Një gjykatës italian në qytetin Belluno, në rajonin e Venetos, vendosi që anëtarët e personelit mjekësor që refuzojnë të vaksinohen nuk kanë të drejtë të vazhdojnë të marrin pagën e tyre.
Gjykatësi u mor me të gjithë çështjen pas një apeli nga njëmbëdhjetë qytetarë (tre infermierë dhe tetë personel ndihmës), të cilët punojnë në dy shtëpi pleqsh në zonën e Belluno.
Pasi refuzuan të vaksinohen, ata u vendosën në pushim të detyrueshëm nga punëdhënësit e tyre. Pas pak, një mjek publik italian vendosi që ata ishin “të papërshtatshëm për punë” për shkak të qëndrimit të tyre negativ ndaj vaksinës dhe për pasojat që mund të kishte mbi grupet e moshuara dhe të prekshme.
Pas një apeli nga njëmbëdhjetë “mohues” në gjyqësorin Italian (i cili mbështetej në të drejtën e qytetarëve për zgjedhje të lirë), gjykatësi kompetent vendosi që nuk kishte arsye të vlefshme për refuzimin e vaksinës, pasi “efektiviteti i këtyre përgatitjeve në efektet e sëmundjes janë të njohura gjerësisht, siç dëshmohet nga ulja drastike e vdekjeve në kategoritë e qytetarëve që mund të vaksinohen”.
Një gjykatë izraelite vendosi që mësuesit që refuzojnë të vaksinohen nuk do të lejohen të shkojnë në punë ose të marrin pagën.
