REKORD INFEKTIMESH/203 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR,17 TE PREKUR NE KORCE

Rekord infektimesh në 24 orët e fundit nga COVID19 në Shqipëri.Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 1351 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 203 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej të cilëve 17 janë në Korce, dhe 6 persona ne Pogradec.Janë shëruar 87 qytetarë,ndersa 5 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

E Plote

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1351 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 203 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.Janë shëruar 87 qytetarë, duke e çuar në 9762 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 59 vjeçare nga Elbasani, një 79 vjeçare nga Vlora, një 87 vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi: 66 dhe 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se nga data 15 Tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.Bëjeni mbajtjen e maskës pjesë të sjelljes tuaj të përditshme për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj. Mos neglizhoni për asnjë moment ruatjen e distancimit fizik prej të paktën 1.5 m dhe kujdesuni për higjienën personale.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (14 Tetor 2020)

  • Raste të reja ditore         203
  • Të shëruar ne 24 orë       87
  • Humbje jete në 24 orë    5
  • Testime ditore                 1351
  • Testime totale                  102,004
  • Raste pozitive                  15955
  • Raste të shëruara              9762
  • Raste Aktive                    5759
  • Humbje jete                     434

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 2890
  • Durrës 593
  • Shkodër 426
  • Korçë 325
  • Fier 306
  • Lezhë 290
  • Elbasan 246
  • Vlorë 208
  • Berat 168
  • Kukës 159
  • Dibër 82
  • Gjirokastër 66

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.