Mëngjesin e kësaj të dielë Turqi Lindore tronditet nga një tërmet i fortë. Qendra Evropiane e Tërmeteve raporton se lëkundja ka qenë me magnitudë 5.6 i shkallës Rihter. Paraprakisht nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha materiale.Turqia është goditur nga dy tërmete të forta këtë vit, një në qytetin perëndimor të Izmirit që vrau 117 njerëz, dhe një tjetër në provincën Elazığ, që i mori jetën 41 njerëzve.
Në muajt e fundit, në ishujt grekë, e po ashtu edhe në Turqi kanë qenë të shpeshta lëkundjet për shkak të tërmetit.

