Zhgënjen Tirana, Jang Bojs e eliminon lehtësisht nga Europa

E shkuara dhe e tashmja në futbollin shqiptar! Kështu mund të etiketohet Skënderbeu dhe Tirana, me korçarët që arritën në grupet e “Europa League”, madje nën drejtimin e Dajës duke eliminuar gjigandët e Dinamo Zagrebit.Skenderbeu mbetet nje histori suksesi, pertej dufeve, mllefeve, apo cdo lloj kritizure te prodhuar ne keto vite.Prodhoi dhe serviri, ofroi dhe fali nje EPOKE te bukur ne arenen europiane.
Ndertoi, prodhoi dhe faktoi ate sistem te klubit qe kryeqytetaset, markat e renda te historise se futbollit, kane vite qe tentojne ta aktivizojne dhe pershtasin por nuk arrijne.

Tirana ka zhgënjyer totalisht! Bardheblutë e Emanuel Egbo, janë mposhtur ne “Play-Off”-in e Ligës së Europës nga Jang Bojsi me rezultatin 3-0. Dominim i pastër i kampionëve të Zvicrës, të cilët nuk i kanë dhënë asnjë shans ekipit shqiptar, që ka qenë thuajse inekzistent në fushën e lojës.Diferencat në fushën e lojës ishin të mëdha, teksa rastet e rrezikshme të bardhezinjve ishin me pikatoren.

FT: JANG BOJS – TIRANA 3-0

Fasnacht 42′ , Nsame 52′ , 64′

FORMACIONET ZYRTARE:

Vjen lajmi i shumëpritur nga UEFA: Ndeshjet e Kombëtareve do të luhen me tifozë

Një lajm i mirë vjen pak ditë para se kombëtaret të mblidhën sërish për të zhvilluar ndeshjet e tyre në Ligën e Kombeve ose miqësoret. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që ndeshjet të zhvillohen me tifozë edhe pse jo në masën 100%.

Njoftimi:

Komiteti Ekzekutiv i UEFA vendosi sot të lejojë kthimin e pjesshëm të spektatorëve për ndeshjet e kompeticioneve të UEFA-s, aty ku lejohet nga autoritetet lokale, duke filluar nga ndeshjet e ekipeve kombëtare javë e ardhshme. Vendimi erdhi pas provës së suksesshme që u realizua në Superkupën e Europës në Budapest më 24 shtator.Maksimumi i spektatorëve të lejuar do të jetë 30 % i kapacitetit të stadiumit përkatës, ndërkohë që tifozët miq nuk do të lejohen në transfertë deri në një njoftim tjetër.

Gjithsesi, UEFA bën me dije se lejimi i tifozëve në stadium dhe kufiri i kapacitetit të përcaktuar do të varen nga rregullat e autoriteteve lokale të çdo vendi të imponuar nga pandemia COVID. Ndeshjet e UEFA-s nuk mund të luhen me spektatorë në vendet ku autoritetet lokale e kanë të ndaluar dhe kufiri prej 30% mund të aplikohet vetëm kur limiti i vendosur nga autoritetet lokale nuk është më i ulët.Distancimi social do të jetë i detyrueshëm për spektatorët dhe masat shtesë paraprake, të tilla si mbajtja e maskave, duhet të zbatohen në përputhje me rregulloret lokale.

Këto masa janë pjesë e protokollit të “Kërkesave minimale të shëndetit dhe higjienës së UEFA-s për kthimin e spektatorëve”, të cilat janë aprovuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe që organizatorët e ndeshjeve do të duhet t’i respektojnë. Sidoqoftë, masat e sakta të shëndetit dhe sigurisë, që duhet të miratohen, duhet të bazohen në situatën lokale dhe në ligjet apo rregulloret specifike të vendosura nga autoritetet lokale kompetente.Superkupa e UEFA-s dëshmoi se është e mundur që tifozët të marrin pjesë në ndeshjet e futbollit në rrethanat e duhura, duke vendosur shëndetin dhe sigurinë e tyre të parat me masat lehtësuese. Ndeshja gjithashtu tregoi se tifozët i pranuan masat higjienike paraprake dhe ishin të gatshëm për t’i zbatuar rregullat e për t’u sjellë në përputhje me to.

Duke komentuar vendimin, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, tha:

“Vendimi i sotëm është një hap i parë i rëndësishëm, që vë shëndetin e tifozëve në radhë të parë dhe respekton ligjet në secilin vend. Ndërsa të gjithë përballemi me një armik të përbashkët si COVID, vende të ndryshme kanë qasje të ndryshme dhe sfida të ndryshme në çdo moment të caktuar. Ky vendim lejon shumë më shumë fleksibilitet lokal për lejimin e tifozëve sesa më parë, gjithmonë duke respektuar vlerësimin e autoriteteve lokale.

27 vende në kontinent tashmë lejojnë tifozët në stadium deri në një farë mase. Në këto kohë të vështira, është e rëndësishme të sjellim më shumë shpresë dhe pasion në jetën e tifozëve të futbollit dhe ne i nxisim ata të sillen në mënyrën e duhur dhe të respektojnë masat higjienike në vend për të mirën e shëndetit të tyre, për shëndetin e tifozëve të klubit ose ekipit kombëtar kundërshtar. ”Korrieri

Parisi ‘shpallet’ zonë e gadishmërisë maksimale, koronavirusi bën “kërdinë” me raste të reja në Francë

Franca mund ta shpallë kryeqytetin një zonë të “gatishmërisë maksimale” që përkthehet me mbylljen e të gjitha restoranteve dhe bareve nga e hëna, nëse situata Covid-19 nuk përmirësohet.Qeveria e vendit përdor tre kritere për të vendosur nëse alarmi maksimal mund të zbatohet në ndonjë territor, duke përfshirë numrin e përgjithshëm të të infektuarve, numrin e rasteve në grupmoshën e rrezikuar si dhe numrin e shtretërve të kujdesit intensiv në dispozicion.

Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë në vend raportoi 13,970 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Të mërkurën numri i rasteve ditore ishte 12,845. Korrieri

Vëllezërit korçarë-Klosit: Nje absurditet me brire…qe muzika përhap virusin

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë një argument të ri se përse nuk lejohet muzika në kafene. I ftuar në studion e Report TV, Klosi tha se valët përhapin virusin, një argument i ri ky, që nuk ishte dëgjuar më parë, por që ministri e tha me siguri, sipas së cilit është e vërtetuar shkencërisht.Përmes një postimi në Facebook, këngëtari korçar Stefi Prifti ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrin Klosi se virusi përhapet më shpejt nga valët e muzikës.Postimin e ka shpërndarë edhe vëllai i tij Endri Prifti, duke ndarë të njëjtin shqetësim me të.Ai shkruan se një gjë të tillë nuk e kishte dëgjuar më parë dhe se i duket një budallallëk me brirë.

Postimi i plote :

1 Tetor sot! Muaj te mbare ju uroj
E dime…! E kemi kuptuar te gjithe tashme..! Kohe te veshtira po kalojme! Por, qe muzika dhe valet e saj perhapin virusin, kete nuk e kishim degjuar kurre!
Nje absurditet me brire! Cudira shqiptare!
Zot, mbaju mendjen ketyre njerezve, qe flasin dhe perhapin ide te tilla, kunder natyres dhe vullnetit Tend
Tingulli ka lindur para fjales. Kete vereni veth ne vesh dhe mos abuzoni me ligjet e natyres dhe rendesine dhe bukurine qe ato kane.
Muzika eshte dashuri, melodi, harmoni, ndjenje.
Muzika te ben te gezohesh, te qash apo te dashurohesh. Me tinguj dhe muzike njeriu kercen dhe vallezon.

Muzika te ben te forte! Te kalit vullnetin dhe te ben te studiosh pa fund.
Ata qe studiojne muzike nder vite, padyshim qe kane nje intelekt per tu admiruar, e duan jeten, te bukuren, pasionin.
Muzika te ben ti duash me shume njerezit, jeten dhe vendin tend.
Muzika eshte shkence dhe eshte e lidhur ngushte me shume shkenca te tjera!
Muzika eshte Art! Nje nder artet me te bukura qe ka krijuar njerezimi.
Fakti qe doli nje virus (e krijuan sipas mendimit tim) dhe na kercenon edhe jeten nuk do te thote, se c’do kush mund te dale ne media dhe te flase brockulla te tilla, si “muzika dhe valet e saj perhapin virusin”!
Qysh ne fillim te pandemise e ndjeva se, vec te tjerash, ky virus ishte kunder artit te muzikes, kunder argetimit e defrimit!
Ok! Te gjithe pranuam kushtet dhe pasojat!
Kemi afro 8 muaj pa pune dhe askush deri tani nuk ka folur per qindra artiste te papune!

Askush nuk eshte interesuar per ta dhe familjet e tyre mbas kaq shume kohe! Ceshte me e keqja, askush nuk e di, se kur do rikthehet ne normalitet ky profesion! Te qenit muzikant! Kengetar, instrumentist, fonist etj.
Mesa kuptoj do duhet shume kohe akoma!
Per me teper kur degjon edhe deklarata te tilla nga ministra, si ato qe citova me lart!
Si nuk ju ra njehere ndermend te pyesin?
Si jeni? Si po kaloni? A mundeni per me tej..?
Jo..! Asnjehere! Kane zgjedhur heshtjen… HARRESEN! Nuk ka me keq, se kur nje shtet, qeveri apo ministri pergjegjese, harron artistet e vet dhe i le menjane sikur te mos kene egzistuar kurre!
Ne do jetojme edhe pa ju te pafytyre qe e keni mendjen vetem ne listat tuaja te hapura apo te mbyllura, por kurre nuk do ju lejojme te perhapni ide te tilla kunder muzikes dhe tingullit.

Konflikti Turqi-Greqi/Mitsotakis i kërkon Evropës të ndërmarrë veprime kundër Turqisë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar në lidhje me konfliktin me Turqinë.
Mitsotakis thotë se ka ardhur koha që të bëhet e qartë se çfarë marrëdhënie do ketë Europa me Turqinë: Koha që Europa të diskutojë se çfarë marrëdhënie do të ketë me Turqinë. Një gjë është e sigurt,provokimi turk dhe retorika ekstreme nuk tolerohet më.
Një gjë është e sigurt tha kryeministri grek, “provokimi turk, qoftë i manifestuar përmes veprimeve të njëanshme ose i manifestuar përmes retorikës ekstreme, nuk mund të tolerohet më. Dhe jo vetëm sepse sjellja turke shkel të drejtat sovrane të dy vendeve anëtare të BE, Greqisë dhe Qipros, por edhe sepse kjo sjellje turke dëmton interesa të rëndësishëm gjeopolitikë të të gjithë të Evropës në Mesdhe”.
Mitsotakis tha se nëse Turqia nuk ndjek rrugën e dialogut, Evropa do duhet të marrë veprime kundër saj.
“Dy shtigje hapen para nesh, njëra është rruga e dialogut të diplomacisë, një dialog i cili duhet të bazohet në respektimin e ligjit ndërkombëtar, shmangien e veprimit të njëanshëm dhe rregullat e fqinjësisë së mirë.
Mënyra tjetër është përshkallëzimi i tensioneve, të cilat në mënyrë të pashmangshme do të çojnë herët a vonë Evropën të ndërmarrë veprime kundër Turqisë.

Humb jetën nga dhuna e bashkeshortit nena 23 vjecare

Një 23 vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në SHBA nga dhuna e bashkëshortit duke lene dhe një vajze 11 muajshe.Familja apel për të kthyer trupin nga SHBA.Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të nënës së një foshnje 11 muajshe e japin familjarët e Elena Alinjit, të cilët kërkojnë ndihmë dhe donacione për të sjellë trupin e saj në Shqipëri..

Njoftimi i familjarëve:

**Me zemër të pikëlluar lajmërojmë komunitetin shqiptar për humbjen e dhimbshme dhe të parakohshme të 23 vjeçares Elena Alinj. Shkaku është dhu na nga partneri.Elena humbi jeten nga mungesa e oksigjenit në tru si pasojë e neglizhencës së partnerit për të njoftuar ndihmën e shpejtë në kohë. Është konfirmuar nga mjekësia që ajo ka pësuar dëme të rënda nga viol enca fizike kundra saj; frakturë brinjësh, frakturë e shtyllës kurrizore, shenja kafshimi dhe njolla nëpër trup. Vajza nderroi jete brenda 24 orësh në reanimacion.

Elena ishte nënë e devotshme e një foshnje 11 muajshe e cila fatkeqësisht nuk do arrijë ta shohë më kurrë nënën e saj. Foshnja tani ka ngelur pa prindër pasi babai i saj nuk është i përgjegjshëm. Elena erdhi në Amerikë për një jetë më të mirë pasi fitoi llotarinë amerikane.E vetme, pa asnjë të afërm në Amerikë ajo ra prehërin e këtij njeriu që mesa duket nuk e kishte njohur mirë. Asnjëherë nuk është ankuar për partnerin e saj që e ka keq trajtuar. Derisa të hënën në mëngjes pas shumë perpjekjesh për tu lidhur me të , u njoftuam që Elena ka pësuar infrakt në zemër per shkak te partnerit të saj.

Ndërkohë që partneri i Elenës është arre stuar dhe pritet të denohet, ne kërkojmë ndihmë nga ju për të derguar trupin e saj në Shqipëri ku ndodhen të gjithë të afërmit e saj dhe e ndjera te prehet ne paqe. Gjithashtu duhet të bëjmë të pamunduren që familja (nëna dhe babai) e Elenës të fitojë të drejtën per të rritur vajzën e vogël jetime.Ju lutem na ndihmoni me sa mundesi te keni. Linku per donacione eshte me poshte. You falenderojme nga zemra ne emer te prinderve te Elenes Agron dhe Mirela Alinj!

Linku ku mund te kontribuoni: Elena funeral arrangement

Pini kafe pa ngrënë mëngjes? Studimi i ri tregon çfarë i ndodh trupit tuaj

Një kafe e fortë pas një gjumi të dobët është ajo për të cilin shumë njerëz kanë nevojë në mëngjes. Por një studim i ri sugjeron se mund të jetë më mirë të hani diçka më parë.CNN shkruan se sipas studimit, pirja e kafesë përpara se të hani diçka mund të ketë efekt negativ në kontrollin e sheqerit në gjak, një faktor rreziku për diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

“Ne e dimë që gati gjysma prej nesh do të zgjohet në mëngjes dhe para se të bëjë ndonjë gjë tjetër, do të pijë kafe. Në mënyrë intuitive sa më shumë të lodhur të ndjehemi, aq më e fortë është kafeja,” thotë profesori James Betts, profesor dhe bashkë-drejtor i Qendrës për Ushqyerjen.

Për studimin e tyre, studiuesit në Universitetin e Bath morën 29 burra dhe gra të shëndetshëm për të marrë pjesë në tre eksperimente të ndryshme brenda natës.Pjesëmarrësit kishin një gjumë normal natën, afërsisht nga ora 11:00. deri në orën 7 të mëngjesit dhe iu kërkua të konsumonin një pije me sheqer gjatë zgjimit në mëngjes.Ata më pas përjetuan një gjumë të ndërprerë gjatë natës, ku studiuesit i zgjuan çdo orë për pesë minuta duke u dërguar mesazhe me tekst të cilave u duhej të përgjigjeshin dhe pas zgjimit iu dha e njëjta pije me sheqer.Në një natë tjetër, pjesëmarrësit përjetuan të njëjtën ndërprerje gjumi, por kësaj here iu dha një kafe e zezë e fortë 30 minuta para se të konsumonin pije me sheqer.

Pija me glukozë pasqyroi të njëjtën sasi kalorish si një mëngjes tipik.Ata zbuluan se nata me gjumë të ndërprerë nuk i përkeqësoi përgjigjet e glukozës në gjak dhe insulinës kur krahasohej me gjumin e natës normale.Sidoqoftë, kafeja e zezë e fortë e konsumuar para mëngjesit rriti ndjeshëm reagimin e glukozës në gjak me rreth 50%.

Shorti i Ligës së Kampionëve: “përballje gjigantësh në këto grupe Rikthehet dueli Messi-Ronaldo

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për grupet në Ligën e Kampionëve.Klubet pjesëmarrëse në edicionin 2020/21 në garën më të madhe evropiane kanë mësuar tani emrat e kundërshtarëve që kanë në grupe.Spanja, Anglia, Gjermania dhe Italia kanë nga katër skuadra pjesëmarrëse në grupe, ndërsa pas tyre vjen Franca dhe Rusia me nga tri ekipe të tjera dhe dy janë nga Ukraina.Portugalia, Belgjika, Holanda, Austria, Turqia, Danimarka, Greqia dhe Hungaria përfaqësohen me nga një ekip në garën më të madhe evropiane për klube.

Kampioni në fuqi i Evropës, Bayern Munich ka mësuar e para Grupin dhe shorti e ka dërguar atë në Grupin A ku do të jetë së bashku me Atletico Madridin, Red Bull Salzburgun dhe Lokomotivën e Moskës.

Shorti deshi që në fazën e grupeve t’i shohim përballë edhe dy ikonat e futbollit modern, Cristiano Ronaldo me Juventusin e tij dhe Lionel Messi me Barcelonën do të jenë në Grupin G si kundërshtarë.

Grup tejet interesant do të jetë edhe ai H ku janë skuadra të forta si PSG, Manchester United apo RB Leipzig.Ndërkohë në Grupin B, 13 herë fituesit e Championsit, Real Madrid do të përballen me Shakhtar Donetskin, Interin e Borussia Moenchegladbach.

GRUPI A:

  • Bajern Mynih
  • Atletiko Madrid
  • Salcburg
  • Lokomotiva e Moskës

GRUPI B:

  • Real Madrid
  • Shakhtar Donjetsk
  • Interi
  • Mynshengladbah

GRUPI C: 

  • Porto
  • Mançester Siti
  • Olimpiakos
  • Marsejë

GRUPI D:

  • Liverpul
  • Ajaks
  • Atalanta
  • Midtylland

GRUPI E:

  • Sevija
  • Çelsi
  • Krasnodar
  • Ren

GRUPI F:

  • Zenit
  • Borusia Dortmund
  • Lacio
  • Klub Bryzh

GRUPI G:

  • Juventus
  • Barcelona
  • Dinamo Kiev
  • Ferencvarosh

GRUPI H:

  • PSG
  • Mançester Junajtid
  • Lajpcig
  • Basakshehir

157 TË PREKUR ME COVID-19,10 RASTE TE REJA NE KORÇE

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 842 testime për persona të dyshuar me koronavirus, ku janë konfirmuar 157 raste të reja pozitive, prej të cilëve 10 janë në Korçë 2 raste ne Maliq dhe 1 ne Devoll.

Dr. Genta Qirjako
Instituti i Shëndetit Publik

Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik tha se janë kryer mbi 1 mijë testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 157 qytetarë.Sot është shënuar gjithashtu një numër rekord të shëruarish. Janë shëruar 230 qytetarë duke e çuar në mbi 8 mijë numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në:
75 raste në Tiranë, 10 në Korçë, nga 9 raste në Durrës, Berat, nga 6 raste në Fier, Gjirokastër, 5 në Vlorë, 4 në Kuçovë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Divjakë, nga 2 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Maliq, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Malësi e Madhe, Prrenjas, Bulqizë, Gramsh, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 203 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID19, një 66 vjeçare nga Kukësi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.Duke apeluar për vigjilencë të shtuar në çdo ambient, të mbani maskën, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet bizneseve që hapen sot:
Restorantet dhe baret në ambiente të mbyllura duhet të funksionojnë vetëm sipas protokolleve të sigurisë, të cilat janë të detyrueshme për tu zbatuar nga çdo subject.

Task-Forca e inspektimit të protokolleve anti-Covid, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të inspektojnë zbatimin e protokolleve duke ndërmarrë masat sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.Një kujtesë për qytetarët që të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes. Në rast dyshimi se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe të telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (1 Tetor 2020)
Testime totale 89053
Raste pozitive 13806
Raste të shëruara 8077
Raste Aktive 5341
Humbje jete 388 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2631
Durrës 582
Shkodër 391
Elbasan 299
Lezhë 291
Korçë 251
Fier 247
Vlorë 194
Kukës 149
Berat 116
Dibër 111
Gjirokastër 79

LEKUNDJE TERMETI NE GREQI,JA EPIQENDRA DHE SA ISHTE MAGNITURA

Një tërmet i fortë ka tronditur Greqinë.EMSC raporton se tërmeti ishte me magnitudë 4.9 shkallës rihter dhe u regjistruar ne orën 13:05.Lëkundjet e tërmetit janë regjistruar 25 kilometra në perëndim të ishullit të Egjeut jugor dhe 48 kilometra në perëndim të Kos.

Mediat greke raportojnë që fakti që ka një vullkan në Nisyros, detyron Mbrojtjen Civile të aktivizojë një protokoll të veçantë reagimi, me rezultatin që shërbimet tashmë janë vënë në gatishmëri.

Protokolli parashikon mobilizimin e shërbimeve për të zbuluar çdo rrëshqitje toke ose ngritje të valëve të detit.

Në muajt e fundit, në ishujt grekë, e po ashtu edhe në Turqi kanë qenë të shpeshta lëkundjet për shkak të tërmetit.

Kapën duke transportuar 25 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 5 shtetas

Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.Policia ka vënë në pranga 5 shtetasi pasi janë kapur duke transportuar 25 emigrantë të paligjshëm.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.U kapën duke transportuar 25 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 5 shtetas.Njëri prej të arrestuarve ishte shpallur në kërkim dy herë më parë nga Policia, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• S. L., 20 vjeç; S. Y., 20 vjeç; E. D., 22 vjeç dhe F. F., 21 vjeç, banues në fshatin Burizanë, Krujë, të cilët janë kapur në dalje të qytetit të Maliqit, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetet tip “Range Rover” dhe “Benz”, 21 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 500 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Shtetasi S. L. ka rezultuar person i shpallur në kërkim më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve kryer në bashkëpunim” në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 05.08.2020, në unazën e qytetit të Pogradecit, ku në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë (të arrestuar) po transportonin 3 emigrantë të paligjshëm, si edhe për ngjarjen e ndodhur më datë 11.09.2020, ku 20-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në fshatin Cangonj, Devoll, pasi kanë konstatuar se ishin vënë në ndjekje nga Policia, kanë braktisur mjetin tip “Volkswagen” brenda të cilit u gjetën 14 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi A. V., 20 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi u kap në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Sot/ Hidhet shorti për grupet e Champions League

Ditën e sotme (1 tetor) në orën 17:00 hidhet shorti për fazën e grupeve në Champions League dhe do të mbahet studiot e RTS në Gjenevë. Shorti do të transmetohet drejtpërdrejt në UEFA.com.32 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në 4 vazo, dhe do të vendosen në 8 grupe që përbëhet nga katër skuadra.Ky sezon pritet të jetë jashtëzakonisht interesant e me grupe të forta, pasi në tri vazot e para ka skuadra të mëdha evropiane dhe rrezikohen duele gjigantësh

Në vazon e parë do të jenë kampionët e Evropës, Bayern Munich, i Ligës së Evropës, Sevilla, dhe kampionët e gjashtë ligave tjera europiane.

Barcelona, Manchester City, Manchester United, Atletico Madrid, Dortmund dhe Chelsean janë në vazon e dytë.

Skuadra të mëdha ka edhe në vazon e katërt, me Inter, Lazion, Atalantën dhe RB Leipzig.

Klubet që janë pjesëmarrëse dhe do të jenë në short?

Klubet nga Spanja (4): Real Madrid, Barcelona, ??Atlético Madrid, Sevilla

Klubet nga Anglia (4): Liverpool, Manchester City, Manchester United, Chelsea

Klubet nga Italia (4): Juventus, Inter, Atalanta, Lazio

Klubet nga Gjermania (4): Bayern Munich , B. Dortmund, RB Leipzig, Borussia M’gladbach

Klubet nga Franca (3): Paris Saint-Germain, Marseille, Rennes

Klubet nga Rusia (3): Zenit, Lokomotiv Moskva, Krasnodar *

Klubet nga Ukraina (2): Shakhtar Donetsk, Dinamo Kyiv *

Klub nga Portugalia (1): Porto

Klub nga Belgjika (1): Club Brugge

Klub nga Turqia (1): Istanbul Basaksehir 

Klub nga Holanda (1): Ajax

Klub nga Greqia (1): Olympiacos *

Klub nga Hungaria (1): Ferencváros *

Klub nga  Austria (1): RB Salzburg *

Klub nga Danimarka (1): Midtjylland *

(Klubet me shenjë * janë futur në garë përmes play-offit)

Vazot dhe klubet e ndara?

Vazo 1

Bayern (Fituese e Ligës së Kampionëve)

Sevilla (Fiteuse e Ligës së Evropës)

Real Madrid

Liverpool

Juventus

Paris

Zenit

Porto

Vazo 2

Barcelona

Atlético Madrid

Manchester City

Manchester United

Shakhtar Donetsk

Dortmund

Chelsea

Ajax

Vazo 3 

Dinamo Kiev

Salzburg –

RB Leipzig

Inter

Olympiacos

Lazio

Krasnodar

Atalanta

Vazo 4

Lokomotiv Moska

Marseille

Club Brugge

Borussia M’gladbach

Istanbul Ba?ak?ehir

Midtjylland

Rennes

Ferencvaros

Datat e ndeshjeve në fazën e grupeve:

Data e ndeshjes 1: 20/21 tetor

Data e ndeshjes 2: 27/28 tetor

Data e ndeshjes 3: 3/4 nëntor

Data e ndeshjes 4: 24/25 nëntor

Data e ndeshjes 5: 1/2 dhjetor

Data e ndeshjes 6: 8/9 dhjetor

(Koeficientet e klubeve përcaktohen ose nga mbledhja e të gjitha pikëve të fituara në pesë vitet e mëparshme ose nga koeficienti i federatës gjatë së njëjtës periudhë – cilado që është më e lartë).

Sot hapen restorantet, baret e pishinat në ambiente të mbyllura! Ja rregullat që duhen zbatuar

Prej ditës së sotme do të hapen baret, restorantet si dhe pishinat në ambiente të mbyllura sipas protokolleve të detajuara të sigurisë të hartuara nga autoritetet shëndetësore.Ndërsa do të vijojnë të qëndrojnë mbyllur klubet e natës, pub-et si dhe diskot.Nga sot mund të uleni të konsumoni ushqimin apo pijet në ambientet brendshme të lokaleve dhe restoranteve. Vendimi që u bë publik në fundjavë hyn në fuqi sot më 1 tetor, 7 muaj pasi këto biznese u mbyllën, ndërsa hapja e tyre u lejua në qershor në masa të rrepta sigurie.

Por sipas protokollit të Ministria e Shëndetësisë duhet të zbatojnë disa rregulla:
-Duhet të ketë një korridor të dedikuar për klientët deri në arkë dhe një korridor për daljen nga ambienti në mënyrë që klientët të mos ‘përplasen’ përballë mes tyre.
-Nuk ka më vetë-shërbim, ndërsa lokalet duhet të shërbejnë me menu elektronike ose të plastifikuara që të dezinfektohen vazhdimisht.
-Duhet garantuar distanca 1.5 metër mes klientit dhe stafit, ndërsa tavolinat duhet të jenë në distancë me njëra-tjetrën 2 metra në të gjitha drejtimet.
-Nëse pagesa bëhet në arkë duhet vendosur një xham peçigllazi midis punonjësit dhe klientit.
-Pastrimi, dezinfektimi dhe ajrosja e bareve dhe restoranteve duhet të jetë në mënyrë të përsëritur disa herë në ditë, që nga ambientet deri tek dorezat e dyerve, tavolinat, tabakatë dhe çdo sipërfaqe tjetër.
-Ajrosja e tyre duhet të bëhet në mënyrë natyrale 5 herë në ditë dhe dezinfektim total të paktën 3 herë, në hapje të aktivitetit, gjatë ditës dhe para mbylljes së tij.
-Asnjë personel nuk do të lejohet të punojë më temperaturë 37.5 dhe secili prej tyre është i detyruar të deklarojë nëse ka pasur kontakte me persona të infektuar. Për çdo simptome të shfaqur duhet lajmëruar mjeku i familjes ose 127, ndërsa mbajtja e maskave është e detyrueshme për personelin.
Ndërsa për pishinat e mbyllura, protokolli thekson se evidentimi qoftë edhe të një rasti të vetëm në strukturat e tyre do të sjellë mbyllje të aktivitetit, pavarësisht hetimit epidemiologjik.
Ato do të funksionojnë me orar dhe numri i frekuentuesve do të përcaktohet në varësi të hapësirës së biznesit.

COVID/Greqia ndryshon përsëri masat kufizuese për Shqipërinë

Greqia ka rinovuar deri në 12 tetor masat kufizuese me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.
Sipas ministrisë greke të shëndetësisë,mbeten në fuqi kufizimet e lëvizjes për shtetasit shqiptarë që nuk kanë leje qëndrimi në vend ose që dëshirojnë të udhëtojnë për qëllime turistike drejtë Greqisë.
Deri në datën 12 tetor,të drejtën për te hyrë në Greqi e kanë vetëm shtetasit shqiptarë me leje qëndrimi,homogjenët grekë,shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë.
Për kalimin në kufi,mbeten kufizimet e numrit të personave që kalojnë në Kakavijë 750 dhe Kapshticë 300 persona.
Udhëtarët duhet të kenë plotësuar jo më pak se 24 orë përpara udhëtimit të tyre në vend formën PLF dhe duhet të kenë me vete test PCR negativ, jo më shumë se 72 orë më herët se udhëtimi i tyre.
Të gjithë personat që kalojnë në këto pika kufitare do të duhet të qëndrojnë karantinë për 7 ditë.
Burime nga ministria greke e shëndetësisë thanë se ndryshe nga herët e tjera,masat kufizuese janë deri në datën 12 tetor,me gjasa në pritje të forcimit të tyre,pasi në Greqi janë rritur ndjeshëm rastet e të prekurve me covid 19, çka ka shtuar zërat për masa kufizuese shtesë,me qëllim shmangien një ‘lockdown’ të dytë.

Kthesa e papritur e motit në vendin tone, sinoptikanet greke paralajmerojne nje tjeter fenomen te pazakontë

Pas rreshjeve te shiut gjate diteve qe lame pas, moti pritet të marrë një kthesë të fortë gjatë ditëve në vijim duke na bërë të përballemi me temperatura tipike te stines se veres.Mediat greke paralajmerojne se rajoni pritet të pushtohet nga rryma ajri të nxehta me origjinë nga Afrika Veriore, do të shkaktojnë një efekt të pazakontë në Shqipëri dhe Greqi duke sjellë temperatura 10 gradë më lartë se normalja.

Efektet maksimale do të jenë gjatë të shtunës dhe të dielës ku moti do të tregojë një fytyrë krejtësisht tjetër nga ajo e ditëve që sapo kaluam.