I infektuar me Covid-19, Etrit Berisha dërgohet në spital

Portieri i Shqipërisë Etrit Berisha është shtruar në spital. Gardiani i SPAL-it dhe kombëtares është infektuar nga koronavirusi, ndërsa klubi italian raporton se 31-vjeçari është dërguar në klinikën e Konas.Në njoftimin e klubit të Serisë B nuk thuhet se cila është gjendja e gardianit.Pas ndeshjes me Bjellorusinë, Berisha nuk ka luajtur me SPAL-in në 3 ndeshjet e fundit. Berisha rezultoi i prekur me koronavirus prej datës 27 nëntor, menjëherë sapo u kthye në Itali. Prej asaj periudhe, klubi i Spal vendosi që portieri të qëndronte në karantinë, duke mos patur kontakt me asnjë person. Shqetësimi lidhet me faktin, që gjashtë ditë pasi u konfirmua i prekur, 31-vjeçari u shtrua në spitalin e Ferraras.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.