E gjithë Greqia dhe ishulli Samos kanë mbajtur zi për vdekjen e dy të rinjve, Aris 17 vjeç dhe Claire 15 vjeçe, të cilët i zuri sipër një mur që u shemb si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit që godi ti dje Turqinë dhe Greqinë.Sipas banorëve, dy fëmijët ishin larguar nga shkolla dhe po ktheheshin në shtëpi kur kaluan në rrugën e ngushtë, të cilën e përdornin pothuajse çdo ditë, shkruajnë mediat greke.Dyshja që humbën jetën nën rrënojat e një muri që u dhemb pas tërmetit të fortë, kishin një lidhje sentimentale me njëri-tjetrin. Dy të rinjtë, vajza 15 vjeçe dhe një djalë 17 vjeç, u gjetën të vdekur dhe të përqafuar me njëri-tjetrin. Ditëndjen e vajzës e kishin festuar bashkë së fundmi dhe siç shihet në foto kishin pozuar me numrin 15 në duar. Por, mesa duket, fati deshi që ata të vdisnin bashkë, pikërisht siç një çift i dashuruar i premtojnë njëri-tetrit.

