Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 1725 testime ditore ku kanë rezultuar pozitivë 396 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej tyre 6 raste jane ne Korcë dhe 1 ne Pogradec.Janë shëruar 105 qytetarë,ndersa e kanë humbur jetën 4 qytetarë, thuhet në njoftimin e MSH.
NJOFTIMI I PLOTE :

Vihet re se një rekord i ri i rasteve të reja në 24 orë është shënuar, me 396 të infektuar. Kështu në total numri i të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 22.300.Fatkeqësisht gjatë këtyre 24 orëve kanë humbur jetën edhe katër qytetarë., duke e çuar numrin e viktimave në 536.Fatmirësisht janë shëruar edhe 105 qytetarë, duke e rritur në 11.578 numrin e pacientëve që e kanë fituar betejën me COVID.
278 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, nga 11 raste në Elbasan dhe Pukë, 9 raste në Lushnje, 8 raste në Shkodër, Sarandë, 6 raste në Korçë, Kukës, Mallakastër, Gjirokastër,5 raste në Fier, Tepelenë, Dibër, 4 raste në Përmet,3 raste në Lezhë dhe Peqin, 2 raste në Delvinë, 1 rast në Krujë, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Pogradec.
Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 338 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 5 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 64 vjeçar nga Vlora, një 65 vjeçar nga Fier, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19, mbani maskë në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik, lani dhe dezinfektoni duart sa më shpesh.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.Lutemi të qëndroni të izoluar nëse jeni të konfirmuar me covid19 apo në pritje të përgjigjes së testimit.
COVID-19 – Statistika (4 nëntor 2020)
- Raste të reja ditore 396
- Të shëruar ne 24 orë 105
- Të shtruar në spitale 338
- Humbje jete në 24 orë 4
- Testime ditore 1725
- Testime totale 131.547
- Raste pozitive 22.300
- Raste të shëruara 11.578
- Raste Aktive 10.186
- Humbje jete 536
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5163
Durrës 921
Fier 788
Korçë 634
Shkodër 574
Lezhë 454
Elbasan 457
Vlorë 423
Berat 289
Kukës 221
Gjirokastër 160
Dibër 102
