Ai eshte nje nga aktoret me te mire te humorit ka qene dhe mbetet nje ikone e humorit.Zeneli jetoi për disa kohë në Amerikë, atje ku familja e tij vazhdon të jetojë aktualisht.Ai tregoi se ishin fëmijët e tij ata që kërkuan që babi i tyre ti rikthehej aktrimit, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka zgjedhur të qëndrojë në Amerikë me djemtë e tyre.
“Unë kam dy djem të mrekullueshëm, Sardin dhe Anxhin. Ata kur u shkolluan të dy më dhanë leje të kthehesha sërish në profesionin tim.Ime shoqe nuk donte, donte të ndiqte jetën e atyre dhe bëmë këtë zgjidhje. Djemtë janë 28 dhe 26 vjeç”, tha Zeneli.

Xhevahir Zeneli Lindi ne Erseke, Interpretimi i tij ra ne sy per natyren e shpenguar, mimiken shprehese, te foluren karakteristike, veti qe u shperfaqen sidomos ne portretizimin e njerezve dembele, dinake, arrakate, naive, frikacake, burra nen autoritetin e grave, te shefave etj.Ka interpretuar edhe ne 8 filma artistike, ku spikati me rolin e Koles te Kur hapen dyert e jetes (1986), e Danes te Shkelqimi i perkohshem (1988), e berberit te Rrethimi i vogel (1988), e drejtorit te muzeut te Revolja e heroit (1995), Dashuri me krismat, Oreksi i madh.
