Iku në lule të rinisë/30- vjeçari po bënte palestër, por ra pa ndjenja

Identifikohet i riu që humbi jetën sot në një nga palestrat e qytetit te Elbasanit.Ai është Stavri Bardhi 30 vjeç.

Burime bënë me dije se ai është paraqitur si herët e tjera në palestër, por befas ka humbur ndjenjat. Instruktorët e palestrës kanë njoftuar ambulancën e cila ka mbërritur aty në pak minuta.Por me gjithë ndihmën e dhënë, për të riun nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi.


Burime pohuan se para pak ditësh ai kishte manifestuar dhimbje koke. Por më pas gjithçka ka vazhduar normalisht dhe sot ai ka shkuar të kryente stërvitje.

Mendohet se shkak ka qenë një hemorragji cerebrale ose atak kardiak. Por gjithçka do të zbardhet nga ekspertimi mjekësor.

Mësohet se Stavri Bardhi ishte i fejuar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.