Dogjën sendet e selisë së Partisë Socialiste, ndërhyn FNSh, hidhet gaz lotsjellës te protestuesit

Pasi protestuesit bastisën e dogjën gjithçka gjetën, ka ardhur dhe ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat kanë hedhur dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.Policia ka krijuar gardh pranë selisë së PS-së që tashmë është mbuluar nga tymi e zjarri i vendosur sendeve në rrugën përpara.

Protestuesit janë larguar, duke u spostuar disa dhjetëra metra dhe kanë hyrë nëpër rrugica, ndërsa ka dhe efektivë policie të shpërndarë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.