Mediat greke raportojnë se kreu i Kishës së Greqisë, Ieronimos ka rezultuar pozitiv me koronavirus në testin e fundit që ka kryer. Kleriku i lartë është shtruar në një spital të Athinës ku po mbahet nën kontroll nga mjekët dhe shfaq simptoma të mesme.82-vjeçari, Ieronimos është kreu i Kishës në kombin e devotshëm prej 11 milionë banorësh që e identifikojnë veten si të krishterë ortodoksë grekë.Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se 82-vjeçari është dërguar për kurim në Spitalin Evangelismos të Athinës, në të njëjtin spital ku një javë më parë u dërgua nga Tirana, kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Disa ditë më parë Ieronimos është takuar dhe me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, i cili ka kryer dy testime në 7 ditët e fundit dhe ka rezultuar negativ.

