anëtarit të Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve janë përzgjedhur:

Ilirjana Nano

Dritan Çaka

Arens Çela

Muharrem Çakaj

Helga Vukaj

Ndërkohë në detyrën e anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve janë përzgjedhur:

Ilirjan Rusmali

Elvin Lako

Koli Bele

Elvis Çefa

Ledio Braho

Miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, 96 vota pro!

Mes debateve të shumta votohen ndryshimet e Kodit Zgjedhor.Parlamenti ka miratuar me 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime, ndryshimet e shumë debatuara në Kodin Zgjedhor.Votimi është bërë si zakonisht pas COVID, me fletë votimi dhe jo me elektronikë, ndërkohë që ndryshimet nuk janë diskutuar nen për nen gjatë seancës plenare.

Për t’u miratuar amendamentet e Partisë Socialiste do të mjaftonin 84 vota.Pavarësisht kundërshtive nga një pjesë e deputetëve të opozitës, pjesa tjetër e pranishme në seancë, ka bashkuar votat me maxhorancën, duke plotësuar kuorumin e mjaftueshëm për të kaluar ndryshimet në Kod.Kujtojmë se PS ka vetëm 74 deputetë, të pamjaftueshme për të siguruar shumicën parlamentare ndaj dhe janë dashur votat e “23 opozitarëve”.

Si do ta marrim vesh kur kompanitë celulare të ndryshojnë ofertat

Para se një kompani celulare të ndryshojë tarifat, duhet që të zbatojë një rregullore të paraqitur nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).Në draftin e nxjerrë për konsultim thuhet se, sipërmarrësit janë të detyruar të paraqesin në AKEP informacionin mbi tarifat e shërbimeve, si dhe çdo ndryshim të tyre me arsyetimet mbështetëse, jo më vonë se 15 ditë para hyrjes në fuqi të tarifave ose ndryshimeve të tyre.

Ky informacion duhet të dërgohet në rrugë elektronike dhe/ose shkresore. Forma e dërgimit të të dhënave në rrugë elektronike do të jetë e disponueshme edhe në faqen e internetit të AKEP. AKEP-i publikon vlerësimin e përgjithshëm krahasues të tarifave aktuale sipas përcaktimeve të nenit 12 te kësaj rregulloreje” thuhet në dokumentin e AKEP.

-Sipërmarrësit të njoftojnë nëpërmjet mjeteve të informimit publik, çdo ndryshim në tarifat e shërbimeve, jo më pak se 7 ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre ose të ndryshimeve dhe ky njoftim duhet të bëhet jo më pak se 3 ditë rresht.

-Sipërmarrësit duhet të publikojnë në faqen e tyre të internetit kushtet e përgjithshme të kontratave tip dhe t’ia paraqesin ato AKEP-it për vlerësim, të paktën 15 ditë para publikimit, sipas nenit 98 pika 5 të Ligjit 9918/2008.

-Lidhur me modifikimet e kontrataverregullorja përcakton se sipërmarrësit duhet të njoftojnë për jo më pak se 30 ditë përpara.

Sipërmarrësit, të cilëve AKEP u ka vendosur detyrime të veçanta për tarifat me pakicë, duhet të aplikojnë afatet dhe rregullat e përcaktuara nga AKEP në mënyrë specifike. Përcaktimet e mësipërme janë të detyrueshme për t’u zbatuar për të gjitha paketat e shërbimeve, me parapagesë ose me paspagesë, paketa standarde, oferta, etj”, vlerëson draft rregullorja./ Monitor

16-vjeçari niset me urgjencë drejt Tiranës.Në gjendje kritike pas aksidentit në Korçë

Mbrëmjen e djeshme në 04.10.2020 në aksin Korçe-Maliq ka ndodhur një aksident. Një mjet tip Benz drejtuar nga 66 vjeçari me iniciale E.S ka përplasur një këmbësor, Romeo Jasharllari nga fshati Symizë. 16-vjecari fillimisht u dërgua në spitalin e Korçës por së fundmi mësohet se është dërguar në spitalin e Tiranës për një mjekim të specializuar, pasi gjendja e tij është përkeqësuar.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja por kanë qenë dy shokët e të riut që kanë raportuar targën dhe më pas ai është kapur nga policia.