MOTI/JA SE CFARE PARASHIKOJNE SINOPTIKANET PER DITET NE VIJIM

Motit te kthjellët dhe diteve me diell duket se po u vjen fundi. Sipas parashikimit te sinoptikanëve, pritet një përkeqësim i kushteve atmosferike për vendin tonë.Meteorologët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak kanë njoftuar se moti pritet të nisë i vranët që në orët e para të ditës, shoqëruar me reshje shiu të dobëta lokale.Ndërkohë nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat në zonën e qendrës dhe atë të jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme në formën e shtrëngatave dhe lokalisht stuhi afatshkurtër.

Nga ana tjetër, ditën e premte rikthehet moti i kthjellët dhe orët me diell përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në pjesën më të madhe të territorit pasi zona e verilindjes mbetet me mot me vranësira mesatare deri të dendura.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.