2 aksidente në Pogradec/të plagosurit nisen me urgjencë drejt spitalit

Dy aksidente jane regjistruar brenda 1 ore në Pogradec.

Aksidenti i pare është shënuar kete mbrëmje në qytetin e Pogradecit, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, duke lënë dy persona të plagosur.Bëhet me dije se të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit.Nuk ka ende informacion në lidhje me gjendjen e personave të plagosur, ndërkohë që aksidentet janë shtuar për shkak të lagështirës në rrugë gjatë ditëve të fundit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Ndersa aksidenti tjeter ka ndodhur në Memelisht në Pogradec.

Një mjet ka përplasur një këmbësor që ka qenë anës rrugës. i plagosuri ka marrë lëndime të shumta në trup dhe është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën .

Ironia epike e mjekut: Sa mbajnë brekët po*dhë, aq pengon maska virusin në ambjent të hapur

Mjeku i njohur kirurg, Gëzim Xhepa ironizon vendimin e kryeministrit Edi Rama për ta bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave edhe në ambjente të hapura. Përmes një postimi në Facebook, mjeku bën këtë krahasim:

“Mençuria popullore: Sa mund të mbajnë brekët pordhën, aq mund të pengojë maska në mjedis të hapur virusin…” dhe do të shtoja “Sa mund t’ia ndiejmë në mjedis të hapur erën, p…. aq mund të rrezikohemi nga virusi…”. Duke nisur nga dita e enjte, date 15 tetor, mbajtja e maskave bëhet e detyrueshme edhe në ambjente të hapura, përjashto këtu baret dhe restorantet.

Vendimi i kreut të qeverisë ka sjellë reagime nga qytetarët dhe mjekët, ndërsa kryeministri ka kërcënuar me vendosje gjobash për këdo që nuk respekton vendimin.

Tronditet Portugalia dhe Juventusi/ Kristiano Ronaldo pozitiv me,COVID-19

Cristiano Ronaldo ka testuar pozitiv me COVID-19 gjatë grumbullimit me kombëtaren portugeze.Ronaldo është vetizoluar dhe nuk do të marrë pjesë në sfidën Porugali-Suedi.Pas testit të kryer së fundmi, CR7 ka marrë sot përgjigjen e tamponit e cila rezultoi pozitive. Kujtojmë që sulmuesi i Juventusit është i grumbulluar me kombëtaren e Portugalisë, teksa para 2 ditësh luajti titullar në supersfidën ndaj Francës që përfundoi në barazim 0-0. Lajmi është konfirmuar nga federata portugeze e futbollit, e cila raporton se Ronaldo është pa simptoma dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

35-vjeçari është vetizoluar dhe nuk do të marrë pjesë në sfidën Porugali-Suedi. Lajm i keq edhe për Juventusin, pasi do i mungojë të paktën për 2 javë sulmuesi kryesor.

Vendimi për maskat/ Mjeku i Infektivit tregon pse janë të dëmshme të mbahen në ambiente të hapura

Vendimi për mbajtjen e detyruar të maskës do të hyjë në fuqi që nga dita e enjte, 15 tetor 2020.Në lidhje me këtë çështje imazheristi i Spitalit Infektiv, Renato Osmënaj, përmes një shënimi në rrjetet sociale deklaron se mbajtja e maskave në ambiente të hapura nuk ka asnjë vlerë mbrojtëse.Sipas tij mbajtja e maskave në ambiente të hapura ndikon shumë negativisht te personat që mund të jenë të prekur nga koronavirusi dhe janë në fazë inkubacioni apo asimptomatikë, si dhe shtojnë mundësinë e përhapjes së virusit!

Sipas tij, kjo ndodh sepse:

1- rrisin dozën e kontaminimit në mënyrë autologe ne pamundësi të ekspiracioni 100% duke u bërë shkak për agravim të sëmundjes dhe shtim fatalitetesh.

2- nëse këta persona mbas mbajtjes në rrugë të maskës hyjnë në ambjente të mbyllura ( bare, restorante etj) hedhin në ambjent doza më të larta sesa do të hidhnin nëse nuk do akumulonin ngarkesa false nga mbajtja e maskave në rrugë.

Dmth mbajtja e maskave ne ambjente te hapura është totalisht e dëmshme”,shkruan Osmënaj.

LSI ndez motoret Kryemadhi: Edi Rama do thyejë hundët

LSI ndez motorët e fushatës. Kryetarja e kësaj force, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me kryesinë e LSI-së në Durrës, për të ndarë e përcaktuar objektivat përpara zgjedhjeve të 25 prillit.Kryemadhi ishte e bindur që LSI-ja jo vetëm do dale forcë e parë në Durrës, por do t’i “thyente” hundët kryeministrit Rama, duke çinstaluar krimin e rrënjosur prej tij.

Sot jemi mbledhur për të institucionalizuar strukturën drejtuese dhe shtabin drejtues së fushatës të zgjedhjeve të 25 prillit në Durrës duke krijuar një hapësirë komplet të re. Mund të them edhe shumë ndriçuese për shkak të elementeve dhe përfshirjes së grave dhe vajzave dhe intelektualëve në strukturën e LSI, gjë që për hir të së vërtetës fshehja e personaliteteve, fshehja e kontribuuesve kryesor jetën politike dhe shoqërore të Durrësit ka ardhur duke u venitur në dekadat e fundit.

Doja ti uroja suksese Kontianës, si Kryetare e LSI-së për Bashkinë e Durrësit Eno Karapicit, kontabilist i cili është qytetar i vjetër i qytetit të Durrësit dhe Nënkryetar i LSI në Durrës, Bujar Dhimos, një prej themeluesve të LSI në Durrës, si Nënkryetar dhe Vis Vatës, për të qenë Sekretar i Përgjithshëm, i cili do të drejtojë pjesën organizative dhe strukturore të të gjithë LSI-së në Bashkinë Durrës. Ndihem me thënë të drejtën edhe e vlerësuar për prezencën tuaj këtu por nga ana tjetër, ndihem mbi të gjitha më e motivuar për të kuptuar se sa shumë ka përkrahje dhe sa shumë LSI ndihet e vlerësuar për angazhimin e të gjithë juve duke pasur parasysh doktoreshën, duke pasur parasysh Elin, Rexhinën, Adriatikun e shumë angazhime të tjera të të gjithë personaliteteve të spikatura të qytetit të Durrësit, që i kanë munguar jo vetëm LSI-së, por i kanë munguar të gjithë politikës së Durrësit.

Detyra jonë dhe jo vetëm detyra, por edhe vizioni që LSI ka, nuk është thjesht angazhimi juaj, por është krijimi i një vizioni dhe i një plani konkret për t’i rikthyer Durrësin qytetarëve të Durrësit, për ta shkëputur dhe për të ndarë njëherë e përgjithmonë politikën nga krimi, nga baltosja e të gjithë misionit në qytetin e Durrësit, një nga qytetet që për hir të së vërtetës sot ka më shumë rëndësi se sa qyteti i Tiranës, për shkak të pozicionit të tij, për shkak të influencës që ka jo vetëm në politikën shqiptare, por edhe për shkak të influencës që ka në ekonominë shqiptare e në krijimin e vendeve të reja të punës, i cili sot është uzurpuar, është grabitur nga një grup njerëzish që jo vetëm ka krijuar një situatë ekonomike dhe një situatë dhe ka krijuar një situatë problematike për vetë banorët e qytetit të Durrësit. Kjo situatë tjetërsohet dhe zhvillohet në çdo qytet të Shqipërisë.

Edhe shiu i 25 prillit do ta lajë baltën e Durrësit dhe do të rikthejë shkëlqimin që ka pasur shumë kohë më përpara, që ka qenë një nga qytetet më të bukura, më të adhuruara, edhe për ne tiranasit, pavarësisht se me origjinë unë jam dibrane, por lindur e rritur në Tiranë, kështu që e kishim një adhurim. Sepse çdo gjë fillonte nga Durrësi dhe më pas vinte në Tiranë e nga Tirana shpërndahej në të gjithë Shqipërinë.

E RËNDË/ Shqiptari në Greqi gjendet i pajetë në kangjellat e një vile

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Greqi ku një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.Mediat greke bëjnë me dije se një shqiptar në Zakynthos është gjendur i vdekur, i varur në kangjellat e një vile.Bëhet me dije se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije kishte tentuar gjatë natës për të grabitur një vilë, por kur ka tentuar të kalojë kangjellat 2 metra të larta për t’u futur në banesë ka ngecur tek kangjellat.

Provat e para tregojnë se burri ishte varur me kokë gjithë natën, duke gjetur vdekjen tragjike.

Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./newsbomb

Meta për Ramën: Esati i Rilindjes duhet ta ketë të qartë se numërimi mbrapsht për të ka filluar dhe NUK DO NDALET!

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili në një komunikim me gazetarët, u shpreh se Kreu i Shtetit mund të vendosë edhe Vojo Kushin në maskë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Rama me anë të këtyre fjalëve, ka fyer sërish simbolin e Dëshmorët dhe Heronjtë e Atdheut, si Vojo Kushi, që kanë sakrifikuar gjithçka, duke falur edhe jetën e tyre, për Atdheun. Teksa ka postuar dhe një foto (anë të së cilës përsërit thirrjen për përballje publike), por që Rama, në ilustrim, shihet që fshihet pas karriges, Presidenti shton se lulja e kuqe e Rilindjes, që përmendi kryeministri, ështëzëvendësuar me gjethen e kanabisit.

Reagimi i Plote

Esati i Rilindjes, zëdhënësi i armiqve të Kombit Shqiptar, guxoi sërish sot të marrë nëpër gojë Vojo Kushin, duke ofenduar për të disatën herë Dëshmorët e Atdheut, familjarët e tyre, veteranët dhe të gjithë shqiptarët që nderojnë dhe krenohen me vlerat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Esati i Rilindjes, pengu i armiqve më të egër të Kombit Shqiptar, që ka nxjerrë në shitje Shqipërinë dhe Kosovën provoi para të gjithë shqiptarëve për të disatën herë se i urren Dëshmorët dhe Heronjtë e Atdheut, si Vojo Kushi, që kanë sakrifikuar gjithçka, duke falur edhe jetën e tyre, për Atdheun!

Esati i Rilindjes, armiku më i egër i socialistëve idealistë, guxoi sot të fyejë edhe simbolin e tyre dhe të Partisë Socialiste, trëndafilin e kuq si gjaku, që prej kohësh e ka zëvendësuar me gjethen e kanabisit dhe barin e egër të Rilindjes, që rritet në llumin e oligarkisë dhe bandave.

Esati i Rilindjes duhet ta ketë të qartë se numërimi mbrapsht për të dhe Sektin pa nder, pa vlera e pa Atdhe që përfaqëson, ka filluar dhe NUK DO NDALET!

TRE MILIONË ILIRË NË 25 PRILL I KA GATI!

Dhe nuk më thua, o trendi buburrec, kur do dalësh në përballje me mua?
Mezi po të pres!

182 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR,12 TE PREKUR NE KORCE

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 1055 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 182 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej të cilëve 12 janë në Korce, dhe 6 persona ne Pogradec.Janë shëruar 90 qytetarë,ndersa 5 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit,një 64 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçare nga Kurbini, një 73 vjeçare nga Korça, një 81 vjeçar nga Shijaku dhe një 75 vjeçar nga Tirana.

E Plote

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1055 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 182 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.Janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar në 9675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

  • 61 raste në Tiranë,
  • 19 në Shkodër,
  • 12 në Korçë,
  • 9 në Lushnje,
  • nga 7 raste në Fier, Berat,
  • nga 6 raste në Durrës, Elbasan, Pogradec,
  • nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, Gjirokastër, Prrenjas,
  • nga 4 raste në Tropojë, Kuçovë,
  • nga 3 raste në Sarandë, Dibër,
  • nga 2 raste në Kukës, Kavajë, Vlorë, Rrogozhinë, Librazhd,
  • nga 1 rast në Krujë, Fushë-Arrëz, Roskovec, Bulqizë, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçare nga Kurbini, një 73 vjeçare nga Korça, një 81 vjeçar nga Shijaku dhe një 75 vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (13 Tetor 2020)

  • Raste të reja ditore ​​182
  • Të shëruar ne 24 orë​​90
  • Humbje jete në 24 orë​​5
  • Testime ditore​​​1055
  • Testime totale ​​100,953
  • Raste pozitive ​​15752
  • Raste të shëruara ​9675
  • Raste Aktive ​​ 5648
  • Humbje jete ​​ 429

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 2869
  • Durrës 590
  • Shkodër 426
  • Korçë 304
  • Fier 284
  • Lezhë 276
  • Elbasan 238
  • Vlorë 203
  • Kukës 159
  • Berat 153
  • Dibër 80
  • Gjirokastër 66

Kufiri me Shqipërinë, zbardhet vendimi i ri i Greqisë

Greqia ka rinovuar sërish memorandumin që mban të mbyllur kufijtë tokësorë me vendet fqinje. Qarkorja e re iu dërgua pikave kufitare pak pas orës 12 të mesditës sipas orës lokale, dhe përcakton masat shtrënguese që do të mbajnë të bllokuara kufijtë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë deri në datën 25 tetor.Kështu pra, mbetet në fuqi kalimi i kufirit për shtetasist që kanë leje qëndrimi në Greqi, shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë,ndërsa ndalohet të udhëtojnë personat për qëllime turistike.

Mbetet në fuqi masa e testit negativ pcr covid 19 jo më herët se 72 orë para udhëtimit,mbetet forma e udhëtimit jo më vonë se 24 orë para udhëtimit,doganat mes dy vendeve do të mbyllen në orën 23 deri në 07 të mëngjesit cdo ditë, mbetet në fuqi numri i personave që do të lejohet të kalojnë në Kakavijë 750 persona dhe 300 në Kapshticë, ndërsa të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi, duhet të karantinohen për 7 ditë në banesën e tyre.

Masat janë të karakterit lokal dhe ndryshojnë nga zona në zonë,ndërsa qeverria ka vënë në funksionim edhe një platformë digjitale,në të cilën cdo qytetar mund të hyjë dhe duke përdorur kodin postar të zonës që ai interesohet, mund të lexojë edhe masat kufizuese që autoritetet kanë vendosur në atë zonë.Top Channel

Kapen 1.2 ton kanabis në Greqi, mediat: Skafi u ngarkua me drogë në Shqipëri

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar nga policia greke gjatë një aksioni anti-drogë ditën e djeshme.Bëhet fjalë për një sasi prej 1.2 ton kanabis sativa, të cilat u transportuan me skaf në vendin fqinj përmes detit. Tonelatat e drogës u zbuluan nga rojet bregdetare greke të Peloponezit.Trafikantët kishin zbarkuar në zonën e Manit dhe e kishin fshehur skafin në një zonë shkëmbore.

Në momentin që do të nisnin punën për të marrë ngarkesën, ndërhynë forcat greke të policisë. Dy persona u arrestuan, kurse të tjerët mundën të shpëtonin.

Mediat greke raportojne se skafi dyshohet që të jetë ngarkuar me 1.2 ton kanabis në brigjet e Shqipërisë por nuk dihet se ku e kishte destinacionin përfundimtar.Droga e sekuestruar kap shifrën e 2 milionë eurove.Policia greke dukej se kishte dijeni në rrugë operative për një ngarkesë të tillë, pasi mbante nën vëzhgim për ditë me radhë skafin me drogë.

Hetimet për këtë ngjarje vijojnë ende, ndërsa nga Policia Shqiptare nuk ka asnjë njoftim lidhur me këtë ngarkesë të konsiderueshme droge që mendohet të jetë nisur nga brigjet e Shqipërisë.

Shtrëngata dhe stuhi, ja si do të jetë moti sot

Nga sot, deri në orët e mesditës së nesërme moti do të jetë kryesisht me vranësira mesatare deri të dendura por lokalisht nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 06°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 11ºC në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 20°C.

Itensiteti i lartë nis fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat juperëndimore dhe veriperëndimore, për tu shtrirë më pas në pjesën më të madhe të territorit.

E rëndë/ Covid i merr jetën arkitektit 28-vjeçar, dedikime prekëse në rrjetet sociale

Koronavirusi duket se nuk po kursen as moshat e reja.Kovid i ka marrë jetën një 28-vjeçari i cili ishte i shtruar në spitalin Covid2 në Tiranë.Bëhet fjalë për arkitektin Geri Lika dhe lajmin e kanë dhënë miqtë dhe të afërmit e tij në rrjetet sociale.Mësohet se i riu ishte i fejuar dhe la pas familjen, të dashurën dhe shumë ëndrra në mes.Ai, sapo kishte nisur karrierën dhe jetën, por gjithçka iu pre në mes.Trajneria Elida Motro, mike e të ndjerit, i ka dedikuar disa fjalë, duke përmendur arritjet e Gerit, pa lënë pas ngushëllimet për familjarët.

Mesazhi i plotë nga Elida Motro :

Ca fjalë zemre e lamtumire për Geri Lika

Një nga më të talentuarit të rinj që kam njohur, arkitekt dhe bashkë-themelues i 1ClickArchitects!Nuk kam fjale të përshkruaj tronditjen që na ka shkaktuar humbja e tij neve që e njihnim prej nje viti dhe vetëm mund t’a marrim me mend dhimbjen shkatërruese për Olen e tij, nënën, babain, motrën e gjithë të afermit e tij.

Flasim për Geri Lika, ky djalë i pashëm, i mençur mbi moshën e tij veç 28 vjeçare, i talentuar, i qeshur dhe me humor të hollë, i menduar dhe i planifikuar në çdo hap me mendime e endrra për të, Olën dhe 1ClickArchitects.Ishte një vit i jashtëzakonshëm për të tre ata, me plane, me zbatime dhe paralelisht ecje dhe Geri plot entuziazëm dhe pa asnjë merak, se ‘”gjërat po ecin mirë, shume mirë Lida”.

Kujtoj cdo sesion-takim me Gerin dhe Olën dhe çdo të Shtunë të Sukseshme me grupet e VeproACTS dhe do mbaj të shtrenjta në kujtesë çdo mendim e kontribut të Gerit, çdo ide e përpjekje të tij për të ndërtuar një kompani mirëfilli arkitekturore.Kujtoj takimin e parë me Gerin dhe Olën te Qendra Stefan, një djalosh që duke folur pak, me tregoi shume për vizionin që kishte për jetën e tij dhe të Oles përmes 1ClickArchitects.

E lumtur isha që po njihja dy të rinj që të ardhmen e shihnin këtu, në Shqipëri, me punë të ndershme, me vizion të madh dhe me vullnetin e jashtëzakonshëm për t’a kthyer në realitet ëndrrën e tyre të nisur që në bangat e shkolles së lartë, biznesin e tyre.

Përgjatë punës bashkë, u kthyen në dy miq të shkëlqyer dhe si në takimet me ta si çift, edhe në seminaret në grupet e VeproACTS, shtonin vlerë me mendimet e tyre te pjekura, me bagazhin e pamasë të njohurive, si dhe me humorin që Geri dhe une e drejtonim drejt Olës, Arjola Kuqi, qendrës së tij të interesit dhe dashurisë.

Geri Lika, le shumë, shumë trashëgimi për kaq pak vite jetë, dhe le kaq shumë dashuri te të gjithë që të njohëm.Le shumë pa jetuar dhe dhimbje të pamatë te Ola, nëna, babai, motra dhe gjithë sa ti doje.

Le boshllek dhe dhimbje edhe te ne, grupet e punës te programit VeproACTS.
Shumë…

Falenderuese Perëndise që të njoha ty dhe miken për jetë Olen tënde.

Koronavirusi/ Duke filluar nga nesër ky shtet i BE mbyll të gjitha restorantet, baret dhe shkollat

Duke filluar nga dita e nesërme, 14 tetor, Republika Çeke do të shtrëngojë masat kufizuese kundër Covid-19.Gjatë javëve të fundit vendi është përballur me një rritje të konsiderueshme të rasteve.Mbrëmjen e së hënës, Qeveria çeke njoftoi se, nga 14 tetori, të gjitha restorantet, baret dhe klubet do të mbyllen deri më 3 nëntor.Të gjitha shkollat, përveç kopshteve, do të mbyllen deri më 2 nëntor dhe do të kalojnë në mësime online. Tubimet e njerëzve në publik do të kufizohen në gjashtë vetë.

Qeveria çeke ka ndërmarrë disa masa kufizuese edhe javën e kaluar, përfshirë mbylljen e palestrave, pishinave, kinemave, teatrove dhe muzeve.

Kryeministri çek, Andrej Babis, tha se më 3 nëntor, masat do të rivlerësohen, zgjaten, modifikohen ose shfuqizohen.

Vetëm javën e kaluar Çekia regjistroi brenda një dite mbi 8.600 të infektuar.Ky vend aktualisht ka të konfirmuara mbi 121,400 raste me koronavirus.

Zbuloni qytetet më pijedashëse dhe duhanpirëse të Shqipërisë

Shpenzimet për pije alkoolike dhe duhan të familjeve shqiptare kanë ardhur në rënie të lehtë në dekadën e fundit, por në disa qarqe janë rritur më tej dhe për disa të tjera ka rënie të ndjeshme.Sipas të dhënave të INSTAT, nga anketa e buxhetit të familjeve në vitin 2019, qarqet e Elbasanit, Lezhës dhe Beratit kishin shpenzimet më të larta për alkool dhe duhan në raport me buxhetin total përkatës.

Familjet në Elbasan shpenzuan mesatarisht 5.2% të buxhetit të tyre për cigare dhe pije, duke u rritur me 0.6 pikë përqindje në raport me vitin 2009.

Pas Elbasanit, shpenzimet më të larta për alkool dhe duhan i ka Lezha, familjet e së cilës çuan për cigare dhe pije 5.1 % të buxhetit total mujor me një rritje 0.3% në raport me vitin 2009.

Berati, si qarku i tretë me shpenzimet më të larta për këto produkte shpenzoi 4.8% të totalit të buxhetit për konsumin e alkoolit dhe duhanit me një rritje 0.1% me 10 vite më parë.

E katërta renditet Korça e cila shpenzoi 4% të buxhetit total për konsumin e produkteve në fjalë me një rritje 0.4 pikë përqindje në raport me një vit më parë.

Në të kundërt, qarqet e Shkodrës, Gjirokastrës dhe Vlorës patën shpenzimet më të ulëta për konsumin e pijeve dhe cigareve dhe me një rënie të ndjeshme në10 vitet e fundit.

Familjet në Shkodër shpenzuan mesatarisht 2.9% nga buxheti i tyre mujor për pije dhe duhan me një rënie me 1.3 pikë përqindje në raport me vitin 2019.

E dyta me shpenzimet më të ulëta për këtë grup ishte Gjirokastra, familjet e së cilës çuan 2.9 % të buxhetit të tyre për pije dhe cigare, me një rënie 1.8 pikë përqindje përgjatë dekadës.Familjet në Qarkun e Vlorës kanë ulur më shumë se çdo qark tjetër shpenzimet për alkool dhe cigare gjatë dekadës gati me 3 pikë përqindje. Më 2019, familjet në këtë qark shpenzuan 3.1% të buxhetit për produktet në fjalë, teksa 10 vite më parë shpenzimet për këtë grup ishin 6.1%.

Konsumi për pije dhe cigare shihet të jetë tipar i qarqeve të varfra. Elbasani u rendit sipas së njëjtës anketë si qarku më i varfër në vend, por gjithashtu edhe me konsumin më të lartë të pijeve dhe cigareve.Gjithashtu Gjirokastra, e cila ka popullsinë më të plakur, në vend ka konsum të ulët të këtyre produkteve të cilat zakonisht konsumohen nga mosha të reja./Monitor/

Debati në Greqi/ Pirro Dhima: Nuk jam me origjinë shqiptare, jam grek i lindur në Shqipëri

Nje artikulll i gazetares greke qe mburrte ish- peshengritësin shqiptar Pirro Dhima, i cili ka garuar me pas per Greqine duke fituar dhe medalje, ka sjelle nje keqkuptim nga ana e ketij te fundit, duke shkaktuar dhe reagimin e tij publik!Shtangisti ish-kampion bote, ka mbajtur qëndrim të fortë kundër organizatës neo-naziste, që arriti të hynte edhe në parlamentin grek.

Në mesazhin tij dërguar gazetares, Elena Akrita, Dhima theksoi:

“Më lejoni vetëm një korrigjim. Unë nuk jam me origjinë shqiptare, jam një grek i lindur në Shqipëri. Një fëmijë i pakicës. Sigurisht që besoj se është e paqëllimshme ajo që keni shkruar. Gjithsesi doja ta theksoja”, shprehet Dhima ,lidhur me një artikull që kjo e fundit kishte shkruar për Agimin e Artë, dhe ku e cilesonte Pirro dhimën me origjine shqiptare!

Piro Dhima ka lindur në Himarë. Ai fitoi tre herë medaljen e artë olimpike, në Barcelonë 1992, në Atlanta 1996 dhe në Sydney 2000, ndërsa në Lojërat Olimpike në Athinë në vitin 2004 ai fitoi medaljen e bronzit. Dhima Ka fituar dhe tre tituj botērorē (1993, 1995 edhe 1998).