Dha shpirt nën flakë se u shpëtoi jetën punëtorëve, Dom Gjergji prek me fjalët për 33-vjeçarin:Nuk ka dashuri më të madhe se e atij që jep jetën për miqtë e vet…

Reagime pafund në rrjet në lidhje me fatin e 33-vjeçarit Arjan Sala. Tashmë ai do të mbahet mend si hero.

Dyshohet se i riu ka humbur jetën si pasojë e flakëve që përfshiu magazinën e një qendre tregtare dy ditë më parë. Artistë, pedagogë, politikanë dhe qytetarë të thjeshtë i bashkon ngushëllimi dhe lutja për 33-vjeçarin.


Dom Gjergj Meta, shprehet në rrjete sociale se nuk ka dashuri më të madhe se e atij që jep jetën për miqtë e vet.

“Nuk ka dashuri më të madhe se e atij që jep jetën për miqtë e vet…” Ndoshta nuk do ta kishim njohur kurrë emrin tënd, por sot Arjan Sala ti je heroi i shumkujt! Të qoftë i lehtë dheu! Pushofsh në paqe!”-shkruan Dom Gjergji.

Mes reagimeve, është edhe këngëtarja Rovena Stefa, e cila thotë se Sala na bën krenar. “Faleminderit Arjan Sala, ti sot na bëre të ndihemi krenarë që jemi shqiptarë!”-shkruan Stefa.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.