Greqia alarmohet pas lëvizjes së fundit të Turqisë/Rikthehet tensioni

Vetëm disa javë ka zgjatur qetësia mes Turqisë dhe Greqisë. Ankaraja ka nisur sërish përshkallëzimin e tensioneve, pasi anija “Oruc Reis” ka nisur lëvizjen dhe kërkimet në det deri më 23 nëntor. Mediat greke raportojnë se anija turke ndodhet më pak se 20 milje në lindje të Rodosit. Zona e studimit nga turqit është përcaktuar 12 milje nga Rodosi, duke paralajmëruar se do të afrohet akoma më shumë.Greqia i dërgoi një mesazh të fortë Turqisë.

“Ky veprim shton përshkallëzimin gjithnjë në rritje të sjelljes delikuente turke në Mesdheun Lindor.”Ne e dënojmë atë në mënyrën më kategorike dhe presim që ajo të diskutohet plotësisht në Këshillin e ardhshëm Evropian në Dhjetor” thekson Athina.

Sot Presidenti turk Erdogan do të jetë në qytetin Famagusta të Qipros turke për të marrë pjesë në festimet e 37-vjetorit të ndërhyrjes ushtarake turke në këtë zonë kur mori kontrollin e saj.Erdogan do të shoqërohet nga disa ministra të kabinetit turk. Por pala greke e sheh sërish si provokim nga Turqia në “frontin e dytë” këtë lëvizje, pas lundrimit të anijes Oruc Reis pranë ishullit Rodos.Tensionet në Mesdhe vijojnë prej disa muajsh, por pas tërmetit tragjik ujërat u qetësuan, por vetëm për disa ditë, pasi konflikti u rikthye sërish.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.