Ka nisur rreth orës 11:15 në qytetin e Shkodrës protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, që ka hyrë sot në ditën e katërt të saj. Ndërsa protestuesit marshojnë në pedonalen e qytetit thërrasin vazhdimisht “Rama ik”, “Polici e krimit!”, ndërsa bëjnë thirrje për te vendosur drejtësi për Klodianin.
Protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta selinë e Partisë Socialiste.Ata kanë thyer derën kryesore dhe dritaret e godinës.

