Tërmeti u merr jetën dy fëmijëve në ishullin grek, po ktheheshin nga shkolla.Një i tretë rëndë transportohet me helikopter

Dy fëmijë kanë humbur jetën në ishullin grek të Samos, vetëm 19 kilometra nga epiqendra e tërmetit shkatërrues.Mediat greke bëjnë me dije se fëmijët, një vajzë dhe një djalë të moshës 15 dhe 17-vjeç, po ktheheshin nga shkolla kur i ka zënë poshtë një mur që është shembur nga lëkundjet e forta.Djali u nxorr i vdekur nga rrënojat, ndërsa pak më vonë gjeti vdekjen edhe vajza, pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga mjekët.Në të njëjtën kohë, një aeroplan i Ministrisë së Shëndetësisë ka transportuar me urgjencë një fëmijë 14 vjeçar, me fraktura të rënda. Adoleshenti është transportuar drejt spitalit të Athinës.Fëmija i tretë u plagos gjetkë dhe nuk kishte lidhje me tragjedinë dy fëmijëve të tjerë të vdekur.Kryebashkiaku i Samos tha se shumë ndërtesa janë shembur dhe të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur.Sakaq, në Izmir të Turqisë është shënuar numri më i lartë i viktimave, deri tani 6 persona raportohet se kanë humbur jetën dhe 202 kanë mbetur të plagosur.

Burimi :Grek Reporter

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.