Flet xhaxhai i 25-vjeçarit që u vra nga policia: Ka qenë i sëmurë, nuk ka pasur armë me vete

Xhaxhai i Klodjan Rashës, 25-vjeçarit i cili u qëllua për vdekje gjatë natës nga policia në Tiranë, pasi nuk iu përgjigj urdhrit për të ndaluar, mohoi që nipi i tij të ketë qenë i armatosur.Hasan Rasha tha për gazetarët se 25-vjeçari ka qenë i sëmurë dhe për këtë është kuruar me ilaçe dhe ka qenë edhe i shtruar. Ai shprehet se viktima është djali i një ish-oficeri dhe kërkon që kjo ngjarje të zbardhet deri në fund.

Në fillim na thanë djali është arrestuar nga policia. Dhe ky ka shkuar sikur është arrestuar. Pastaj kanë thënë se djali ka bërë aksident me policinë. Pastaj kanë thënë se ka vdekur.

Djali ka dalë për të pirë kafe. Ka pasur dy kokrra hurma në dorë i ka lënë në ballkon. Kërkojmë që kjo të zbardhet deri në fund.Vëllai më ka thënë se djali nuk ka pasur asgjë me vete se nuk ka armë në shtëpi. Apelin policisë prej nesh që këtë punë ta zbardhë deri në fund si të jetë në punë”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.