PARLAMENTI BRITANIK MIRATON MBYLLJEN PËR NJË MUAJ RIKTHEHET KARANTINA NË DISA VENDE TË EUROPËS

Masat e reja shtrënguese hynë në fuqi një ditë më parë Austri, Greqi dhe Suedi, pas një mbyllje të pjesshme të vendosur në Gjermani të hënën dhe rregullave më të rrepta në Itali, Francë dhe Kroaci. Britania e Madhe përballet me një karantinë gati totale nga e enjtja e kaluar, megjithëse shkollat dhe universitetet do të qëndrojnë të hapura. Infeksionet u rritën në Rusi, ku autoritetet raportuan mbi 18 mijë raste të reja. Ishte dita e pestë radhazi që tejkalohej kjo shifër. Rusia mban vendin e katërt në botë për numrin e të infektuarve. Franca pavarësisht karantinës që ka nisur të zbatojë, vijon të mbetet vendi europian më i prekur momentalisht nga Covid. Autoritetet raportuan në 24 orët e fundit 36 mijë infektime dhe 854 jetë të humbura.

Në Itali, Kryeministri Giuseppe Conte firmosi mbrëmjen e së martës një dekret duke vendosur më shumë masa në vend. Dekreti ndalon njerëzit të hynin ose të dilnin nga rajonet më të goditura të vendit duke mbyllur të gjitha dyqanet jo thelbësore në ato vende. Gjithsesi aty shifrat mbeten të larta, teksa në 24 orët e fundit u raportuan për 28 mijë raste të reja dhe 353 viktima.

Situata e pandemisë është përkeqësuar në Britaninë e Madhe. Rritja e rasteve pozitive dhe e viktimave si pasojë e COVID-19 ka bërë që Parlamenti Britanik të miratojë bllokimin njëmujor.Është miratuar kështu me 516 vota pro dhe 38 kundër, propozimi i kryeministrit Boris Johnson. Pro vendimit ka votuar edhe Partia Laburiste në opozitë, e cila e akuzoi kryeministrin Jonhson, se vendimin për mbylljen e ka marrë vonë.Në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe humbën jetën si pasojë e koronavirusit 492 persona, ndërsa janë regjistruar 25,177 raste pozitive.

Bllokimi i pjesshëm duket se po jep rezultate në Holandë ku autoritete folën për një rënie të lehtë të infektimeve të reja në krahasim me javën e kaluar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.