Situata e pandemisë së Covid-19 vijon të jetë serioze, por me autorizimin e vaksinave ekspertët shpresojnë që kjo pandemi të mirëmenaxhohet. Ndërkohë festat e fundvitit kanë shtuar radhët në pikat kufitare. Shumë qytetarë shqiptarë kanë zgjedhur të festojnë pranë familjeve të tyre në atdhe, edhe pse në kushte të vështira për shkak të koronavirusit. Mësohet se nga data 26 dhjetor në Kapshticë, kanë hyrë 406 shtetas dhe 108 mjete.
Qafë-Thanë:Mbi 4 mijë qytetarë kanë kaluar nga Qafë Thana në 24 orët e fundit, sakësish 2481 hyrje dhe 2228 dalje. Autoritetet punojnë me nga dy sportele në hyrje dhe dy në dalje për shkak të këtij rritje të fluksit.Ndryshe nga Greqia, Maqedonia e Veriut nuk ka vendosur kushte për Shqipërinë sa i përket testimeve.Keshtu ata po perdorin pikat kufitare te Maqedonise së Veriut per shkak se nuk ka limit per kalimet.
Këtë vit do të mungojnë vetëm shqiptarët që banojnë në Britaninë e Madhe për shkak se fluturimet me Anglinë janë pezulluar.
