Një tjetër person publik është infektuar me Covid-19. Bëhet fjalë për Megi Pojanin, e cila ka njoftuar në rrjetet sociale se është prekur nga virusi.Lajmin e ka konfirmuar vetë bukuroshja përmes rrjeteve sociale ku ka bërë të ditur lajmin, postim të cilin e ka fshirë më pas.Duket se ky vendim për ta ndarë lajmin publikisht e dyzoi Megin duke e fshirë postimin, sipas Prive.al.Megi mendohet se do të qendroje dy javë e izoluar teksa na mbetet të presim për një reagim publik nga ana e saj.
Deri tani kanë qenë disa figura publike që janë infektuar nga Covid-19, si: Florjan Binaj, Stresi, Art Abazi, Nora Malaj, Rajmonda Bulku, Koço Devole, Gent Sejko, Gerta Shino, Agron Llakaj, Albin Kurti, Blerina Gjylameti, Xhani Shqerra, Alketa Vjesiu, Valton Krasniqi, Xherdan Shaqiri, Silva Bino, Arjola Shehu, etj.

