Sot janë luajtur gjitha ndeshjet e Kupës së Shqipërisë të vlefshme për turin e dytë., Skënderbeu Partizani dhe Kukësi, janë 3 ekipet e Superiores, që kanë siguruar një biletë për më tej.Surpriza më e madhe ka qenë Tirana, e cila është eliminuar pas humbjes minimale 1-0 ndaj Korabit. Ndeshja e bardhebluve me dibranët shkoi në shtesa, por në minutën e 119-të, bardheblutë u befasuan nga skuadra e drejtuar nga Klevis Dalipi.
Skenderbeu shfaq pretendime serioze per fitimin e Kupes se Republikes .Emri dhe logo e klubit shpreh ambicie të mëdha per treguar potencialin e tyre të vërtetë.Kete vit edhe pse nje ekip me moshe mesatare te re ….koha ne te ardhmen do te ndikoje për t’u lidhur si grup.
Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe Bylisi, skuadër që u mposht po në minutat shtesë nga skuadra e Dinamos. “Nëndetësja Blu” tregoi edhe njëherë që në këtë sezon do të tentojë seriozisht rikthimin në elitë, pasi cilësitë dhe financat nuk mungojnë.Nga ana tjetër, Partizani, Kukësi dhe Teutën bënë detyrën duke fituar respektivisht me Apoloninë, Besën dhe Kastriotën.

Të kuqtë iu falën një goli të shënuar nga Broën, ndërsa verilindorët triumfuan me përmbysje falë golit të Limajt dhe Ibraimit. Ndërkohë Teuta “masakroi” krutanët duke fituar me rezultatin e thellë 5-0.
Më poshtë njihuni me rezultatet e ditës së sotme të arritur në Kupën e Shqipërisë:
Grupi A
Tirana – Korabi 0-1
Teuta – Kastrioti 5-0
Bylis – Dinamo 1-2
REZULTATET, GRUPI B:
KUKËSI-BESA 2-1
Limaj 67′ , Ibrahimi 72’/ Koleci 8′
SKËNDERBEU-POGRADECI 3-0
Berisha 13′ , Mensah 57′, 66′
PARTIZANI-APOLONIA 1-0
Braun 19′

