FT| Teuta 1- 1 Skënderbeu/start pozitiv,ujqerit tregojne peshe fanelle

Ka startuar në orën 16:45 në “Niko Dovana”,sfida e vlefshme për javën e parë të kampionatit ajo mes Teutës dhe Skënderbeut. Një përballje interesante,e ekulibruar ku ujqerit rikthen me nje loje te mire dhe nje paraqitje dinjitoze ne trasferten e Durresit, ku me pak fat mund te kishin marre 3 pike te merituara pasi ishte Mensah ne min 94 ‘,qe shperdoroi nje rast te arte i vetem me portierin Frasheri duke humbur mundesine per 3 pike te arta.

Spikat Jorgo Meksi,nje ndeshje pozitive per kapitetin e ri te Skenderbeut,qe me cilësitë e tij mund të konsiderohet një futbollist i perspektives… qe mund të rritet shumë në të gjitha aspektet, pasi zotëron një talent të jashtëzakonshëm.

FT: TEUTA-SKËNDERBEU 1-1

Hebaj 10′ / Meksi 34′

90+4′ E pabesueshme çfarë humbet Mensah i vetëm përballë portierit Frashëri. Një mundësi e humbur me vlerë 3 pikë për korçarët.

34’ GOOL SKËNDERBEU 1-1/ Vendoset baraspesha në “Niko Dovana”.

Kapiteni Jorgo Meksi, realizon nga një distancë e konsiderueshme, pas përplasjes së portierit Frashëri me Emiliano Vilës. Mbrojtësi përfiton nga kjo dalje e gabuar e gardianit korçar duke tundur rrjetën.

10′ GOOOOL TEUTA 1-0/ Rubin Hebaj kalon në avantazh durrsakët. Pas një harkim nga këndi. Sulmuesi shkodran godet me kokë. I ndihmuar edhe nga devijimi i Mensah, topi shkon në rrjetën e portës së Dajsinanit.

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi,E. Vila, Avdyli, L.Vila, Bregu, Hebaj. Trajner: Edi Martini.

SKËNDERBEU: Dajsiniani, Meski, Bicaj, Qaqi, Govori, Berisha, Dumfour, Mara, Rrapaj, Pusi, Mensah. Trajner: Julian Ahmataj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.