Greqi,çifti masakrohet brenda banesës.Shqiptari vret të dashurën ukrainase dhe bashkëshortin e saj biznesmen në Mykonos!

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Loutrakin në Greqi, pasi një grua me origjinë ukrainase dhe partneri i saj grek, janë gjetur të pajetë në shtëpinë e tyre.Një shqiptar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka kryer një krim të dyfishtë në Mykonos, që ka alarmuar të gjithë ishullin. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja e rëndë, e cilësuar si e llojit ‘thriller’ është zbuluar nga fqinjët e dy viktimave, të cilët kishin parë se nga dera e tyre, rridhte gjak.

Fillimisht, shqiptari, mësohet se ka hedhur në erë me eksploziv makinën e gruas ukrainase, e cila ishte e martuar me një biznesmen nga Mykonos, por që dyshohet se ka pasur lidhje jashtëmartesore me autorin.

Në momentin që u raportua shpërthimi i mjetit, policia erdhi të kërkonte 45-vjeçaren, por fqinjët e viktimës dhanë alarmin. Ata u shprehën para efektivëve se nga dera e gruas, që jetonte bashkë me biznesmenin dhe njiheshin sit ë pasur në zonë, rridhte gjak.

Policia ka hyrë në shtëpinë e çiftit pasditen e sotme.Forcat policore kanë lajmëruar se sapo kanë hyrë në banesë, kanë parë se burri e gruaja ishin të mbuluar në gjak.

Sipas policisë, në trupat e tyre kishte shenja dhune, ndërsa një detaj i frikshëm është se ata janë gjetur totalisht të zhveshur.

Autor, dyshohet se është shqiptari i shpallur në kërkim, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Dyshja e ndjerë, kishin edhe një vajzë, 20 vjeçe.

Ikën 30 vjet dhe s’po na qasin në BE…A e dini pse ?

Nga Jorgji K Sidheri
…………………
Ikën 30 vjet dhe s’po na qasin në BE…A e dini pse ?
Ne jemi një Popull që s’dijmë detyrat dhe të drejtat tona.
S’dijmë se : Atje ku ske mbjellë, nuk mund të korrësh !
S’dijmë se : Liria ime mbaron atje ku fillon Liria e tjetrit !
S’dijmë se : Vota është gjëja më e Shenjtë në Demokraci.Ke shitur votën,ke shitur Lirinë…ske të drejtë të kërkosh asgjë !
S’dijmë se : Prona është e Shenjtë dhe po s’qe e jotja nuk mund t’a prekësh !

Sdijmë se : Në kapitalizëm shteti mbahet me taksa dhe tatime.
S’dijmë se : Jetën t’a jep Zoti dhe t’a mer Ai !
S’dijmë se : Çdo trotuar,pedonale,fasadë,rrugë,ujsjellës,
kanalizim,shkollë,kopësht,spital etj ..bëhen
me lekët tona apo lekë të marra borxh në
emrin Tonë !
S’dijmë se : Politikanët, bythët kanë të tyre , karriget janë Tonat !
S’dijmë se : Deputetët janë përfaqësuesit Tanë dhe jo pronarët Tanë !
S’dijmë të protestojmë kur na shkelen të drejtat Tona apo kur marrin Vendime në dëmin Tonë pa na pyetur ne.
Neve na djeg dhe revoltohemi kur na marrin direkt lekët tona, Sudja e Xhaferri (si në ’97) dhe sna i ndjen kur shpërdorehen lekët që kemi paguar si taksa…pavarësisht se po i lemë fëmijët,nipërit e mbesat borxhlinj që në lindje !

Ky Popull jemi Ne…ku politikanët hyjnë në politikë me biçikletë e pantallona doku, me fytyra të djegura nga dielli dhe….bëhen Sheikë,me vila në bregdet e në mal,me Range Rover,me çadra mos i zerë dielli e me një dyzinë bodyguardësh…
Ky Popull jemi Ne,na pëlqen drejtësia por nuk i duam njerëzit e drejtë !
Një Popull që do më shumë Partinë dhe udhëheqsin se sa familjen e Tij.
Një Popull që vritet me vëllanë për Partitë politike !
Një Popull që pret që vendin e Tij tja rregullojnë ambasadorët e huaj …ky Popull jemi Ne !
Ky është vendi i Shqiponjave ku sorrat bëjnë Ligjin !
Jorgji .K. Sidheri
10 tetor 2020 .

Shqiptari gjendet i vdekur buzë rrugës me plagë në trup/ Gruaja në gjendje shoku

Në orët e para të ditës së sotme, një 40-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në Kalavryta, Greqi.Sipas mediave greke, shqiptari kishte disa plagë në trup, ndërsa pranë tij buzë rrugës u gjet edhe një motor.Dyshimet e para janë se shqiptari është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë në vend, në fshatin Skepasto. Shqiptari ishte i martuar dhe kishte një djalë të vogël.

40-vjeçari është gjetur nga banorët e zonës, të cilët ashtu si familja janë të tronditur. “Komuniteti lokal është i tronditur.

Të njohurit dhe miqtë e tij nuk mund ta besojnë mënyrën në të cilën ai humbi jetën” shkruajnë mediat në vendin fqinj, teksa publikojnë edhe foton e tij me gruan./abcnews/

Fundi i një epoke magjike? Cristiano Ronaldo njofton tërheqjen e tij

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka bërë me dije se do të largohet nga kombëtarja e Portugalisë.Gjithsesi nuk do të ndodhë tani, por pas kupës së botës në Katar 2022.
Kapiteni i portugezëve që i udhëhoqi drejt fitimit të kampionatit europian do të luajë dhe në Euro2021 dhe në Kupën e Botës së Katarit.

Gjatë një interviste për “Bein Sport”, sulmuesi i Juventusit u pyet se si ndjehej që Kupa e Botës do të zhvillohej në Katar. “Ylli” portugez u shpreh se zhvillimi i botërorit në Katar ishte një ndjenë e bukur, pasi e viziton shpesh atë vend. Në të njëjtë kohë, Ronaldo zbuloi se ai botëror do të ishte i fundit për të me kombëtaren portugeze.

Ai është 35 vjeç dhe duket se pas Kupës së Botës në Katar do t’i japë fund aventurës së tij me Portugalinë.

Një lajm shumë i rëndësishëm për portugezët, por dhe për tifozët e futbollit. Largimi i Ronaldos nga Portugali është fundi i një epoke të rëndësishme në futbollin botëror.

Historia e trishtë e gruas nga Korça: Kam parë me sytë e mi burrin duke më tradhëtuar në dhomën e gjumit

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ka qenë Vilma, një grua e cila prej vitesh është dhun.muar nga burri dhe familja e tij.Ajo ka duruar çdo ofendim dhe sharje nga ata dhe sërish nuk ka nxjerrë zë.Një gjë që e ka mërzitur dhe lene pa fjale më tepër, është momenti kur e ka kapur burrin me një femër tjetër duke e tradhëtuar në dhomën e saj të gjumit.

Ishte një zhgënjim i madh për të, por sërish heshti, nuk dëshironte që familja e saj të dëmtohej.

Ardit Gjebrea: Pse nuk divorcoheshe?

Vilma: Kam pasur shumë arsye të forta për t’u divorcuar. Kur kam pasur çunin 1 vit e gjysmë, e kam gjetur bashkëshortin me dikë që më tradhëtonte. Ka qenë një skenë e paparë. I pashë me sytë e mi në dhomën time të gjumit.

Ardit Gjebre: Si reaguan ata?

Vilma: Nuk reaguan fare, as unë nuk reagova, vetëm kaq thashë si ka mundësi dhe kam ikur. Jam një tip që më shumë mbuloj të tjerët sesa veten time dhe i thashë jo se do të ta fal, por po e bëj për hatër të djalit dhe po hesht. Këtë histori ja tregoj mamit dhe mami më thotë merre çunin dhe hajde. Unë i thashë që kur doja të kthehesha ti nuk pranoje, kështu që tani unë do ta vuaj në vetëvete dhe unë do rrij këtu.

Ardit Gjebrea: Mamit ia tregove se me kë ishte bashkëshorti?

Vilma: Po dhe nuk e prishte, ngeli shumë e befasuar, por i jam përgjëruar unë që të mos bëjë asnjë gjë.

Ardit Gjebrea: Kjo gjë nuk është diskutuar më kurrë?

Vilma: Kur më shante dhe ofendonte bashkëshorti, i thoja të paktën unë nuk kam bërë këto gjëra që ke berë ti dhe ai më krenari më thoshte, më lumtë mirë kam bërë. Kur bëri djali 3 vjeç, kam lindur vajzën. Ishim 14 veta në shtëpi që jetonim. Motra me bashkëshortin dhe fëmijët, unë, kunati i vogël, kunata dhe dy prindërit e ish-burrit.

LAJM I FUNDIT/ 39-vjeçari kapet duke transportuar 15 emigrantë të paligjshëm

Nje 39-vjeçar ka rene ne prangat e policise si dhe jane shpallur ne kerkim dy persona te tjere, pasi akuzohen per dhënien e ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Në kuadër të tij, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kap duke transportuar 15 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Shpallen në kërkim edhe 2 bashkëpunëtorë të dyshuar të tij.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Maliq në vijim të operacionit policor “Perimetri”, është goditur një tjetër rast i aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Prezë, Tiranë, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit M. S., 21 vjeç dhe L. Ll., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi M. Sh., është kapur nga shërbimet e Policisë në rrugën Zëmblak-Zvezdë, në afërsi të fshatit Burimas, Maliq, duke transportuar me mjetin triçikël tip “Kama” 15 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se edhe dy shtetasit e tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje si bashkëpunëtorë të 39-vjeçarit M. Sh.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

168 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR,14 TE PREKUR NE KORCE

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 943 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 168 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej të cilëve 14 janë në Korce,3 ne Devoll dhe 1 ne Maliq.Sipas ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

E plote:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri:Janë kryer 943 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 168 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.Janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, dy 67 vjeçarë, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja dhe një 68 vjeçar nga Kuçova .

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (11 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 168
Të shëruar ne 24 orë 94
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 943

Testime totale 98646
Raste pozitive 15399
Raste të shëruara 9500
Raste Aktive 5479
Humbje jete 420

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2854
Durrës 576
Shkodër 410
Korçë 289
Lezhë 272
Elbasan 218
Fier 244
Vlorë 196
Kukës 150
Berat 135
Dibër 78
Gjirokastër 57

Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Greqi, nga 1 nëntori zgjedhin vetë…

Një lajm i mirë vjen nga Athina, ku ambasada shqiptare në Athinë njofton se nga data 1 nëntor, emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi do të zgjedhin vetë ditën dhe orën për t’u paraqitur në ambasadë dhe konsullatat tona në vend për të marrë shërbimet.

Lajmi bëhet publik nga konsullja Joana Zhonga, e cila sqaron se përfaqësia jonë diplomatike është ndoshta e vetmja përfaqësi e një shteti në botë, që punon me dy dhe tre turne duke i shërbyer deri në 800-1000 emigrantëve në ditë.

Sipas konsulles Zhonga, që prej majit të këtij viti, shërbimet konsullore jepen me orar të zgjatur, pikërisht për shkak të fluksit të lartë të emigrantëve, të akumuluar gjatë afro 2  muajve të mbylljes se shërbimeve konsullore për shkak të pandemisë Covid 19.

Zhonga sqaron se ministria e jashtme ka shtuar staf në ambasadë dhe konsullatat tona, ndërsa për herë të parë që prej nëntorit do të aplikohet një shërbim pilot, për tju ardhur në ndihmë emigrantëve që banojnë në ishujt e shumtë të vendit.

Kështu që prej nëntorit një grup punonjësish të zyrës konsullore, do të stacionohen për disa ditë në Heraklio të Kretës, ku do të ofrojnë shërbimet konsullore, aplikimet për pasaportë dhe karta identiteti në ishullin më të madh të vendit, ku jetojnë më shume se 12500 emigrantë shqiptarë të ligjshëm.

Nëse ky projekt do të ketë sukses, atëherë do të shtrihet në të gjitha zonat e vendit. Në ketë mënyrë, emigrantët që punojnë në periferi të vendit, nuk do të jetë e nevojshme të udhëtojnë drejtë Athinës, Janinës dhe Selanikut, duke kursyer kështu kohë dhe para nga të ardhurat familjare.

Me qëllim ardhjen në ndihmë të emigrantëve që nuk kanë mundësi ose që nuk njohin kompjuterin, aplikimet do  të kryhen tërësisht falas pranë zyrave të ambasadës dhe konsullatave në Selanik dhe Janinë,ndërsa po punohet për rinovimin e infrastrukturës me qëllim dhënien e shumë shërbimeve on line dhe nëpërmjet telefonit.

Sipas Zhongës, ndërhyrjet në mënyrën e aplikimit dhe riformatimi i stafit dhe shërbimeve të shërbimit tonë diplomatik, ka dhëne rezultate të frytshme deri tani.

Kështu që prej 27 korrikut të këtij viti dhe deri sot janë kryer 24.000 aplikime, dhe janë shpërndarë më shumë se 20.000 pasaporta dhe karta identiteti.

Në korrik të këtij viti, ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj shkarkoi gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, për performancë të dobët dhe korrupsion të lartë, për të emëruar më pas ambasadoren e re Luela Hajdaragaj, e cila pasi është dekretuar pa shumë bujë prej presidentit Meta, do të marrë detyrën e re të hënën 12 tetor./ Top Channel

Paris, masa të reja më të rrepta ndaj restoranteve

Prej 6 tetorit kryeqyteti francez po përballet me kufizime më të rrepta si pasojë e koronavirusit.Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen plotësisht të bareve ndërsa restorantet, veprimtaria kryesore e të cilëve është të ofrojnë ushqim, tashmë po zbatojnë protokolle më të rrepta sanitare për të vazhduar aktivitetin.

Situata ka krijuar pasiguri tek këto biznese shumë prej të cilave po përballen me një numër gjithnjë e më të ulët klientësh e me të ardhura gjithnjë e më të ulta.

Në një lokal tipik në Paris, zakonisht klientët e parë vinin që në mëngjes për një kafe dhe briosh. Por prej së martës së 6 tetorit ai i ka mbyllur dyert, pasi baret dhe restorantet e kryeqytetit francez po përballen me kufizime më të rrepta si pasojë e koronavirusit.

Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen plotësisht të bareve ndërsa restorantet, veprimtaria kryesore e të cilëve është të ofrojnë ushqim, tashmë po zbatojnë protokolle më të rrepta sanitare për të vazhduar aktivitetin. Aline Loreille, menaxhere e bar-restorant “Ella” thotë se tashmë klientëve do t’u shërbehet vetëm për të ngrenë:

“Kemi punësuar edhe një tjetër person kështu që restoranti do të funksionojë normalisht. Ne do t’u shërbejmë klientëve tanë që ulen jashtë kafe… jo pije, vetëm kafe”.

Tashmë klientëve u kërkohet t’i mbajnë maskat derisa t’u mbërrijnë pjatat në tavolinë. Nga ana tjetër personelit të restorantit i kërkohet të ruajë kontaktet e klientëve për gjurmimin e tyre. Kufizimet e reja nënkuptojnë riorganizimin e mënyrës se si restorantet kanë funksionuar deri më tani.

“Kjo është e trishtueshme kur sheh se çfarë po ndodh me transportin publik, njerëzit që rrinë ngjeshur së bashku në metro e autobusë. Mendoj se është budallallëk dhe një problem politik. Qeveria po manipulon vazhdimisht njerëzit të majtë, të djathtë si dhe të qendrës për interesa ekonomike“, thotë Elizabeth (72 vjeç).

Ka banorë që mendojnë se kufizimet janë të domosdoshme.

“Nëpër bare ka nje mungesë respekti për të tjerët. E them këtë sepse e kam parë pasi jetoj para një bari dhe në mesnate është thjesht kaos. Ata janë të gjithë njëri mbi tjetrin, është e tmerrshme, përshëndeten duke u puthur dhe gati pinë nga e njëjta gotë. Kemi vërtet nevojë që njerëzit t’i marrin gjërat më seriozisht”, thotë pensionistja Nicole Marchand.

Vetëm pak kilometra larg Parisit, në periferi të Joinville-le Pont, zbatohen të njëjtat rregulla. Në kohë dreke lokali “Le Mocca”, aty ku banorët e zonës parapëlqenin të qëndronin për të pirë kafen e mëngjesit, ishte bosh. Pronari i tij thotë se kufizimet e reja do t’i dëmtojnë edhe më tej të ardhurat tashmë 30 për qind më të ulta.

“Është shumë e vështirë, tejet e vështirë sepse po humbasim shumë të ardhura. Me kufizimet shtesë nuk do të kemi mundësi të shërbejmë më në lokal, është vërtet një një situatë katastrofike”, thotë pronari i bar-restorant “Le Mocca-s” Yacine Hassani.

Që një qytet të vendoset në gjendje alarmi maksimal, sikurse Parisi, shkalla e incidencës duhet t’i kalojë të 100 infeksionet për 100 mijë banorë të moshuar ose 250 për 100 mijë banorë pjesë e popullatës së përgjithshme, ndërsa të paktën 30 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv të jenë të zëna nga pacientët me koronavirus./VOA/

Robin Krasniqi kampion i botës në IBO dhe WBA, mposht me nokaut pas tre raundesh gjermanin Boesel

Robin Krasniqi është kampion i botës në boks në kategorinë IBO dhe ËBA.

Robinit i mjaftuan vetëm tre raunde për t’i dhënë fund gjithçkaje, falë një goditjeje spektakolare.

Të dy raundet e para ishin të mira për Krasniqin, që tentonte të sulmonte gjermanin.

Pas fitores Krasniqi nuk i është përmbajtur emocioneve duke bërë festë të çmendur me stafin e tij të trajnerëve.

Krasniqi bëhet keshtu shqiptari i parë kampion i botës.

33-vjeçari do të mbajë titujt në IBO dhe WBA (përkohësisht),”light heavyweight” që përfshin peshat 76-79 kg.

Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 6 humbje, prej tyre 19 me nokaut. Boesel para këtij takimi kishte 30 fitore dhe vetëm një humbje, duke e pësuar tani të dytën në karrierë.

Bën paralajmërimin e fortë meteorologu grek, tregon çfarë e pret Shqipërinë gjatë fillimit të javës

Shqipëria dhe i gjithë rajoni pritet të përballet me një mot të keq gjatë fillimit të javës.

Siç paralajmërojnë meteorolgët grekë, moti pritet të përkeqësohet gjatë të hënës dhe kulmi do të jetë të martës pasdite.

Priten shira të rrëm byeshëm të shoqëruara me rrufe të shumta, sidomos në pjesën jugore, jug-lindore dhe qendrore të vendit.

Italia në prag të izolimit, rriten rastet e reja me Covid 19

Italia ka shënuar shifër rekord infektimesh në 24 orët e fundit me mbi 5300 raste të reja gjë e cila tregon se situata epidemiologjike në vendin fqinjë po bëhet më shqetësuese çdo ditë.Siç tregon raporti i Institutit të Lartë të Shëndetit, të gjitha rajonet tani regjistrojnë një nivel të moderuar rreziku (ndërsa vetëm një javë më parë gjysma e këtyre konsiderohej me rrezik të ulët, ndërkohë që disa territore janë më shqetësuese se të tjerët.

Qeveria po punon për masat anti-covid si dhe rregullat që me të gjithë gjasat do të jenë më të rrepta se ato që janë aktualisht në fuqi, në mënyrë që të përmbajnë kurbën në rritje.

Të gjithë masat janë një përpjekje për të shmangur një izolim të ri të përgjithshëm i cili do të kishte efekte negative ekonomike ndërsa mbylljet e lokaleve dhe bareve mund të jenë të pashmangshme.

Masat e reja anti-Covid në tryezë

Pasi prezantoi detyrimin për të mbajtur maska edhe jashtë, qeveria po mendon për rregulla të reja për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Ekspertët po punojnë se si mund të stimulohet më tej ulja e infeksioneve, në mënyrë që të eliminohet rreziku i infektimit në vendin e punës dhe gjithashtu të zvogëlohet mbingarkesa në transportin publik.

Mbyllja e bareve dhe restoranteve u mohua nga Kryeministri Giuseppe Conte kur fliste për dekretin e fundit të miratuar por situata aktuale epidemiologjike mund të ndryshojë gjërat në shtetin fqinj.

Është duke u diskutuar për izolimin e kufizuar për zonat më të prekura nga virusi.

Siç mund të ishte Napoli për shembull në krahinën e të cilit u regjistruar pothuajse 500 raste të reja vetëm në dy ditët e fundit.

Gjithashtu po diskutohet edhe mbyllja në disa lagje të caktuara, ku përqendrimi i infeksionit është më i lartë, për të parandaluar përhapjen e tij në pjesën tjetër të qytetit.

Shumë shpejt mund të rivendosen masa të ashpra për parandalimin e infeksioni nëse kurba vijon të shënojë rritje eksponenciale, kjo sepse ditën e djeshme disa rajone u konfirmuan rreth i 800 raste të reja me covid, një numër që shqetëson, dhe që nëse vazhdon të rritet me këtë ritëm do të shkaktonte një bllokim në të gjithë territorin.

Kjo hipotezë sipas guvernatorit Vincenzo De Luca do të ishte ” një tragjedi “.

Por cilat rajone janë në rrezik?

Campania është një nga Rajonet ku rreziku është më i lartë. Siç është parashikuar, në raportin ISS (me përjashtimin e vetëm të Bolzanos) asnjë nga Rajonet Italiane nuk mund të konsiderohet si me rrezik të ulët.

Dhe në veçanti ka katër territore ku indeksi Rt, i cili mat shkallën infektive të virusit, është mbi pragun e 1.25.

Një faktor që, së bashku me treguesit e tjerë, çon në nivelin e tretë dhe të parafundit të rrezikut.Kjo gjë sinjalizon një gjendje gatishmërie që në vetvete do të shkaktonte bllokime lokale.

Campania (Rt 1.31), Basilicata (1.33), Piemonte (1.33) dhe Siçili (1.34) ndodhen tashmë në këtë situatë. Por edhe rastet e regjistruar ditën e djeshme në Lombardi me 983 raste të reja, janë padyshim alarmante.

Çfarë tha Ministri Boccia në lidhje me mbylljen midis rajoneve

“Kufizimet e lëvizjes midis rajoneve nuk mund të përjashtohen, asgjë nuk mund të përjashtohet në këtë kohë. Ne duhet të mbrojmë punën dhe shëndetin me çdo kusht. Lëvizshmëria midis rajoneve duhet të kufizohet, situata duhet të monitorohet çdo ditë. Sapo të kemi një shenjë paralajmëruese, ne duhet të ndërhyjmë “ , tha dje Ministri për Çështjet Rajonale, Francesco Boccia.(ABC News)

Kukësi – Skënderbeu, dueli përfundon në ‘paqe’

Kukësi dhe Skënderbeu u ndanë në paqe 1-1 pas miqësore së luajtur sot në resortin tropikal në Durrës.Beljadi Pusi dhe Agim Ibraimi ishin autorët e golave të testit midis ekipeve të Julian Ahmatajt dhe Skënder Gegës.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e korçarëve, teksa sulmuesi shkodran Pusi zhbllokoi takimin 5 minuta nga fundi i pjesës së parë.

Menjëherë reagojnë verilindorët të cilët realizojnë sapo nis pjesa e dytë e lojës. Deri në fund të takimit rezultati qëndroi i pandryshuar.

FT| Skënderbeu-Kukësi 1-1
Pusi 40’/ Ibrahimi 49′

SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Qaqi, Bicaj, Govori, Taipi, Rrapaj, Berisha, Pusi, Mensah, Shabani. Trajner: Julian Ahmataj.

KUKËSI: Xhika, Demiri, Taipi, Lulaj, Horiç, Dragoshi, Taipi, Ymeri, Leiria, Gashi, Ibrahimi, Eze. Trajner: Skënder Gega.

Zyrtarisht nga Skenderbeu u larguan 16 futbollistë nga sezoni i fundit dhe klubi i ka zëvendësuar ata me 17 afrime. Tifozët janë kuriozë të shohin si do të paraqiten bardhekuqtë këtë sezon dhe cili do të jetë formacioni “tip” i Julian Ahmatajt.

Si ndryshon Skenderbeu per vitin 2020-2021

Zgjedhjet në PD e Tiranës, konfirmohet lista e kandidatëve

Partia Demokratike ka përfunduar numërimin e votave të anëtarësisë në qarkun e Tiranës. Mësohet se nga 140 kandidatë, janë kualifikuar 139 emra dhe vetëm Andrin Tahiri është skualifikuar. Andrin Tahiri mori votat negative të mjaftueshme për të mos kaluar, kurse tek të tjerat u konfirmuan të gjithë.

Me votimin në Tiranë, PD mbylli fazën e dytë të zgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga anëtarësia. Tani lista e të gjithë kandidatëve të kualifikuar në gjithë Shqipërinë do të vlerësohet nga Komisioni i Përzgjedhjes mbi bazë të votave që mund të sjellin dhe imazhin publik që kanë.

Lista e plotë e kandidatëve për kandidat-deputet në Tiranë është:


Tirana 1
Nga 650 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 486 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. ALDO BUMCI
2. BISLIM AHMETAJ
3. BLERINA ZYLFO
4. ENNO BOZDO
5. IZET HYSA
6. LILI SULA
7. RAMAZAN SHUSHKU

Tirana 2
Nga 1100 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 751 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. ADRIAN TUFINA
2. AGIM PARLLAKU
3. BASIR ÇOLLAKU
4. BLERINA BANUSHI
5. BLERINA BROVINA
6. FLORJON MIMA
7. IVI KASO
8. MAJLINDA PRENDI
9. MIRELA TABAKU
10. SOKOL ALLARAJ

Tirana 3
Nga 640 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 412 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. AIDA SHEHU
2. ALFRED PLLUMBI
3. ÇLIRIM GJATA
4. LEDIA SULA
5. LEDOR MARKU

Tirana 4
Nga 1750 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 839 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. ERZEN BREÇANI
2. GENT STRAZIMIRI
3. KLAUDIA NEZIRAJ
4. MARK UKA
5. MIRGEN ZAÇELLARI
6. SOKOL PREÇI

Tirana 5
Nga 1365 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 933 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. AGRON SHEHAJ
2. AKIL KRAJA
3. ALEKSANDER BIBERAJ
4. ARBEN KASHAHU
5. BESMIRA MANAJ
6. BESMIRA PETRITI
7. DORJAN TELITI
8. DURIM KRAJA
9. EDLIRA BEQIRI
10. ENDRIN GJIPALI
11. GENC POLLO
12. GERT BOGDANI
13. LEDIANA FRATARI
14. TEUTA STAROVA

Tirana 6
Nga 875 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 488 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. EDUARD HAJKO
2. FATBARDH KADILLI
3. INA ZHUPA
4. KLODIANA SHALA
5. MAJLINDA ZOÇA
6. ORNELDA ZEFI
7. SHPETIM AGOLLI

Tirana 7
Nga 1400 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 954 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. ALBANA VOKSHI
2. ALFRED RUSHAJ
3. ARTAN POGONI
4. EDA SHULI
5. ERALD SHULLA
6. ERGES ESKIU
7. ETION KAPEDANI
8. JULIAN DEDA
9. RENALD RISTA
10. SAMI KOÇEKU
11. TAULANDA JUPI
12. ZAK TOPUZI

Tirana 8
Nga 1315 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 896 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. ANILA JANI
2. ARTA SAKJA
3. ENI KASMI
4. GENTJAN MUÇA
5. ILIR PILKU
6. JORIDA TABAKU
7. NDERIM HORESHTA
8. TOMORR ALIZOTI
9. URAN ABAZI
10. VEHAP KOLA

Tirana 9
Nga 775 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 492 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. ALFRED PJETRI
2. ARBEN RISTANI
3. GRIDA DUMA
4. HASAN CANI
5. ILIRJAN LAÇI
6. ROBERT BUDINA
7. ZAMIRA BUSHATI

Tirana 10
Nga 500 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 323 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. BELIND KËLLIÇI
2. EDUARD KELMENDI
3. ENKELEIDA SALLAKU
4. ERVIN MINAROLLI
5. ILIR STOJKU
6. IRSIDA SHEHI
7. MATEO SPAHO
8. NADA KALLÇIU
9. SEBASTIANA BYTYÇI
10. ZHANETA NDREGJONI

Tirana 11
Nga 1125 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 749 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. AHMET PRENÇI
2. ORJOLA PAMPURI
3. SUADA VATHI
4. VEBINA RESULI

Tirana 12
Nga 675 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 435 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. ETHEM AGA
2. FORCIM KOLA
3. GAZMEND DIBRA

Tirana 13
Nga 475 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 312 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. EMRI VATA
2. ELDONA SIPRI
3. KLODIAN LUZI

Tirana 14
Nga 700 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 547 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. BESIM KUKA
2. MIGENA KAZDEDA
3. TAHSIM MEMA

Tirana 15
Nga 325 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 228 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. HALIM KOSVA
2. PETRIT SUDI
3. VATH TABAKU

Tirana 16
Nga 575 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 366 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. EDUART REXHA
2. FESTIM MAQINAJ
3. FLAMUR NOKA
4. ILIR ZMALAJ
5. MINUSHE LAZAJ

Vorë
Nga 1025 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 655 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. ARDIAN XHAKONI
2. FIQIRI ISMAILI
3. HYSNI MARA
4. ISUF DEMIRXHIU
5. YMER MARKU

Rrogozhinë
Nga 450 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 318 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. AGRON KAJA
2. EQEREM DELIU
3. SHKELQIM KALEMI
4. SOKOL GOSA
5. TOMOR BALLABANI
6. VLADIMIR MANUSHI

Kavajë
Nga 1910 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 964 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. ANDI LILA
2. FISNIK QOSJA
3. MIRAZH SHKODRA
4. SHKELQIM HOXHA
5. SUZANA ARKAXHIU
6. PËRPARIM ÇAÇA

Kamëz
Nga 4352 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 2217 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. ALFRED HALILAJ
2. BILBIL BAJRAKTARI
3. DHIMITER VATA
4. MUNIR SHEHU
5. TOMORR KOTARJA
6. XHELAL MZIU
7. YLBER VATA

Paskuqan
Nga 1525 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 762 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. AGRON HAJDARKOLA
2. ARMEND GJANA
3. HAVZI AHMATI
4. FATOS REXHA
5. FLAMUR HOXHA
6. XHELIL KOLECI

Romë/ Shpërthejnë protestat kundër maskave në publik…

Të Shtunën 10 Tetor, tre demonstrata të ndara në Romë, por të bashkuara nga një tipar i përbashkët: ideja që kërcënimi Covid është përdorur nga qeveria për të imponuar një “diktaturë sanitare”.

Ndersa Në Romë kanë vërshuar protestat kundër masave anti-Covid dhe përdorimit të maskave në publik. Mbi 4500 persona kanë marrë pjesë në “Marshimin e Çlirimit” të mbajtur në San Giovanni. Alessandro Gallo, është njëri prej nismëtarëve të protestës. Ai ka deklaruar se tubuesit po protestojnë për “lirinë e zgjedhjes terapeutike”. Numri i protestuesve pritet të rritet në ditët në vijim.

Protestuesit mbanin pankarta mbi lirinë dhe demokracinë, të shoqëruara me flamuj italianë.

U regjistruan momente tensioni kur policia u mundua të gjente mes protestuesve personat që nuk e mbanin maskën në mënyrën e duhur.