Të pyetur nëse komiteti do të lejojë kthimin e studentëve në auditore, zv.ministrja Mira Rakacolli tha se nuk është momenti për ta bërë këtë në bazë të indikatorëve.
“Kjo gjë varet në përputhje me nivelin e indikatorëve, ajo që thamë e ato që studiuam e shqyrtuam s’janë akoma në atë stad që të na lejojnë të bëjmë lirim masash, të shohim këtë dy javësh, sidomos i vaksinimit me ato ritme që ne do vijojmë padyshim mund të sjellë ulje të numrave dhe mund ta diskutojmë hapjen e auditorëve, për momentin shifrat s’janë treguese për ta lejuar një veprim të tillë”.
