Lejleku rikthehet në Maliq/ Prej gjysmë shekulli ishte zhdukur nga kjo zonë

Rikthehet pas 50 vitesh në Shqipëri për të folezuar, lejleku i rrallë Ciconia Ciconia në fushën e Maliqit.Në Shqipëri shpendët e rrallë janë shtuar dhe tashmë po bëhen vizitorë të përhershëm pas memorandumit për ndalimin e gjuetisë.Kjo zonë që dikur ka qenë shumë e populluar nga ky shpend tashmë mbart dy fole ndërkohë që specialistët jamë duke punuar në terren për të identifikuar dhe gjetur fole të reja.

Lejleku Ciconia ciconia është një shpend me gjatësi trupi 95-110 cm. Karakterizohet nga ngjyra e bardhë dhe pendët e fluturimit janë me ngjyrë të zezë. Karakterizohet nga ngjyra e kuqe e këmbëve dhe e sqepit.

Jeton në zonat rurale dhe preferon si ushqim bretkosa, gjarpërinj, brejtës, insekte dhe kafshë të tjera vertebrore dhe invertebrore që gjenden pranë lumenjve dhe liqeneve.Në Shqipëri, mbart statusin si specie e rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje, por kësaj radhe është shfaqur në Maliq.Në këtë stinë, i larguar në shtegëtimin e tij për mbijetesë lejleku ka lënë pas foletë të cilat dëshmojnë prezencën e tij gjatë ditëve të ngrohta

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: