Greqia është goditur nga një tërmet vetëm pak minuta më parë,rreth ores 15:58 mesditene e sotme,ku sipas EMSC magnituda ishte 4.5 e shkallës Richter.Epiqendra e tërmetit u lokalizua 23 km nga Patra.
Deri më tani nuk është raportuar asnjë i lënduar apo dëm material, ndërkohë që pritet raportimi i autoriteteve greke.
Kujtojmë se vetëm pak javë më parë Greqia u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë 6.8 të shkallës Richter, i cili e kishte epiqendrën në Turqi, aty ku la edhe shumë viktima dhe dëme materiale.
Në muajt e fundit, në ishujt grekë, e po ashtu edhe në Turqi kanë qenë të shpeshta lëkundjet për shkak të tërmetit.

