Emërohet drejtori i ri i AKU në Korçë

Lëvizje në radhët e drejtuesve në korce,ndersa mësohet se sot është emëruar drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për qarkun.Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së Bledar Skënderi ka vijuar takimet me trupat inspektuese të AKU-së , në qytetin e Korçës , ku edhe ka prezantuar drejtorin e ri të AKU Korçë Adham Papadhami.

Gjatë takimit drejtori i AKU-së shprehu angazhimin maksimal për Taks-Forcën Anti-Covid dhe rolin e saj në këshillim të qytetarëve dhe bizneseve,për zbatueshmërinë rigoroze të protokolleve anti-Covid.

Covid-19/ Cpo ndodh ne “Milano/ shtetrrethim në 23.00 (foto dramatike)

Shtatë muaj pasi rrugët dhe sheshet e zbrazura të Italisë u kthyen në simbol të valës së parë vrasëse të pandemisë, katedralja e sheshit Piazza D’uomo ishte përsëri e braktisur.Rrugët e kryeqendrës verore të Italisë Milano ishin mbrëmë të zbrazura në natën e parë të shtetrrethimit të koronavirusit që rajoni i Lombardisë ka caktuar prej orës 23.00.

Lombardia shënoi dje përsëri rekordin e rasteve me 4,100 raste ditore që iu shtuan 16,079 rasteve totale në Itali.Rajoni thotë se ka 156 pacientë të shtruar në terapi intensive.Presidenti i rajonit Attilio Fontana, nënshkroi urdhrin e nisur dje, që do të vazhdojë deri në 13 nëntor.Sipas udhëzimeve, të gjithë ata që kapen jashtë pas orës 23 deri në 5 të mëngjesit do të duhet të justifikojnë prezencën e tyre te autoritetet.

ROMA GJITHASHTU PRITET TE NISE SONTE NJE URDHER TE NGJASHEM teksa presidenti i rajonit të Lazio, Nicola Zingaretti – i cili u sëmur rëndë me Covid-19 gjatë valës së parë – ka vendosur mbylljen 30 ditore natën.

E njëjta masë do të merret në Napoli teksa presidenti i rajonit të Campania tha se ishte një reagim ndaj 1,550 rasteve të reja të koronavirusit të të enjtes.Pas mbylljes totale ne mars, kryeministri Giuseppe Conte thotë se kerkon te evitoje perseritjen por ka paralajmeruar kunder levizjeve te panevojshme.Rregullat e reja kombëtare përfshijnë gjithashtu ndalimin e sporteve amatore kolektive të kontaktit dhe ekskursionet e shkollave, kufizime të bareve e restoranteve për shërbimin në tavolina pas orës 18.00

Rekord të infektuarish në Francë, më shumë se 42 mijë raste në 24 orët e fundit

Franca ka shënuar një tjetër rekord të infektimeve nga Covid në 24 orë, duke regjistruar 42.032 raste, ndërsa një ditë më parë ishin 41.622 persona të prekur. Ndërsa viktima jane regjistruar 184 në 24 orët e fundit.Presidenti Emmanuel Macron, tha sot gjatë një vizite në spitalin “Pontoise”, se të paktën deri në fund të verës do na duhet të përballemi me virusin.

“Do të çliroheshim nga ky virus nga një dorë e fatit, por deri tani kemi parë se fat nuk kemi patur. Ose do të na shpëtonte imuniteti kolektiv dhe vaksina. Por do ta kemi këtë virus të paktën deri në fund të verës”, tha Macron duke iu përgjigjur gazetarëve.

Rishfaqet Fatos Nano, lideri historik i socialistëve i shëndoshur dhe me mjekër të bardhë

Ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka ka takuar liderin historik të PS-së, Fatos Nanon.Ata të dy shihen në një vend të qetë, pranë natyrës.Ajo që bie më shumë në sy është pamja e ish liderit Nano. Vihet re se ai është thinjur, shëndoshur si dhe ka lënë mjekrën e bardhë, mirëpo mosha bën të vetën.

‘Miqtë e vërtetë dhe vera e vjetër janë të vetmet që nuk të lodhin kurrë! Ritakohem çdo herë me të njëjtin mall dhe intensitet me mikun tim sa me vlera po aq dhe të mençur. E majta shqiptare është sot kjo forcë progresiste falë Fatosit, filozofizë së tij politike për një shoqëri të hapur demokratike dhe padiskutim mbështetja e tij do të na ndihmojë për të vazhduar kontributin për Shqipërinë tonë dhe rrugëtimin e pandalshëm euro-atlantik.’– shkruan Koka.

Kujtojmë se Lefter Koka akuzohet nga Partia Demokratike në lidhje me inceneratorët. Mes të paditurve ishte edhe Lefter Koka, bashkë me kryeministrin Edi Rama, Kryebashkiakun Erion Veliaj, Arben Ahmetajn si ish-ministër të financave, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, te cilet akuzohen nga Partia Demokratike për veprat penale: “grup të strukturuar kriminal”, “shpërdorim detyre”, “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Me anë të kësaj padie, PD-ja kërkon pezullimin e ushtrimit të detyrës publike për të akuzuarit.

Si ishte komunizmi, në rradhë për një palë brekë të Korçës

Nga Ilir Kadia

Si ishte komunizmi?!

Erdhi një kohë që vriteshim në rradhë për një palë brekë të Korçës.Në fakt gabimi ish i qeverisë!Ajo mishin,djathin,gjalpin,vezët,vajin e ullirit…e bëri me tullon ndërsa brekët i la në shitje të lirë!Prodhonte trikotazhi i shkretë në Korçë,me tre turne prodhonte, por njerëzia s’di pse kish aq uri për brekë! Ndoshta se, edhe pse kish aq shumë uri, prap e kish për turp të quhej brekëgrisur!

Dhe ja kështu shtyheshim nëpër rradhe dhe ish fitore e madhe kur arrije të merrje një palë pa ti hequr rradha brekët që kishe veshur, nga koka!

Ja kjo rradhë në foto si në këtë kohë do ketë qënë,në mes të Prillit!Në këtë kohë dyqanet furnizoheshin më shumë që njerëzia të parakalonte para shokut Enver në tribunën e 1 Majit me flamurët e fitoreve lart e …me brekë të reja fringo!

Ikin ditët me diell, në fundjavë prishet koha

Ditëve të bukura me mot të kthjellët dhe diell duket se u vjen fundi gjatë kësaj fundjave pasi mbi vendin tonë do të ndikojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.Për ditën e shtunë moti gjatë orëve të para të mëngjesit (dhe pjesën e parë të ditës) nis me diell si dhe shtim të vranësirave në pjesën e dytë të ditës më të përqendruara në zonën e veriperëndimit.

NE MESNATEN E DIRES SE DIEL NISIN RESHJET E SHIUT të cilat do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike në pjesën më të madhe të vendit.

Reshjet do të vijojnë deri në orët e pasdites dhe më pas parashikohet gradualisht përmirësimi i kushteve atmosferike ku reshjet do të humbasin intensitet dhe do të mbeten lokale e të dobëta në formë pikash.Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 1-10m/s nga kuadrati i jugut dhe valëzim në dete deri 0-1 ballë.Temperaturat gjatë ditës së shtunë do të vijojnë në vlerat e ditëve të fundit ndërsa për ditën e Diel pritet rënie e tyre për shkak të reshjeve të shiut.

U kapën pa maskë mbrojtëse, policia gjobit 844 qytetarë

Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masa administrative 844 qytetarë që janë konstatuar pa maska mbrojtëse.Nga këto, 185 janë pasagjerë të cilët janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

NJOFTIMI I POLICISË

Krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Po gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar 659 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe për këtë arsye, secili prej tyre është ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë.

Gjithashtu, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 185 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 12 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

COVID 19 /306 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR,25 TE PREKUR NE KORCE

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 306 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej cilëve 25 qytetarë janë në Korce ,4 në Pogradec.Janë shëruar 71 qytetarë,ndersa e kanë humbur jetën 4 qytetarë,një 21 vjeçar nga Elbasani,prof. Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT një 49 vjeçar nga Elbasanidhe një 70 vjeçar nga Kurbini thuhet në njoftimin e MSH.

NJOFTIMI I PLOTË :

Ministria e Shëndetësisë ka informuar lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipër.Mësohet se janë kryer 1412 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 306 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.Janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

  • 179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë,
  • 16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat,
  • 6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës,
  • 4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec,
  • 2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin,
  • 1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2.

Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmaz Elezi, mjekui njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT.Nuk ka mundur të mbijetoje në 24 orët e fundit edhe një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (23 Tetor 2020)

  • Raste të reja ditore 306
  • Të shëruar ne 24 orë 71
  • Humbje jete në 24 orë 4
  • Testime ditore 1412
  • Testime totale 114381
  • Raste pozitive 18556
  • Raste të shëruara 10466
  • Raste Aktive 7621
  • Humbje jete 469

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 3805
  • Durrës 730
  • Shkodër 493
  • Fier 503
  • Korçë 471
  • Lezhë 373
  • Elbasan 344
  • Vlorë 307
  • Berat 224
  • Kukës 178
  • Dibër 97
  • Gjirokastër 96

Ora diellore… në fundjavë akrepat kthehen pas!

Edhe tetori po shkon drejt fundit dhe ashtu si çdo vit, fundjava e fundit e muajit sjell edhe ndryshimin e orës, nga ora ligjore në atë diellore.Në natën e së shtunës, 24 tetor, duke u gdhirë dita e diel, në orën 03:00, duhet të kthejmë mbrapsht akrepat për 60 minuta për t’i vendosur në orën 02:00.Në këtë mënyrë rikuperojmë orën që “humbëm” në fund të marsit duke vijëzuar orët me lëvizjen e diellit. Do të flemë një orë më shumë në mëngjes, por do të humbasim një orë dritë natyrale në mbrëmje.

Kjo mund të konsiderohet dhe era e fundit e ndryshimit të orës, pasi shumë vende vitin tjetër do të zgjedhin nëse do të mbajnë orën ligjore apo atë diellore për gjithë vitin.

Kthimi i Kodit Zgjedhor në Kuvend/ Flet Presidenti nga Korça: Maxhoranca duhet të reflektojë!

Vetëm pak pasi njoftoi kthimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor në Kuvend, Presidenti Ilir Meta apeloi sërish mazhorancën për reflektim, ndryshe sipas tij do të jetë përgjegjëse për zhvillimet në vend dhe vonesat në procesin e integrimit.

Në një deklaratë nga Korça, kreu i shtetit ironizoi kryeministrin kur tha se nuk e ka marrë vesh akoma që president është vetëm Ilir Meta.

Unë për këtë çështje duhet të falënderoj mediat greke dhe përfaqësuesit e Greqisë që marrim informacion.Nuk është konsultuar me mua, por me ndonjë president tjetër vërdallë. Nuk e ka marrë vesh akoma që president është vetëm një, Ilir Meta”, tha kreu i shtetit.

Ilir Meta per kodin zgjedhor: Thirrja e tyre drejtuar presidentit për ta kthyer përsëri këtë akt në kuvend me qëllim kthimin në shina të marrëveshjes së 5 qershorit. Kjo ishte arsyeja kryesore për ti dhënë mazhorancës dhe një mundësi tjetër për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndryshe do të mbajë përgjegjësi të rëndë për ndryshimin e rregullave të lojës në mënyrë të njëanshme dhe vonesat në hapjen e negociatave.

Presidenti është shumë i qetë, është në një gjatësi vale me gjithë popullin shqiptar që pavarësisht referencave partiake dhe politike, apo populli pa parti i mërzitur me ta.Kuvendi kurrë në histiri nuk ka qenë në këtë gjendje jo kushtetuese. Populli kërkon paqe, qetësi dhe integrim europian dhe këto nuk mund të arrihen pa një reflektim. Mund të ishte bërë një kthim më i shpejtë por është bërë një punim shkencor për të gjitha strandardet që shkel ky vendim i njëanshëm që ka marrë kuvendi.

Presidenti Meta i kthen në Kuvend maxhorancës ndryshimet në Kodin Zgjedhor! Ja arsyet

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend, ndryshimet e miratuara në mënyrë të njëashme nga Edi Rama të Kodit Zgjedhor.Presidenti e ka shoqëruar kthimin e Kodit, me një listë të gjatë argumentimesh, se pse ky Kod Zgjedhor është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën.Sipas Presidentit Ilir Meta, me Kodin e ri zgjedhor vendi po shkon drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit favorizojnë partinë e tij në pushtet ku ndryshimet janë bërë në mënyrë të njëashme dhe janë anti demokratike. Meta ofron 81 faqe me argumente pra cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votës”

Teksa rendit arsyet, kreu i Shtetit, Ilir Meta thotë se qeveria përmes dhunës dhe shpërdorimit të procesit ligjbërës kerkon të manipulojë zgjedhjet.

Dëshiron të manipulojë zgjedhjet e 25 prillit 2021 në favor të Partisë Socialiste, përmes ligjit,
duke shfrytëzuar aktualisht edhe pozitën e Kryeministrit si kryesues i OSBE-së;
– Dëshiron të minimizojë fuqinë e shndërrimit të votës së qytetarëve opozitarë në mandate
parlamentare;
– Dëshiron të krijojë avantazhe për partinë e tij në procesin zgjedhor të 25 prillit 2021;
– Dëshiron të ulë besimin e publikut në tërësi dhe votuesve tek ky proces zgjedhor, në mënyrë
që të shmangë sa më shumë pjesëmarrjen në proces të votuesve opozitarë me qeverinë;
– Rrezikon që ta mbajë Shqipërinë jashtë Bashkimit Europian, duke shmangur çdo mundësi
llogaridhënie dhe duke e ri-etiketuar vendin, si një shtet që nuk mund të realizojë edhe sot
pas 30-vjetësh pluralizëm politik, zgjedhje të lira e të ndershme.

Kthimi në Kuvend vjen pak më shume se dy javë nga miratimi në Kuvend, pa konsensusin e opozitës jashtë parlamentare.

Dekreti i Presidentit

Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 118/2020 – Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit

D E K R E T

PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 118/2020
‘PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10019, DATË 29.12.2008, ‘KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË’,
I NDRYSHUAR’”

Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe të nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit nr. 118/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar”, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti dhe pjesë përbërëse e tij.

Konkluzione dhe përfundime

Kushtetuta jonë parashikon qartë se e drejta themelore për të zgjedhur dhe respektimi i parimit të pluralizmit politik, janë bazat e funksionimit të shtetit tonë, dhe secili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë këto parime. Sipas nenit 1, pika 3, e Kushtetutës, “qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike”.

Nga ana tjetër, neni 45 i Kushtetutës parashikon se: “çdo shtetas që ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet”. Koncepti kushtetues “të zgjedhë” apo “të zgjidhet”, nuk duhet të shihet dhe nuk mund të konsiderohet i përmbushur vetëm në aspektin formal të mundësisë së pjesëmarrjes së qytetarëve në votime. Koncepti kushtetues që çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë “të zgjedhë” apo “të zgjidhet” është i lidhur ngushtë me mundësinë efektive të qytetarëve për të zgjedhur alternativën më të mirë që u ofrohet.

Presidenti i Republikës, ka detyrimin që të mbrojë dhe respektojë pikën 2, të nenit 15, të Kushtetutës, ku sanksionohet se: “organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre”. Në këto kushte, kur ndryshimet ligjore të njëanshme që tentojnë të ndryshojnë rregullat themelore zgjedhore kur ka filluar procesi parazgjedhor dhe na ndajnë 5 muaj nga zhvillimi i fushatës zgjedhore, e mund të bëhen shkak që të cenohet ushtrimi efektiv i të drejtave kushtetuese të qytetarëve, Presidenti i Republikës ka detyrimin kushtetues që të kontribuojë në rivendosjen dhe realizimin e këtyre të drejtave, duke ndërmarrë çdo akt, apo masë proporcionale për rregullimin e situatës së krijuar.

Neni 3 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ndër të tjera, përcakton qartë detyrimin kushtetues për mbrojtjen e pluralizmit politik nga të gjithë. Kjo nënkupton jo vetëm ekzistencën e partive të ndryshme politike, por edhe mundësinë e tyre reale për të konkurruar, përfshirë partitë e vogla që duhet të kenë mundësi të barabrata për të përfaqësuar elektroatin që përfaqësojnë me programin e tyre politik. Të gjitha forcat politike dhe partitë duhet të kenë mundësinë që të konkurrojnë dhe që vota e tyre të konvertohet objektivisht në mandate sipas votave të marra në kushte të barabarta dhe pa pengesa, në zgjedhje të lira dhe të ndershme, si mundësia e vetme për të respektuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur dhe për t`u zgjedhur. 79 Ndryshimi i njëanshëm i rregullave themelore për zgjedhjet, bën që të cenohen ndër të tjera, edhe parimi i konkurrimit të lirë, parim ky për të cilin Gjykata Kushtetuese ka bërë një arsyetim shterues në vendimin nr. 32/2010.

Kjo nënkupton se ato dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje, por me kushtin që të garantohet liria e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë, si dhe konkurrim i lirë i të gjitha forcave politike, në përputhje me parimet kushtetuese dhe rregullat e mirëpërcaktuara ligjore. Është detyrë e të gjitha organeve shtetërore që ta mundësojnë këtë, në respekt të parimit të pluralizmit, me fokus të veçantë respektimin efektiv të së drejtës për të zgjedhur. Miratimi i këtyre ndryshimeve të njëanshme, pa dialog dhe konsensus, e mbi të gjitha duke ndryshuar rregullat pas përcaktimit të datës së zgjedhjeve, shumë afër kësaj date (25 prill 2021), do të jetë një shkak më shumë për bllokimin e procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian, do të minonte çdo mundësi për çeljen e negociatave dhe përmbushjen e kriterit kryesor të Kopenhagës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe do të dëmtonte imazhin e Republikës së Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe si kryesues i OSBE-së përgjatë vitit 2020, kur për vetë OSBE-në çështjet e standardeve zgjedhore janë thelbësore.

Më duhet t`ju risjell për të disatën herë në vëmendje një prej angazhimeve themeltare që Republika e Shqipërisë ka ndërmarrë në vitin 2006 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, marrëveshje kjo e cila është ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, me ligjin nr. 9590, datë 27.7.2006 “Për ratifikimin e ‘Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane e shteteve të tyre anëtare”, dhe ku përcaktohet qartë se për nënshkrimin e kësaj marrëveshje është mbajtur parasysh: “Angazhimi i palëve për rritjen e lirive politike e ekonomike që janë bazat themelore të kësaj marrëveshjeje, si dhe angazhimin e tyre për të respektuar të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës, përfshirë të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve kombëtare, si dhe parimet demokratike nëpërmjet një sistemi shumëpartiak me zgjedhje të lira e të ndershme”.

Por përkundër këtij angazhimi për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të cilat janë kriter kryesor i Kopenhagës, rezulton se në Shqipëri, nën kushtet aktuale, për mungesë përgjegjshmërie të Kryeministrit, dhe në thyerje të të gjitha standarteve europiane, vendi po shkon drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit favorizojnë partinë e tij në pushtet. Ndryshimet në sistemin zgjedhor në vitin 2008, që u bënë për interesa të partive të mëdha, sollën dobësimin e vazhdueshëm të rolit të qytetarëve në qeverisje. Ky ndryshim, edhe pse u bë pa dakordësinë e një numri të madh të partive politike, sërish nuk i ngjason aspak kësaj ndërhyrjeje që sot u bë në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, ku Kryeministri shmangu tërësisht dialogun mes forcave politike opozitare dhe mazhorancës qeverisëse, dhe shkeli marrëveshjen e arritur midis tyre.

Në atë kohë, përzgjedhja e modelit spanjoll elektoral, proporcional rajonal, siç u përshtat në legjislacionin e brendshëm, nisi të jepte goditjen e madhe për partitë e vogla, duke i përjashtuar nga përfaqësimi në Parlament. Kjo, e kombinuar me fuqizimin e pozitës së kryetarëve të partive, tkurrjen e kompetencave të organeve kushtetuese apo të pavarura, si dhe kufizimin deri në pamundësimin e aplikimit të referendumeve nga populli për çështje me rëndësi, ka sjellë mungesë përfaqësimi dhe një Parlament që sa vjen e dobësohet, e varet gjithnjë e më shumë nga ekzekutivi. Ky nuk është vullneti i sovranit i shprehur me referendumin e vitit 1998. Pasi në të dyja herët, në vitin 2008 dhe 2020, Kushtetuta e Shqipërisë ndryshon jashtë vullnetit të drejtpërdrejtë të shprehur nga populli përmes referendumit.

Ndërsa në dy ndryshimet e rregullave themelore zgjedhore, si në vitin 2008 dhe 2012, edhe pse kanë qënë ndryshime të bëra me dialog të pjesshëm, përsëri është kërkuar opinioni dhe certifikimi i këtyre ndryshimeve nga Komisioni i Venecias57. Ndërsa këtë herë, jo vetëm që nuk është kërkuar ky opinion, jo vetëm që janë bërë këto ndryshime të njëanshme në sistemin zgjedhor shumë vonë dhe shumë afër datës së zgjedhjes, por është refuzuar dhe kërkesa e opozitës për marrjen e mendimit dhe asistencës së OSBE/ODIHR.

Nëse mazhoranca qeverisëse do të kishte një vullnet të sinqertë për të realizuar një reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe standardeve ndërkombëtare, do të duhej që gjatë shqyrtimit në Komisionin e Reformës Zgjedhore, pse jo dhe pas konstituimit të Këshillit Politik, t`i ishte drejtuar si OSBE/ODIHR, ashtu dhe Komisionit të Venecias për marrjen e një opinioni për të gjithë masat shtesë që ajo (mazhoranca) dëshironte të realizonte në rregullat zgjedhore.

Ky veprim nuk u krye, duke mos respektuar as kërkesat e shprehura të Opozitës së Bashkuar. Pikërisht për këto arsye, që konstatojnë faktin se këto ndryshime të shpejta, të padialoguara dhe të pa dakordësuara, vetëm pak muaj para datës së zgjedhjeve, cenojnë jo një, por disa parime dhe të drejta kushtetuese, ashtu si dhe standardet, angazhimet dhe praktikën e mirë zgjedhore europiane; në mungesë të Gjykatës Kushtetuese funksionale; dhe në respektim të kërkesës zyrtare që më është paraqitur nga Kryetari i Opozitës së Bashkuar për marrjen e një opinioni pranë Komisionit të Venecias, si President i Republikës, në datën 21 tetor 2020, i jam drejtuar me një kërkesë urgjente Komisionit Europian për Demokraci përmes Ligjit (Komisionit të Venecias) për një opinion të specializuar dhe objektiv mbi këtë proces.

Presidenti i Republikës vlerëson se, pas kthimit në Kuvend të ligjit nr. 118/2020, mazhoranca duhet të reflektojë duke rishikuar qëndrimin e saj mbi këto rregulla të reja, dhe të sigurojë opinionin final nga Komisioni i Venecias, duke thirrur njëkohësisht dialogun gjithëpërfshirës përmes Këshillit Politik. Presidenti i Republikës ka bindjen se, me autoritetin e tij kushtetues, nëpërmjet këtij akti do të kontribuojë për ndërtimin e një shteti të së drejtës, demokratik e social për të garantuar një të drejtë themelore të njeriut, siç është e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Mbetem me besimin që, përmes këtij Dekreti, Presidenti i Republikës po krijon hapësirën e nevojshme kohore që mazhoranca qeverisëse të reflektojë dhe të vendos para interesave vetjake për mbajtjen e pushtetit, interesat e popullit shqiptar dhe të ardhmes europiane të tij. Bazuar sa më sipër, në mbështetje të nenit 85, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kam vendosur kthimin për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë të ligjit nr. 118/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.”

Dy mbrojtës mbeten në Ganë,Skënderbeu teste dhe miqesore per 11-shen ideale

Skënderbeu është në fazën përfundimtare të ndërtimit të ekipit dhe normalisht diçka e tillë po vlerësohet në maksimum nga trajneri Julian Ahmataj. Numri një i pankinës korçare vijon të mbajë të tijtë të karikuar, duke ndërthurur dy seanca stërvitore në ditë me testet miqësore.Nëse Denis Dovouna dhe Samuel Armah po stërviten me grupin, dy të tjerët vetëm njëri ka shanse që t’u bashkohet kuqebardheve.

Afati i ardhjes mbetet i papërcaktuar. Gazeta panorama mëson se Agbodzie Abei nuk do të vijë në Korçë dhe vendimi duket se ka qenë i klubit në këtë rast. Ata mendojnë se e kanë blinduar qendrën e mbrojtjes me Mërgim Shalën, Ditmar Bicajn e Harallamb Qaqin. Tërësisht ndryshe paraqitet situata për Jozef Ado Teteh. Ai do të kryejë disa ekzaminime, për shkak të një problemi fizik të pasur pak kohë më parë.

Burime nga klubi thonë për “Panorama Sport” se bëhet fjalë për një pubalgji dhe kjo e pengon 18-vjeçarin të bashkohet direk me ekipin në këtë “dritare” transferimesh. Vetëm pasi të zgjidhë problemet fizike, mbrojtësi i linjës së majtë mund të marrë rrugën drejt Shqipërisë dhe t’i bashkohet grupit.

TESTET – Me bojkotin që vazhdon, Skënderbeu po mendon që të mbushë fundjavën dhe mbajë ekipin në kushte loje. Julian Ahmataj ka vendosur të testojë të gjithë grupin e lojtarëve për të krijuar një ide më të qartë të formës së tyre dhe, pse jo, të ideojë 11- shen ideale.

Për këtë arsye numri një i pankinës korçare ka zgjedhur të bëjë dy miqësore brenda dy ditësh. Do të përballet fillimisht sot me Egnatian, ku me shumë mundësi do të ketë një alternim mes lojtarëve të ardhur së fundmi dhe elementëve të rinj në ekip.

Takimi do të luhet në Peqin, prej orës 15:00. Pas 24 orësh, pra të shtunën, kanë programuar një tjetër ndeshje. Por këtë herë korçarët do të matin forcat me një ekip elitar. Bylisi do të jetë mik në “Tropikal”, atje ku stafi teknik do të hedhë në fushë titullarët e piketuar ndoshta për javën e parë të kampionatit. Ky 90- minutësh do të startojë në orën 11:30 dhe më pas bardhekuqtë do të kenë dy ditë pushimi për të rigjeneruar forcat dhe energjitë.

Orë policore në Athinë, Selanik dhe qytete të tjera greke

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se në Athinë, Selanik dhe në qytete të tjera do të vendoset ora policore, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Ne kemi për qëllim që të zvogëlojmë qarkullimin dhe tubimet gjatë natës, që favorizon përhapjen e virusit”, tha Mitsotakis, gjatë një adresimi televiziv, ku njoftoi se veshja e maskave do të bëhet e obligueshme edhe në hapësirat e brendshme por edhe të jashtme, në qytetet më të goditura nga virusi. “Maska është vaksinë, derisa të zbulohet vaksina për koronavirusin”, tha kryeministri grek.

ORA POLICORE DO TE HYJE DITEN E SHTUNE dhe do të zgjasë nga mesnata deri në orën 05:00. Greqia në 24 orët e fundit ka regjistruar 882 raste të reja me koronavirus dhe 15 viktima.

“Ne kemi parë një rritje të numrit të rasteve të reja ditëve të fundit”, tha Mitsotakis, gjë për të cilën tha se ka ndodhur edhe për shkak të rritjes së testimeve.

NE GREQI,NE RAJONET VERIORE TE KOZANIT DHE KASTORIAS po aplikohen masa më të rrepta të mbylljes, për shkak të numrit të lartë të infektimeve.Mitsotakis tha se Greqia po vazhdon ta menaxhojë situatën me koronavirus më mirë se shumë vende të Evropës, por ai shtoi se dëshiron që të ndërmarrë më shumë masa në nivel lokal, për të shmangur një mbyllje të përgjithshme të vendit.Që prej fillimit të pandemisë, e deri më tani, Greqia ka regjistruar mbi 28 mijë raste dhe rreth 550 të vdekur dhe që nga muaji gusht, në këtë shtet kanë filluar të rriten rastet e reja me koronavirus./REL

Zvicër /mbahet referendumpër heqjen e ndryshimit të orës

Dështon përpjekja për referendumin e heqjes së kursimit të ditës në Zvicër.Keshtu të dielën, 25 tetor, Zvicra do të kthejë orët përpara dimrit që vjen.Një përpjekje për referendumin por qe ka dështuar për shkak të mungesës së mbështetjes publike.Aktivistët kishin shpresuar ta vendosnin çështjen në një referendum mbarëkombëtar nën ligjet e drejtpërdrejta të demokracisë në Zvicër por qe kishin nevojë për 100,000 nënshkrime para 20 Dhjetorit, 2020.Përpjekja u anulua në 20 tetor për shkak të mungesës së mbështetjes.Yvette Estermann, një zëdhënëse e fushatës dhe një përfaqësuese nga Partia Popullore Zvicerane e ekstremit të djathtë, tha se më pak se 50,000 nënshkrime ishin arritur.

“Qytetarët duket se kanë përparësi të tjera në këtë moment”, tha Estermann të Keystone DPA të martën.

Kursimi i ditës ka qenë një tipar në kalendarin zviceran që nga viti 1981.

Qepeni gojën, llapaqenë…

Nga Umberto Eco

Besoj se kanë kaluar tashmë rreth 15 vjet që prej kohës kur shkruaja se brenda disa dhjetëvjeçarësh Europa do të bëhej një kontinent me raca të përziera, por që procesi mund të kushtonte lot dhe gjak.Nuk qeshë një profet, thjesht një njeri me logjikë të fortë që shpesh i referohet historisë, i bindur se, duke mësuar atë çka ndodhur në të kaluarën, mund të kuptosh më mirë atë që do të vijë. Pa folur për atentatet terroriste, më mjafton gjithsesi të shoh se çfarë i trazon zemrat e njerëzve këto ditë. Në Francë, një profesor liceu shkruan në mënyrë kritike për fenë myslimane dhe rrezikon të bjerë viktimë.

Në Berlin, një pjesë e Moxartit, Idomeneo, anulohet sepse aty shfaqen kokat e prera jo vetëm të Jezusit dhe Budës, por edhe të Muhamedit.Nuk po flas për papën, që në perëndim të jetës së tij, duhej t’i binte mendjes që ekziston njëfarë dallimi midis një leksioni universitar të profesorit dhe ligjëratës së një ati të shenjtë, të transmetuar nga të gjitha televizionet dhe ndoshta, për rrjedhojë, duhej të ishte pak më i matur.Por ata që përdorin një citim historik si pretekst për një luftë të re fetare, nuk janë sigurisht njerëz që do të doja t’i kisha në krah.

Për rastin e profesorit francez ka shkruar një artikull të bukur Bernard-Henri Lévy: mund të jesh krejtësisht kundër me opinionin e tij, por duhet të mbrojmë të drejtën e tij për të shprehur një mendim të lirë për sa u përket feve.Sergio Romano shkruan në Corriere della Sera për rastin e Idomeneos, që po përpiqem t’jua sjell me fjalët e mia: nëse një regjisor i fiksuar mbas risive, vë në skenë një opera të Moxartit duke futur aty kokat e prera të disa themeluesve të besimeve, ndërkohë që Moxartit nuk i kishte shkuar kurrë nëpër mend kjo gjë, më e pakta që mund të bësh është ta kapësh me shkelma, por për arsye estetike dhe filologjike, po me shkelma duheshin zënë edhe ata regjisorë që shfaqin tragjedinë Edipi mbret, me aktorë të sajuar me kostume dopiopet me viza.

Dhe ja, po atë ditë, te gazeta La Repubblica, një muzikant i shquar si Daniel Barenboim, ndërsa pyet me mençuri nëse është vërtet në frymën e Moxartit të kuturisesh për skena të tilla, bën thirrje për të drejtat në art.Besoj që miku im, Danieli, do të ishte në një mendje me mua dhe do t’i vinte keq që vite më parë është kritikuar (ose ndaluar) vënia në skenë e Tregtarit të Venedikut të Shekspirit, sepse ishte frymëzuar nga një antisemitizëm i zakonshëm i epokës (nga Chauceri e më tej), por që e tregon personazhin e Shejlokut në një dritë humane dhe patetike.

Por ja përballë kujt gjendemi: frikës për të folur. Dhe lipset kujtuar që këto tabu nuk janë gjithmonë të lidhura me fundamentalistët myslimanë, por kanë filluar me ideologjinë e politically correct, e frymëzuar në vetvete nga respekti ndaj të tjerëve, por që tashmë të pengon, të paktën në Amerikë, të tregosh barsoleta, nuk po them për hebrenjtë, myslimanët dhe invalidët, por edhe për skocezët, gjenovezët, belgët, policët, zjarrfikësit dhe eskimezët, që nuk duhet të quheshin kështu, por që, nëse i quan ndryshe, askujt nuk do t’i shkonte në mend se për kë bëhej fjalë.

Njëzet vjet më parë jepja mësim në Nju Jork dhe, për të demonstruar se si analizohet një tekst, kisha zgjedhur, gati rastësisht, një tregim në të cilin (vetëm në një rresht) një marinar gojëshqyer e përshkruante vaginën e një prostitute “të madhe sa mëshira e…”) – dhe po vë tri pikat në vend të emrit të një hyjnie.Në fund të leksionit, m’u afrua një student që dukej qartë se ishte mysliman, i cili me shumë ndrojtje më qortoi për mungesë respekti ndaj fesë së tij.

Sigurisht, iu përgjigja që unë vetëm kisha cituar një vulgaritet të dikujt tjetër, por që, sidoqoftë, i kërkoja ndjesë. Një ditë më pas, futa në ligjëratën time një aluzion jo fort me respekt (edhe pse me humor) ndaj një figure të njohur të Panteonit të krishterë.Të gjithë nisën të qeshnin dhe studenti mysliman iu bashkua gazit të përbashkët. Në fund të mësimit, e kapa për krahu dhe e pyeta përse kishte treguar mungesë respekti ndaj fesë sime.Nisa t’i shpjegoja dallimin midis një batute me humor, duke përmendur ashtu kot emrin e Perëndisë dhe blasfemisë, dhe e ftova të ishte më tolerant.Ai kërkoi ndjesë dhe e kuptova që u bind. Ajo që ndoshta nuk e kapi mirë, është toleranca e skajshme e botës katolike.

Në një “kulturë” të mallkimit, një besimtar me frikë te Zoti, e përshkruan hierarkinë më të lartë me epitete që s’m’i nxë goja, e, në këto kushte, çfarë do të na skandalizonte më tepër?

Por jo të gjitha marrëdhëniet edukative mund të jenë paqësore dhe të qytetëruara, si kjo që pata unë me studentin tim. Në rrethana të tjera, është më mirë ta qepësh gojën.

Po çfarë do të ndodhte në një kulturë, në të cilën nga frika se mos bësh ndonjë gafë, as studiuesit nuk do të guxonin më t’i referoheshin (sa për të thënë) një filozofi arab?

Do të shkaktohej një damnatio memoriae, pra, bjerrja e një kulture të respektueshme e të shëndetshme nëpërmjet heshtjes. Dhe kjo nuk do t’i shërbente njohjes dhe të kuptuarit reciprok.

*Ese nga libri i Umberto Ecos “Pape Satan Aleppe”, kronika të një shoqërie të lëngshme/ Krizë e ideologjive, krizë e partive, individualizëm i shfrenuar