U kapën duke transportuar 7 emigrantë, 3 të arrestuar,tension gjatë shoqërimit në Komisariat

Tre të rinj ranë në prangat e Policisë së Korçës, në kuadër të operacionit policor “Perimetri”, ndërsa gjatë shoqërimit të tyre në Komisariat ka pasur dhe momente tensioni.Sipas policisë, tre të ndaluarit nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe njëri prej tyre i kundërshtoi ata me dhunë, gjatë shoqërimit për në Komisariat.

Njoftimi i Policise :

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, në pranga 3 shtetas.

Tre të ndaluarit nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe njëri prej tyre i kundërshtoi ata me dhunë, gjatë shoqërimit për në Komisariat.Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Komisariatin e Policisë Pogradec dhe Forcat Operacionale “Shqiponja”, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• E. L., 28 vjeç, banues në Shkozet, Durrës.

• E. M., 29 vjeç, banues në Durrës.

• R. H., 24 vjeç, banues në Kavajë.

Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore se disa shtetas do të transportonin me dy mjete në drejtim të Tiranës, emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe bënë të mundur lokalizimin e mjetit tip “ML” me drejtues shtetasin E. M. dhe mjetit tip “Benz” me të cilin po udhëtonin dy shtetasit R. H. dhe E. L., të cilëve punonjësit e Policisë iu kanë bërë me shenjë të ndalonin, por këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të tyre për të ndaluar dhe janë larguar me shpejtësi.

Policia është vënë në ndjekje të dy mjeteve dhe bëri të mundur ndalimin e tyre dhe prangosjen e 3 shtetasve. Gjatë kontrollit, në mjetin tip “ML” u gjetën 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, këta shtetas, në bashkëpunim mes tyre, kundrejt fitimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu, shtetasi E. L. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit të tij për në ambientet e Komisariatit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: