Tirana shkarkon Emanuel Egbo. Pas rezultateve negative në ndeshjet e fundit, sidomos ditën e sotme pas eliminimit nga Kupa nga skuadra e Korabit, drejtuesit kanë vendosur t’i japin dorën teknikut nigerian.
Njoftimi i klubit Tirana :
Klubi i Futbollit Tirana njofton shkarkimin e trajnerit Emmanuel Egbo.
Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara.
Klubi e falenderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi.
Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të vecantë të suksesit në sezonin e shkuar njeriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo!

