Covid-19 i merr jetën drejtorit të Pallatit të Kulturës Librazhd,ishte baba i tre fëmijëve

Arianit Alliu, drejtor i Pallatit të Kulturës në Librazhd është ndarë nga jeta pasi nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19.Bëhet me dije se Alliu ishte 46 vjeç dhe nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese. Fax Neës shkruan se Alliu ka ndërruar jetë sot në Tiranë, ndërsa në qytetin e Librazhdit ka pllakosur zia. Ai ishte baba i tre fëmijëve.
Alliu ka qenë organizator i mjaft aktiviteteve në qytetin e Librazhdit, ndërsa prej vitesh ka stërvitur grupe të rinjsh për të mësuar vallet tradicionale të vendit, duke fituar edhe disa konkurse.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.