Nuk ka fund dhimbja, Covid-19 i merr jetën 35-vjeçarit nga Tirana pa asnjë sëmundje

Një 35-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19. Raportohet se ai nuk ka patur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.


Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 8 qytetarë të moshave 35-74 vjeç :2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça, të moshave 35-74 vjeç,” njoftoi MSH.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se:

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 343 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça, të moshave 35-74 vjeç.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.