Reperi i njohur Arkimed Lushaj është arratisur në Kosovë pasi u shpall në kërkim policor si organizatori i protestës së dhunshme për vrasjen e Klodian Rasha. Ndërkohë që kërkohej në banesën e tij në Tiranë, ai në një rrëfim për Prive, tregon se si arriti të dilte nga Shqipëria.Kujtojmë që Stresi ka qenë aktiv në protestat e mbajtura në Tiranë këto tre netët e fundit, madje i ka dedikuar edhe një këngë Klodian Rashës.
“Ishte shumë e vështirë se dje pas proteste janë dhënë urdhra që Stresi djali i Sali Lushës të merret në Drejtorinë e Policisë. Është shumë e vështirë me dal prej turme. Kemi dal, jemi bllokuar në një vend, u futëm në një kafene, kur pamë që protestuesit u drejtuan të Drejtoria, e kemi dit që krejt forcat policore shkojnë aty.
Kemi marrë një shok temin që punon me makinat e varrimit. Vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës. I përshëndes krejt cunat që më prunë në Kosovë”, tha ai.
https://www.instagram.com/p/CIrUVAvp1UT/?igshid=13c1kg4km9h7z
