Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve/ masat anti-covid nuk do të ndryshojnë edhe 2 javë të tjera

Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi sot se masat anti-covid nuk do të ndryshojnë, kjo për të paktën edhe 2 javë të tjera. Ora policore do të vijojë të jetë nga 20:00-06:00 dhe nuk do të lejohen grumbullimet jo më shumë se 10 persona, edhe pse nesër çelet fushata zgjedhore.


Drejtoresha e ISHP, Albana Fico tha se vdekshmëria vijon të jetë më e lartë tek meshkujt, por nënvizoi se kemi një rënie të rasteve të reja me Covid-19. “Më shumë fatal Covid-19 është te meshkujt, numri mesatar i të shtruarve në spital ka rënë në 394 nga 466, edhe pse kemi vazhduar me vaksinimin duhet ta kemi të qartë që indikatorët nuk janë ulur në një mënyrë drastike për të marrë masa të një karakteri tjetër. Edhe harta e Europës tregon për një rritje të numrave, prandaj doja të apeloja për qytetarët që të mbajnë maskën, distancimin, respektimi i rregullave dhe masave të ndërmarra, dhe nga ana tjetër të mos harrojmë”,tha Fico.

Brataj: Shifrat dhe indikatorët janë ato që tha dhe Fico, dhe ka pasur numër të ulur të thirrjeve duke filluar që nga 5 marsi deri para dy ditësh, këto ditë ka një rritje të lehtë të thirrjeve. Numri i infeksioneve ka rëndë gjithashtu. Përsa i përket periudhës dyjavore janë 152 qytete apo fshatra që kemi trajtuar qytetarë me Covid, në spitale apo në banesë. Në 2021 janë mbi 11 mijë vizita që janë trajtuar në banesë.

Masat në fuqi:

-Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.

-Fluturimet me Britaninë e madhe janë të pezulluara.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.