Mediat lokale italiane shkruajnë se bëhet fjalë për shqiptarin Ergys Holics, i cili mbushi 35 vjet pak ditë më parë. Ai përdorte një makinë me targë sllovake për të transportuar drogën.Në garazhin e tij, në një frigorifer të vjetër të papërdorur u gjetën 60 kilogramë hashash, 9 kg marihuanë dhe 250 gramë amfetamina.Holics u dërgua në burgun e Montorio, ku gjatë seancës së vlerësimit preferoi të mos përgjigjej. Ai tha se merrej në tregtinë e automjeteve dhe se ishte menaxher.
Në Itali ai është i parregullt, ka pseudonime të ndryshme dhe është marrës i një dekreti dëbimi.
