Historia e Mirelës dhe Arbenit.Nena nga Korça nuk i pranon….

Ata kanë kaluar gjithë jetën duke menduar se janë vëlla e motër, pasi janë rritur të dy në shtëpinë e fëmijës.Sot kanë shkuar në emisionin “Ka një mesazh për ty”, dhe kanë kërkuar nënën biologjike por janë zbuluar të vërteta të dhimbshme për të dy.

Arbeni dhe Mirela (54 vjeç) në fakt janë lindur nga nëna të ndryshme.Gazetari i E diela shqiptare ka shkuar në shtëpinë e Ismetes, nënës së Arbenit e cila nuk e ka pranuar që ka vajzë por as djalin.Ajo thotë se ka qenë e dashuruar me një djalë nga Shkodra, por ai ishte i fejuar që në djep dhe rrezikonte po të martohej me të, e për këtë arsye me sa duket e ka lene ne shtepine e femijes.

Gazetari i programit ka shkuar ta takojë zonjën Ismete, por ajo gjatë intervistës refuzon të ketë djalë tjetër përveç Fatjonit që e ka rritur. Ajo shprehet se Arbenin nuk e ka djalë, ndërkohë që gjatë rrëfimit, Arbeni ka treguar se kur ishte fëmijë, zonja Ismete ka shkuar disa herë ta takojë tek shtëpia e fëmijës, dhe më pas kur mbushi 18 vjeç, ai shkoi dhe e takoi pasi kishte fituar rrogën e parë. Që nga ajo ditë Arbeni nuk u takua më kurrë me të ëmën. Zonja Ismete refuzon që të ketë edhe një vajzë me emrin Dallëndyshe.

Gazetari: Po Dallëndyshen?

Ismetja: Dallëndyshja ka qenë një femër e bukur, e mirë, por kemi lindur bashkë, po kemi lindu bashkë a nuk e di si është bërë ajo punë që e kanë ngatërruar. A e ka lindur ajo a nuk e di, ka shumë vjet.

Gazetari: Nuk është vajza jote Dallëndyshja?

Ismetja: Jo, ku kam vajzë unë e shkreta.

Gazetari: Po kjo Dallëndyshja të ka ardhur?

Ismetja: Jo, s’më ka ardhur. S’di ku iku Dallëndyshja apo çfarë bëri.

Gazetari: Dallëndyshja ka pretenduar se është vajza jote.

Ismetja: Jo në asnjë mënyrë, s’kam vajzë se të kisha vajzë ku me e marr të më bënte hyzmet, ku me e marr. S’kam vajzë, gënjejnë ato që thonë.

Mirela: Nuk jam e bindur se mund të ketë humbur kujtesën.

Arbeni: Po më bën hasha mua që kam folur gojarisht me të, habitem.

Nga ana tjetër Mirela zbuloi se kishte nënë tjetër dhe se ajo kishte nderruar jete direkt pas lindjes.
Ka qene familja e nenes se saj qe e ka kerkuar gjithe jeten por duke qene se Mirela ishte biresuar, ata nuk mund ta merrnin.

Ajo është braktisur në jetimore dhe më pas është birësuar nga një familje shkodrane. Pasi zbuloi se ishte e birësuar, Mirela filloi të kërkonte familjen e saj dhe për vite me radhë mendonte që nëna e saj ishte Ismetja e cila e ka refuzuar. Ardit Gjebrea së bashku me stafin, kanë arritur të zbulojnë se zonja Ismete nuk është nëna e saj por, Bajame Ahmeti e cila ka ndërruar jetë direkt pasi ajo lindi.

Ardit Gjebrea: Unë kam një pyetje Mirela, dua të më përsërisësh edhe një herë emrin tek certifikata e lindjes.

Mirela: Bajame Ahmeti, Berat viti i lindjes së saj 1944.

Ardit Gjebrea: Dhe ajo ka qenë nëna jote biologjike.

Mirela: Nuk e di.

Ardit Gjebrea: E dimë ne. Pra ti nuk je në mes të dy vëllezërve, ata janë vëllezër, por ti nuk je motra e tyre. Ju keni jetuar gjithë jetën si vëlla e motër.

Mirela: Më vjen keq për Benin sepse është një njeri i përsosur. Sa kam shpresuar, më ka gënjyer instinkti këtë radhë. I kërkoj falje kësaj zonje atëherë, para të gjithë publikut i kërkoj falje. Të dhënat që më kanë dhënë, paskan krijuar një iluzion të fortë. I kërkoj falje kësaj zonje e paskam shqetësuar, por më kanë dërguar aty personat e gabuar.

Ardit Gjebrea: Ne e dimë historinë e nënës tënde, nuk mund të të them nëse jeton apo nuk jeton.

Mirela: Shpresoj të jetojë.

Ardit Gjebrea: Këtë do të ta thotë një zonjë të cilën e kemi ftuar në studio dhe quhet Shpresa.

Në studio hyn zonja e moshuar e quajtur Shpresa dhe Ardit Gjebrea e pyet pse mendon që e ka ftuar në studio.

Shpresa: Si të thotë nëna bir se për të pasur kam njerëz.

Ardit Gjebrea: Cila është familja jote e vajzërisë?

Shpresa: Ismail Ahmeti, babai, nëna Zylk, vëllai i madh Xhevahir, motra Bajame ajo ka ndërruar jetë, po bën vite 53 vite që nuk jeton.

Ardit Gjebrea: Pse e humbët Bajamen?

Shpresa: E humbëm sepse Bajamja vuante nga një sëmundje, epilepsi dhe ajo ka qenë vajza më e bukur dhe më e mirë që e kishim ne. Më punëtore, më e urtë. Pastaj e shtroi babai në spital në Elbasan, atje ishte një infermiere dhe doktor. Infermierja e kishte parë dhe kishte vendosur për ta merrte për një të afërmin e saj. Sa lindi ndërroi jetën. Solli në jetë një vajzë të quajtur Dallëndyshe ia ka vënë emrin babai im. Babai vajti dy herë tek shtëpia e fëmijës ta kërkonte.

Ardit Gjebrea: Gjyshi, e donte Dallëndyshen?

Shpresa: E donim shumë. E kishte emrin Dallëndyshe por i thoshte engjëll. Në Elbasan nuk e gjetën, vëllai im që ka vdekur 50 vjeç futi një në Shkodër dhe i thanë që e ka marrë një polic këtu, e ka adoptuar.

Në monitor Shpresa shikon Mirelën dhe fillon të përlotet.

Shpresa: Dallëndyshe të ka kërkuar tezja, nuk ka lënë vend tezja për ty (qan). I ngjan motrës.

Mirela shkon e takon tezen, e përqafon fort dhe shprehet se deri më tani ka jetuar një iluzion, por është e lumtur që e ka takuar tezen e saj biologjike./tvklan.al/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.