Një i ri 23 vjeçar ka gjetur vdekjen gjatë një aksidenti në punë në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Veneto, ku viktimë ka mbetur i riu Sajmir Thartori, banues në zonën e Veronës.Ai ra nga një lartësi rreth 8 metra, teksa instalonte një tharëse në një fermë në Sant’Apollinare, në provincën e Rovigos.Gjendja e tij ishte shumë e rëndë që në fillim, duke u shtruar në kujdesin intensiv.Rënia nga 8 metra lartësi rezultoi fatale, pavarësisht se mjekët provuan gjithçka që ishte e mundur për ta shpëtuar, raportojnë mediat italiane.
Nga konstatimet e para, nuk duket se kishte ndonjë parregullsi në kompani, por hetimet vazhdojnë nëse ishte një aksident tragjik në punë apo nëse vdekja e punëtorit ka ndodhur për shkak të diçkaje tjetër.

