KOVID-19/E rëndë,ndrojne jetë moter e vëlla, pak orë larg njëri-tjetrit në spital

Tragjedi në familjen Bajlozi nga Prrenjasi, ku 6 orë pas mësueses së muzikës, Irena, ka ndërruar jetë edhe i vëllai i saj.Mesohet se motër e vëlla, prej 20 ditësh kuroheshin në shtëpi, ndërsa kishin dy javë që ishin shtruar në spital, pasi gjendja e tyre shëndetësore ishte përkeqësuar. Nga koronavirusi është e infektuar edhe bashkëshortja e Agron Balozit, e cila po trajtohet në shtëpi. Vdekja e mësueses, është e para në radhët e arsimtarëve në vend.Nuk dihet nëse mësuesja ishte infektuar në shkollë nga kolegët ose nxënësit, apo jashtë saj. Kujtojmë që mësuesja Irena Bajlozi kishte përjetuar një fatkeqësi disa vite më parë, ku djali i saj i vetëm, Skerdi,mbeti i vrarë gabimisht në 28 korrik të vitit 2013, në Vlorë, ku ishte me pushime tek halla e tij.Nje ngjarje, që ndodhi pas një sherri banal, mbetën të vrarë edhe dy shtetas të tjerë.

Ndersa se fundi mësohet se Agron Bajlozi punonte si efektiv i Policisë kufitare ne Qafë Thanë, ku edhe dyshohet se ishte infektuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Bashkia e Prrenjasit ka ndarë lajmin e trishtë për vdekjen e mësueses, për të cilën thotë se do të mbetet ikona e artit dhe e muzikës së qytetit.

POSTIMI

Qyteti i Prrenjasit është zgjuar sot nga një lajm i trishtë, ndarja e parakohshme e mësueses artiste Irena Bajlozi.

Një mësuese model që gjithë jetën e saj ia kushtoi artit, muzikës duke mësuar breza të tërë.

Irena mbetet ikona e artit dhe e muzikës në qytetin Prrenjas që punoi me pasion, përkushtim dhe profesionalizëm!

Kontributi dhe jeta e saj artistike do të jetojë gjatë mes miqsh, kolegësh, nxënësish, në secilin prej nesh.

U prehsh në paqe mësuese Irena Bajlozi!Ngushëllime familjarëve!

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: