Vrasje dhe krime, Gjykata greke jep dënimet për anëtarët e “Agimit të Artë”, në burg gjithë partia

Drejtuesit, organizatorët dhe anëtarët e lëvizjes neonaziste greke ”Agimi i Artë” zyrtarisht një organizatë kriminale janë njohur sot me dënimet nga Gjykata në Athine.
Bie në sy se figurat më kryesore dhe zërat më të fuqishëm, si Micholiakos, Janis Lagos, Kasidiaris, Pappas apo Panagiotaros janë dënuar me dhjetëra vite burg, teksa dënime më të ulëta ka pasur edhe për anëtarë të tjerë që kanë bashkëpunuar në vrasje, plagosje, dhunime emigrantësh apo që kanë kontribuar në pjesëmarrjen në këtë organizatë.

Ndërkohë me burgim të përjetshëm është dënuar vetëm Jorgios Rupakias për vrajen e këngëtarit Pavlos Fisas. ”Agimi i Artë” u inkuadrua në Greqi si një lëvizje e re politike por ekstremiste djathtë me nota të theksuara neonaziste. Hetimi për periudhën 2012-2015 u përmbyll pas 5.5 vitesh dhe shumë drejtuesë dhe anëtarë të kësaj lëvizje u dënuan me burg për vepra të ndryshme kriminale pasi tashmë edhe vetë ”Agimi i Artë” është zyrtarisht një organizatë kriminale në Greqi dhe kjo është përshëndetur nga partitë kryesore greke.


DËNIMET PËR DREJTUESIT E AGIMIT TË ARTË

  • Nikos Mihaloliakos, kryetar 13 dhe 1 vit
  • Janis Lagos, eurodeputet aktualisht 13 vjet dhe 1 vit dhe 6 muaj
  • Ilias Kasidiaris 13 vjet + 1 vit
  • Kristo Papa 13 vjet + 6 muaj
  • Ilias Panagiotaros 13 vjet
  • Georgos Germenis 13 vjet+ 1 vit
  • Artemis Mattheopulos 10 vjet

Për vrasjen e Pavlos Fisas

  • Jorgios Rupakias
  • Burgim i përjetshëm + 10 vjet për anëtarësim në organizatë kriminale
  • Grupi tjetër pjesëmarrës në vrasje dhe organizatë, nga 5 vjet deri në 8 vjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.