Halloween, festa që po merr përmasa të mëdha edhe në Shqipëri

Kudo në botë por edhe në Shqipëri, kohët e fundit po festohet data e ringjalljes të të gjithë shpirtrave sipas gojëdhënave dhe legjendave që prej viteve 1745. Festa e Halloween në SHBA, njihet si festa e dytë që festohet më shumë pas Krishtlindjeve.Në Shqipëri, kjo festë po merr përmasa të mëdha duke u bërë – ditë e veçantë për të rinjtë të cilët dalin natën të festojnë duke veshur kostume që personifikojnë personazhë të frikshëm të frymëzuar nga filmat thriller ose kostume të personasheve të show bizz që kanë krijuar një stil të tyre.

Këtë vit në rrjetet sociale online si “Facebook”, “Twitter” apo forume të tjera online po organizojnë konkurse të ndryshme për të zgjedhur kostumin më të bukur që kanë përdorur të rinjtë.

Kungulli më i rëndë në botë, sipas rekordeve “Guinnes”, është prodhuar në vitin 2010 në New Richmond, në Wisconsin, nga Chris Stevens: fermeri rriti një “monstër” prej 822 kilogramësh, me një perimetër 4,6 metrash, që u ekspozua në Kopshtin Botanik të Bronksit, në Nju Jork. Rreth 90% e peshës së tij përbëhet nga uji. Një kungull rekord mund të rritet 15 kilogramë në ditë dhe të arrijë përmasat e një makine breshkë tip “Volkswagen”.

Halloween-i është një festë që pritet me padurim nga fëmijët, por këtë vit ajo është kushtëzuar shumë nga pandemia që ka mbërthyer gjithë botën.Zakonisht, fëmijët për Halloween zgjedhin të vishen me maskat e tyre të preferuara, të frikshme apo jo, të dalin në lagjet e tyre.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.