Greqia është goditur nga një tërmet vetëm pak minuta më parë,rreth ores 22:02 te mbremjes se sotme,ku sipas EMSC magnituda ishte 3.9 e shkallës Richter.Epiqendra ishte 104 km larg nga Larisa, por ajo që i ka bërë lëkundjet e fuqishme ishte thellësia vetëm,9 kilometër.
Deri më tani nuk është raportuar asnjë i lënduar apo dëm material, ndërkohë që pritet raportimi i autoriteteve greke.
Kujtojmë se vetëm pak javë më parë Greqia u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë 6.8 të shkallës Richter, i cili e kishte epiqendrën në Turqi, aty ku la edhe shumë viktima dhe dëme materiale.
Në muajt e fundit, në ishujt grekë, e po ashtu edhe në Turqi kanë qenë të shpeshta lëkundjet për shkak të tërmetit.

