E rende /Covid i merr jeten mjekut 47-vjeçar

Koronavirusi shënon një tjetër viktimë në radhët e bluzave të bardha në vend. Covid-19 është treguar i pamëshirshëm duke i marrë kështu jetën mjekut, gjinekolog Leonard Kamberi nga Vlora i cili ishte në pritje të fëmijës së tij të parë, aq të dëshiruar.Mjeku, ishte i shtuar prej 2 javësh në Spitalin Infektiv në Tiranë. Gjendja shëndetësore e tij është rënduar tre ditët e fundit dhe i ndjeri nuk mundi të jetonte.

Kamberi do të bëhej baba për herë të parë, por që Covid-19 i preu ëndërren në mes duke mos u gëzuar me ardhjen e fëmijës në jetë.

Leonard Kamberi ka punuar në Maternitetin e Vlorës ndërsa aktualisht punonte në një klinikë private dhe ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik, të Universitetit të Vlorës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.