Endri Vrenozi, 21 vjeçari nga Korça ka mësuar ditët e fundit se është dënuar nga autoritete ligj zbatuese me shumën administrative 50 milion lekë të vjetra, sepse akuzohet që të ketë organizuar protestën në këtë qytet për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv i policisë “Ditën e Rinisë”.Lidhur me këtë ngjarje që ka qarkulluar në media ditët e fundit, në një intervistë për “Faxnews” Endri Vrenozi,i cili është djali i Ilir Vrenozit, ky i fundit është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale me videot e tij në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ka theksuar se vendimi ndaj tij është marrë politikisht dhe se protesta u organizua nga rrjetet sociale, ku morë pjesë të gjithë me dhe pa ngjyrime politke.
I riu theksoi se nuk kishin për qëllim të ushtronin dhunë ndaj policisë dhe institucioneve publike, por jeta e një të njeriu nuk mund të vlejë sa një pemë që u dogj. Lidhur me vendimin absurd të marrë nga autoritete policore për një gjobë me një shumë marramendëse, Vrenozi theksoi se do ta apelojë gjobën tek institucionet përkatëse dhe se do të kërkojë drejtësi deri në fund.
“Pas vrasjes në Klodian Rashës më 8 Dhjetori, ne si qytetarë shprehëm indinjatën tonë kundrejt këtij akti të padrejtë, thirrja për protestë është përhapur nga rrjete sociale në të gjitha qytetet ku janë bërë pjesë të vjet e të rinj, me dhe pa ngjyrime politike, dolëm të protestonim në një mënyrë paqësore dhe nuk kemi pasur si qëllim të ushtrojmë dhunë ndaj punonjësve të policisë apo objekteve publike, edhe pse agaravoi pak dua t’iu themi se një bredh mund të jetë e vlefshme sa jeta e një njeriu që i është marrë padrejtësisht nga një efektiv i Shqiponjave.Më pas më kanë thirrur në komisariatin e qytetit të Korçës për të dhënë deklaratën, ne ishim 3 vetë të cilët u akuzuam për organizimin e kësaj proteste, duke u mbështetur edhe nga postimet që ne kishim bërë nëpër rrjetet e ndryshme sociale nga statuset që ne kishim shpërndarë.Në bazë të kësaj ne u dënuam me një masë administrative të pa mendueshme me vlerën 50 milion lekë të vjetra për organizim proteste. Ne jemi goditur nga ana politike, për bindjet tona. Ne dje u njohëm me gjobën e cila ngeli akoma në fuqi nga komisioni, natyrisht që do ta apelojmë këtë gjobë në institucione përkatëse dhe do kërkojmë që drejtësia të vihet në vend, sepse nuk mund të gjobitet një njeri se proteston”- u shpreh Endri Vrenozi.

