Rajoni mes Turqisë dhe Greqisë, pranë qytetit të Izmirit u godit dje nga një tërmet me magnitudë 6.9 ballë i shkallës rihter. Pasojat e këtij tërmeti janë tragjike si në dëme materiale ashtu edhe në jetë njerëzore.Ndersa nje lajm i hidhur raportohet nga Izmiri i Turqisë.Mes viktimave nga tërmeti shkatërrimtar është dhe një grua shqiptare e Kosovës se bashku me bashkeshortin,te cilet ishte shpërngulur që herët në vitin 1954 në Turqi.E ndjera është Nazmiye Doraya (Nazmie Doraja) 62 vjeçe nga Prishtina dhe burri i saj Bajram Dogruja 73vjeç.Ajo është gjetur nën rrënojat e pallatit e përqafuar me të birin, Malik Tahirleri cili për fatin e mirë ka shpëtuar dhe gjendet në spital.Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Ankara, e cila në një status në Facebook ka konfirmuar se dy persona nga familja Doğrayan në Izmir kanë vdekur si pasojë e tërmetit.Autoritetet turke kanë konfirmuar se të paktën 35 persona kanë vdekur në Izmir,ndersa, autoritetet greke kanë konfirmuar per dy persona te vdekur në ishullin grek Samos.Ekipet e shpëtimit në Izmir po vazhdojnë punën për të nxjerrë të mbijetuar të tjerë që gjenden nën rrënoja. Sipas autoriteteve turke, 180 persona vazhdojnë të jenë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

