Stuhia e borës “Filomena” në Spanjë, tre të vdekur. Kryeministri Sanchez apel: Qëndroni brenda!

Qeveria spanjolle ka nxitur njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, pasi të paktën tre njerëz kanë humbur jetën gjatë stuhisë më të rëndë të dëborës, të shënuar në 50 vitet e fundit.Stuhia ‘Filomena’ goditi Spanjën të Premten, duke sjellë reshje dëbore që nuk janë parë në Madrid që nga viti 1971, sipas zyrës shtetërore të meteorologjisë, Aemet. Bora vazhdoi deri sot, ndëra bora në disa zona të madridit ka shkuar në 50 cm.

Në “Twitter”, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të urgjencës. Ai lavdëroi punën e agjencive të shpëtimit të cilat kishin ndihmuar qindra njerëz të bllokuar.

Pesë provinca spanjolle – Valencia, Castellón, Tarragona, Teruel dhe Zaragoza, janë percaktuar si zona me rrezik te larte kete pasdite.Aeroporti Barajas në Madrid u mbyll, shërbimet e trenave brenda dhe jashtë kryeqytetit u anuluan dhe shërbimet e emergjencës dhe ekipet e shpëtimit ushtarak punuan për të liruar automjetët e bllokuar dhe për të pastruar rrugët kryesore, qeveria u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda, duke paralajmëruar se më e keqja mund të jetë ende para.