Vrasja e këngëtarit, dënohet me 13 vjet burg kreu i “Agimit të Artë”

Më shumë se 500 vjet heqje lirie për 57 të akuzuarit e Agimit të Artë, prej të cilëve 30 pritet të shkojnë orët e ardhshme në burg, përmban vendimi i Gjykatës së Apelit në Athinë, në gjyqin më historik në Greqinë e pasluftës.Nikos Mihaloliakos, kryetari i Agimit të Artë, partisë greke të ekstremit të djathtë, shpallur nga gjykata më herët si organizatë kriminale, u dënua të mërkurën me 13 vjet burg.Gjykata, gjithashtu dënoi me burgim të përjetshëm, anëtarin e penduar të Agimit të Artë, Giorgos Roupakias, për vrasjen e vitit 2013 të reperit anti-fashist, Pavlos Fyssas.


Kryesuesja e gjykatës, Maria Lepenioti, i lexoi dënimin kreut të organizatës, Nikos Mihaloliakos dhe shtatë ish-anëtarëve të tjerë.

Kryetari i Agimit të Artë, Nikos Michaloliakos dhe gjashtë ish-deputetë, si dhe deputeti Ioannis Lagos u shpallën fajtorë javën e kaluar për “udhëheqjen e një organizate kriminale”.Të gjithë të pandehurit, përveç njërit, u dënuan me nga 13 vjet burg.

Agimi i Arte promovoi ide radikale të djathta dhe raciste në skenën politike. Gjyqi filloi në prill 2015 dhe zgjati për pesë vjet.

Prokurorët gjithashtu thanë se Agimi i Artë u kthye në një parti populiste neo-Naziste duke u kthyer në organizatë kriminale.Shpallja e Agimit të Artë organizatë kriminale javën e kaluar gjeti mbështetje popullore jashtë gjykatës.

Policia u detyrua të përdorë gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që kërkuan dënime të rënda për anëtarët e partisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.